Michelle Obama është komentuar pafund për daljen e saj të fundit në media, për shkak të veshjes së saj. Më saktë, çizmet që ajo kishte zgjedhur kanë marrë të gjithë vëmendjen.
Bëhet fjalë për një palë çizme të gjata me shkëlqim, të markës Balenciaga që kapin vlerën e 3.900 dollarëve.
Ish-Zonja e Parë zgjodhi këto çizme dhe një fustan të verdhë të carë, gjatë një interviste me gazetaren Parker për librin e saj të fundit, “Becoming”.
Të enjten në mbrëmje, çizmet ishin trend në Tëitter dhe thuajse të gjitha ishin shitur në sajtin e Balenciaga.
“Tani jam e lirë të bëj çfarë të dua”, tha Michelle Obama referuar çizmeve, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë mesazh prapa tyre.
“Thjesht ishin të këndshme. Më pëlqyen dhe i mora”, tha Michelle.