Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja si SHBA mund të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja si SHBA mund të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut

Dave Majumdar “National Interest”/Konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa asnjëra palë nuk dëshiron të tërhiqet. Me kalimin e çdo dite, mundësia e nisjes së një lufte të hapur mes tyre duket se po rritet, pasi secila palë ka ashpërsuar tonet.

Në fakt, Presidenti Donald Trump e forcoi retorikën e tij ditët e fundit – duke kërcënuar me sa duket të nisë një goditje të parë bërthamore kundër Koresë së Veriut. “Koreja e Veriut nuk do të lëshojë më kërcënime ndaj Shteteve të Bashkuara”- u tha Tramp gazetarëve nga ambientet e klubit e tij të golfit në Bedminster në Nju Xhersi.

“Ata do të përballen me një zjarr dhe tërbim që bota nuk e ka parë kurrë më herët. Vetëm pak orë më vonë, regjimi i Kim Jong-Un kërcënoi se do të sulmonte forcat amerikane, duke u mjaftuar qoftë edhe me “shenjën më të vogël të provokimit amerikan”.

Nëse tensionet me Korenë e Veriut do të përshkallëzohen në një luftë të hapur – apo nëse Trump vendos të nisë një goditje parandaluese – ekzistojnë disa mundësi ushtarake në dispozicion të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, dëmi anësor që mund t’i shkaktohet Koresë së Jugut dhe Japonisë, mund të rezultojë shkatërrimtar.

“Ne nuk duhet domosdoshmërisht të përdorim një goditje bërthamore”- tha një ish-zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes për “National Interest”. “Ne kemi aftësitë dhe kapacitetet konvencionale për të neutralizuar shumë prej kërcënimeve, për të cilat jemi më të shqetësuar. Natyrisht, kjo nuk do të jetë e lehtë”.

Një tjetër ish-zyrtar i lartë i lartë i mbrojtjes, tha se Koreja e Veriut është një problem kompleks shumëdimensional, që sipas tij nuk mund të zgjidhet nga ushtria apo vetëm Shtetet e Bashkuara. Të gjitha palët e përfshira në Paqësorin Perëndimor, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë pjesë e ekuacionit.

“Mbështetja ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, mund të tërheqë vëmendjen e Kinës. Ka shumë opsione të tilla në dispozicion, dhe ato duhen shfrytëzuar të gjitha, para se të përdoret opsioni ushtarak”- tha ish-zyrtari i lartë i mbrojtjes. Por cilat janë opsionet ushtarake në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, nëse ajo do të hyjë në luftë me Korenë e Veriut?

Mbështetësit e kontrollit të armëve, vërejnë se një goditje e parë parandaluese bërthamore, do të qe një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare. ”Diskutimet për të goditur Korenë e Veriut me armë bërthamore janë të gabuara, dhe duhen lënë jashtë tryezës”- u shpreh për “National Interest”, Kelsej Davenport, drejtor për politikën e mospërhapjes në Asamblenë e Kontrollit të Armëve.

“Përveç paligjshmërisë së një sulmi parandalues bërthamor, pasojat humanitare, ekonomike dhe mjedisore do të jenë shkatërruese – dhe këto jo vetëm brenda kufijve të Koresë së Veriut. Uashingtoni do t’i vendoste aleatët e SHBA-së para një rreziku serioz, si nga pasojat fillestare të sulmit të tij, por edhe nga një kundërsulm i Koresë së Veriut”- nënvizon ai.

Nëse fjalët e Trump duhen marrë në kuptimin e tyre të parë, dhe një goditje e parë bërthamore është opsioni real që ai po shqyrton, flota detare e SHBA-së do të duhet të mbajnë barrën kryesore. “Ne nuk kemi pasur sulme taktike nukleare nëpërmjet flotës nga administrata e Bushit, kështu që s’do të ketë një sulm të parë nga deti”- thotë Xhejms R. Holms, profesor i strategjisë në Kolegjin e Luftës Detare.

“Goditje të tilla, mund të keqinterpretoheshin nga Kina dhe Rusia si kundër tyre, kështu që kjo është jashtë diskutimit. Mendoj se avionët bombarduesit mund ta kryejnë këtë mision”.

Davenport bie dakord se Shtetet e Bashkuara kanë opsione ushtarake konvencionale, por s’kanë asnjë garanci për sukses. Për më tepër, Koreja e Veriut mund të hakmerret me raketat e saj balistike, të cilat janë të projektuara për të shmangur goditjen e parë duke u shpërndarë.

“Shtetet e Bashkuara kanë opsione jo-bërthamore në rajon për të shënjestruar asetet bërthamore të Koresë së Veriut, si sulmet ajrore dhe raketat e lëshuara nga luftanijet”- mendon Davenport. “Por ndërsa një goditje konvencionale do të qe më pak shkatërruese, nuk ka ende garanci nëse Shtetet e Bashkuara do të arrijnë të godasin të gjithë arsenalin bërthamor të Phenianit.

SHBA ka më pak opsione të zbulimit në dispozicion të saj në Korenë e Veriut, dhe kjo e fundit zotëron raketa të lëvizshme bërthamore, të cilat janë më të vështira për t’u gjurmuar. “Edhe nëse Trump do të përdorte opsionin bërthamor, ka shumë pikëpyetje rreth asaj se sa efektiv do të jetë një sulm i tillë. Unë mendoj se përgjigja varet nga mënyra se si perkufizohet ky efektivitet”- thotë Holms.

“Dikush mund të imagjinojë se mund t’ia dalim ta shkatërrojmë armët bërthamore të Phenianit, por me çfarë kostoje? Edhe përkundër humbjes së dukshme të jetëve njerëzore dhe dëmeve materiale, jemi duke folur për një vend që ndodhet në qendër të aleatëve amerikanë dhe armiqve të ardhshëm”.

Në fakt, dëmet kolaterale në rrjetin e aleancave të Shteteve të Bashkuara dhe qëndrimin e Uashingtonit në botë, mund të jenë katastrofike.

“Kjo do të krijonte një perspektivë shumë të mirë për të prishur aleancat tona me Japoninë dhe Korenë e Jugut, si dhe për të siguruar armiqësi të përhershme nga Kina dhe Rusia”- nënvizon Holms.

Një faktor tjetër për t’u marrë në konsideratë, është se një sulm ushtarak që synon të çarmatosë forcat bërthamore të Koresë së Veriut, mund të nxisë një hakmarrje bërthamore. Nga pikëpamja e tij, Pheniani është i rrethuar nga armiq që janë më të fuqishëm se ai vetë, dhe se në këto kushte karta e vetme e regjimit të Kim kundër këtyre armiqve, është arma bërthamore.

Për këtë arsye, Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë nga këto armë dhe në asnjë rrethanë. Ish-gjenerali në pension, Xhejms Klaper tha për CNN se përgjigja më e mirë e Amerikës ndaj kësaj situate është përmbajtja dhe parandalimi. “Ne duhet të dialogojmë me ta. Por paraprakisht, duhet të pranojmë faktin se Koreja e Veriut është një fuqi bërthamore”- theksoi Klaper.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Amerikaberthamorekoreja e veriutluftenisë

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

Zhgënjimi i xhihadistëve të Ballkanit  

Zhgënjimi i xhihadistëve të Ballkanit  

Goditi për vdekje 54-vjeçarin, prokuroria liron deputetin Aqif Rakipi

Goditi për vdekje 54-vjeçarin, prokuroria liron deputetin Aqif Rakipi







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com