Toka japoneze është lëkundur nga një tërmet i fuqishëm ditën e sotme. Mësohet se një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka goditur Fukushimën, e njohur për katastrofën bërthamore në vitin 2011.
Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka krijuar panik te banorët. Megjithëse tërmeti ka qenë i fuqishëm, Agjencia Meteorologjike e Japonisë nuk ka dhënë alarm për cunami.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.
Kujtojmë që në 2011 në Fukushima ndodhi fatkeqësia më e rëndë bërthamore që pas Çernobilit, pasi u godit nga një tërmet me magnitudë 9.1 i shkallësh Rihter, që u pasua edhe me një cunami të fuqishëm.
Çarjet e tokës të shkaktuara në centralin bërthamor sollën pasoja të rënda ekologjike pas rrjedhjes së materialit radioaktiv.