Cunami i Oqeanit Indian u shkaktua nga një tërmet 9 ballë, që llogaritet të ketë pasur energjinë e 23.000 bombave atomike si ajo që u hodh në Hiroshima. Lëvizja e dhunshme e pllakave tektonike të Tokës, zhvendosi një sasi të madhe uji, duke nisur dallgë të fuqishme prej 30 metrash të larta në çdo drejtim.
Brenda disa orësh, dallgët vrastare u përplasën në brigjet e 11 vendeve, duke mbjellë vdekje dhe shkatërrim nga Afrika Lindore në Tajlandë. Pavarësisht një vonese prej disa orësh nga tërmeti tek cunamit, gati të gjitha viktimat u kapën në befasi, pasi nuk ishin paralajmëruar nga autoritetet. Ndërkohë shumë njerëz dëshmuan më vonë se kishin parë kafshët të largoheshin në brendësi të tokës për disa minuta, para se të mbërrinte cunami.
Ai shkaktoi të paktën 280 mijë të vdekur. Shumica e viktimave ishin në Indonezi, Tajlandë dhe Sri Lanka. Cunami ishte aq i fortë, sa që udhëtoi 3.000 milje nga epiqendra e tërmetit deri në brigjet e Afrikës, me forcë të mjaftueshme për të vrarë njerëz dhe shkatërruar objekte.
Veç banorëve vendas humbën jetën edhe mbi 9 mijë turistë të huaj (kryesisht evropianë) që po i gëzoheshin festave të fundvitit. Vendet evropiane më të goditura ishin Suedia me 543, dhe Gjermania me 539 viktima. Katastrofa të tilla, tregojnë se pavarësisht progresit të madh, njeriu mbetet shumë i vogël përballë egërsisë së natyrës./ TIRANA TODAY