Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Jeruzalemi në kohën e Jezusit, zbulohen hartat mbresëlënëse

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Jeruzalemi në kohën e Jezusit, zbulohen hartat mbresëlënëse

Nga Greg Miller, National Geographic/ Christian Van Adrichom me siguri që nuk e kishte vizituar ndonjëherë Jeruzalemin kur bëri këtë hartë, në vitin 1584. Ai ishte një prift katolik që punonte në Këln, Gjermaninë e sotme, në kohën kur Toka e Shenjtë kishte shekuj që mbahej nën kontrollin e myslimanëve, gjë që mund ta ketë bërë të vështirë vizitën nga pelegrinët e krishterë.

Megjithatë, ai arriti të krijojë një hartë shumë të famshme që u dha mundësinë të krishterëve në Europë të përfytyronin udhëtimin në qytetin ku s’do të shkonin dot, si dhe të shihnin sesi ishte ai qytet në kohën e Jezusit.

Harta ka të paktën 270 vende që i referohen traditës së krishterë. Secilës i është vendosur nga një numër, që përkon me përshkrimin e vendosur në një broshurë shoqëruese. Adrikomi e krijoi hartën duke u bazuar mbi punën e hartografëve të tjerë, si dhe nga rrëfimet e Biblës, të studiuesve dhe pelegrinëve.

Harta jep pamjen e Jeruzalemit që nga perëndimi, me lindjen në pjesën e sipërme. Rrjeti i rrugëve duket se është i bazuar në një version të thjeshtuar të qytetit, nga historiani Flavius Jozefus. Ndryshe nga ndërtesat me gur gëlqeror, që duhet të kenë mbizotëruar në Jeruzalem në atë kohë, ato në hartën e Adrikomit ngjajnë më shumë me ndërtesat e Europës së shekullit të 16-të.

Detajet në hartën e Adrikomit japin mbërritjen e Krishtit në Jeruzalem, mbi gomar; tregojnë vendin e Darkës së Fundit; gjyqin përpara Ponc Pilatit; kryqëzimin e tij te mali i Golgotës, që shfaqet në shumë skena, dhe përfundon me nënën e tij, Marian, që mban në krahë trupin e të birit (numri 255). (Fotoja, nga Biblioteka Kombëtare e Izraelit).

Nëpër hartë tregohen episode nga jeta e Jezusit. Ai mbërrin në Jeruzalem mbi gomar, siç përshkruhet në Testamentin e Ri, i rrethuar nga dishepujt dhe nga një person që shtron degë në rrugën përpara tyre (numri 214). Darka e Fundit, ku Jezusi parashikoi tradhtinë nga Juda, është brenda mureve të qytetit (Numri 6), dhe gjyqi i Jezusit para Ponc Pilatit, guvernatorit romak që urdhëroi ekzekutimin e tij, është pak në të majtë të qendrës (Numri 115).

Që aty, Adrikomi tregon se si Jezusi ka mbajtur kryqin e drunjtë për te Mali i Golgotës (numri 235) ku u kryqëzuar, siç përshkruhet nga figurat e 14 ngjarjeve të ndryshme. Ai numër duket se ka mbetur edhe sot, pasi disa pelegrinë të krishterë që bëjnë rrugëtimin e Krishtit, luten në 14 Ndalesat e Kryqit.

Adrikomi i përshkruan ngjarjet nga ditët e fundit të jetës së Jezusit, sikur të ishin duke ndodhur të gjitha në të njëjtën kohë. Rrotull qytetit janë vendosur pushtuesit e ndryshëm që e kanë kapur qytetin gjatë historisë. Asirianët që e pushtuan në shekullin e tetë para erës sonë, duken me tendat e ngritura në krah të djathtë të hartës. Kaldeanët, të cilët e rrethuan në shekullin e gjashtë, janë në të majtë, fare pranë romakëve që erdhën në vitin 70 p.e.s.

Murgu françeskan, Fracisko Kuaresmius, botoi një hartë më realiste të Jeruzalemit në vitin 1639. Ai bazohej kryesisht në udhëtimet që kishte bërë drejt Qytetit të Shenjtë. Perëndimin e ka vendosur në pjesën e sipërme dhe lindjen në pjesën e poshtme. (Foto nga Biblioteka Kombëtare e Izraelit).

Në kohën e Adrikomit, Jeruzalemi ishte një qytet i parëndësishëm i Perandorisë Osmane, por domethënia fetare bënte që ta ngacmonte shumë imagjinatën europiane. Që pas shpikjes së shtypshkronjës, historitë, guidat e udhëtimeve dhe libra të tjerë që flisnin për Tokën e Shenjtë, janë përhapur me shumë popullaritet.

Por europianët nuk i blinin këto libra me qëllimin për të planifikuar ndonjë udhëtim. Gjeografi historik, Rehav Rubin, nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, shkruan në një artikull të vitit 1993, të botuar në revistën biblike-arkeologjike, “Rishikimi i Biblës”: “Pak europianë udhëtonin për në Jeruzalem. Ata blinin harta dhe libra, gjë që tregon interesin e tyre në lidhje me ngjarjet dhe idetë e Qytetit të Shenjtë, por jo që të kishin lidhje me detajet fizike.”

Harta e Adrikomit bënte pikërisht këtë. Ajo është botuar disa herë në shekujt që pasuan, dhe është përkthyer në shumë gjuhë, gjë që dëshmon popullaritetin. Për rreth 300 vite, ideja që kishin të krishterët europianë për Jeruzalemin ishte formuar kryesisht nga kjo hartë shumëngjyrëshe dhe me shumë imagjinatë./TCH/

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
Next Post
“Do e tregoj në fushë sa vlej dhe pastaj do më lëpihen…”, shpërthen Nainggolan

“Do e tregoj në fushë sa vlej dhe pastaj do më lëpihen...”, shpërthen Nainggolan

AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin “Skënderbej”

AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin “Skënderbej”

SHBA-të krijojnë dy baza të reja ushtarake në Irak

SHBA-të krijojnë dy baza të reja ushtarake në Irak







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com