Ndonëse e ka dashur gjithmonë që të ketë një fëmijë, tashmë Jennifer Aniston po e mendon seriozisht këtë vendim. Miqtë e saj i janë gjendur pranë, dhe ajo po mendon seriozisht që të adoptojë një fëmijë.
Aktorja 50 vjeçare, pas divorcit me ish-bashkëshortin Justin Theroux dhe lidhjet dhe ndarjet e vazhdueshme me Brad Pitt, do ndryshojë rrjedhën e jetës. Burimet thonë se ajo gjatë kësaj kohë ka ndihmuar dy jetimore në Meksikë, dhe aty është dashuruar me një vajzë të vogël.
Ka kohë që ka dashur të adoptojë këtë fëmijë, por bashkëshorti gjithmonë gjente justifikime. Ajo ka filluar duke bërë dokumentat gati menjëherë. Një burim i “globe” gjithashtu ka thënë se vogëlushja që Jenn do të adoptojë është 13 muajsh, dhe ka humbur prindërit në një aksident. Lidhja që është krijuar midis saj dhe aktores, ishte e menjëhershme dhe shumë e fortë.