Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ja si qëndron e vërteta pas disa miteve historike

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ja si qëndron e vërteta pas disa miteve historike

SHBA vazhdon të jetë në gjendje lufte me Korenë prej vitit 1950

Cilido është sot i vetëdijshëm për ata çka po ndodh aktualisht në gadishullin Korean. Koreano-veriorët po bëhen gjithnjë e më shumë luftëtarakë, dhe po ecin përpara me programet e tyre të testimit të raketave balistik. Në të njëjtën kohë po artikulojnë gjithnjë më shumë kërcënime rreth përdorimit të armëve bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, Japonisë ose fqinjëve të tyre në Korenë e Jugut.

Situata është bërë gjithnjë e më komplekse dhe e mbushur me tension. Për të shtuar më tej këtë të fundit dhe për të treguar forcën e saj, Koreja e Veriut ka nxjerrë në paradë para medias edhe të burgosurit, të cilët i ka dënuar me dekada punë të rëndë në kampe. Mes tyre gjendet edhe një student amerikan, i cili kreu gjestin idiot të vjedhjes së një flamuri të Koresë së Veriut gjatë vizitës së zhvilluar atje.

Shumë njerëz druhen se sjellja e paparashikueshme e Koresë së Veriut, mund të çojë në një luftë të hapur me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë fund gjendjes së luftës me Korenë e Veriut, dhe kjo është pjesë e arsyes se pse tensionet kanë qenë gjithmonë aq të larta.

Lufta midis Koresë së Veriut dhe asaj Jugut u mbështet respektivisht nga qeveria kineze dhe ajo amerikane. Ajo qe në thelb një luftë e ndërlikuar midis dy vendeve, me një sfond të bazuar tek lufta ideologjike për përhapjen e komunizmit apo kapitalizmit. Megjithatë kur armët heshtën në vitin 1953 nuk pati asnjë traktat zyrtar.

Ishte vetëm një pushim i përkohshëm, dhe teknikisht, kështu ka qenë gjithnjë prej atëherë. Kina mbeti një aleate zyrtare e Koresë së Veriut dhe madje ia dorëzon dezertorët apo të burgosurit që arrijnë të arratisen. Ndonëse konflikti me Korenë e Veriut mund të përshkallëzohet, ajo kurrë nuk përfundoi me të vërtetë në radhë të parë.

Kuaj polakë kundër tankeve gjermane

Një nga besimet shumë gjatë të përhapura që do të lindin nga Lufta e Dytë Botërore, ishte pamundësia e forcave të papërgatitura polake për t’u përballur me fuqinë e Vehrmahtit gjerman. Në mënyrë të veçantë, ideja përforcohet nga imazhi i kalorësisë polake të armatosur me shtiza që sulmojnë me dëshpërim dhe të pa shpresë tanket gjermane Pancer.

Është e vërtetë se Polonia kishte regjimente të shumta kalorësie gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu si edhe shumë vende të tjera. Është gjithashtu e vërtetë se ka pasur një betejë të njohur si Ngarkesa e Krojantit, ku kalorësit polakë quajtur të Uhlanët Pomeranianë mësynë kundër automjeteve të blinduara gjermane. Megjithatë pjesa tjetër ishte kryesisht propaganda e përhapur së pari nga nazistët, dhe më vonë nga sovjetikët.

Sa për fillim, kalorësia polake nuk marshoi në betejë në Luftën e Dytë Botërore e armatosur me shtiza. Ajo ishte e pajisur me pushkë. Dhe, teknikisht, nuk kishte asnjë tank të përfshirë në betejë, pasi njësitet ushtarake gjermane ishin realisht jo tanke por makina të blinduara qtë përdoroeshin Për qëllime zbulimi. Dhe më e rëndësishmja, trupat polake kurrë nuk hynë në betejë duke pritur të luftonin një ushtri të motorizuar.

Ditët e para të pushtimit, këmbësoria gjermane kishte shkelur vetëm një linjë të mbrojtjes polake, kështu që kalorësia duhej të sulmonte, dhe e ngadalësoi ndejshëm përparimin e trupave armike. Pa dijeninë e tyre, Gjermania kishte ndërkohë makina të blinduara në zonë, të cilat qenë në gjendje të bashkoheshin me luftën dhe të vendosnin peshoren në favorin e tyre. Ndërsa Uhlanët polakë u detyruan të tërhiqen nën zjarrin e armëve të rënda, ata e kishin përmbushur qëllimin e tyre për ta detyruar ushtrinë gjermane të riorganizohej, dhe kësisoj vononte përparimin e saj.

SHBA dëshironte të shkonte në hënë

Kur Bashkimi Sovjetik lëshoi në hapësirë anije “Sputnik 1” në vitin 1957, kjo shkaktoi një reagim të fortë të Shteteve të Bashkuara, duke nisur kështu zyrtarisht Garën Hapësinore. As Ajzenhauer dhe as Xhon Kenedi nuk e dëshironin këtë, për shkak të tendosjes së madhe që do të krijonte për burimet e vendit. Kenedi madje mbështeti idenë e një misioni të përbashkët me Bashkimin Sovjetik për të shkuar në Hënë.

Pavarësisht nga kostoja e madhe, të paktën programi hapësinor gëzonte një përkrahje entuziaste nga populli amerikan, apo nuk është tamam kështu? Në fakt, vetëm gjysma e amerikanëve ishin në favor të eksplorimit Hënor, madje në kulmin e misioneve Apollo. Sondazhet tregonin se miratimi i publikut ndaj programit hapësinor, qëndroi nën 50 për qind për shumicën e viteve 1960. Madje amerikanët mendonin se programi hapësinor ishte një ndër gjërat e para që duhej të shkurtohej nga buxheti federal. Norma e pranimit arriti pikun prej 53 për qind vetëm pasi Neil Armstrong kreu “kërcimin e tij gjigant për njerëzimin”.

Kjo sugjeronte se arsyet politike dhe kjo mbështetje apo kërkesa publike, ishin faktorët kryesorë që detyruan Shtetet e Bashkuara të nisnin Garën Hapësinore. Një nga arsyet se pse njerëzit nuk ishin dakord me programin, ishte padyshim koncepti i gabuar që publiku kishte për buxhetin e NASA-s. Sondazhet tregonin se amerikanët besojnë se NASA merr deri në 22 për qind të buxhetit federal. Në fakt, ajo arriti të marrë vetëm 4.3 për qind në kulmin e Gara Hapësinore, dhe zakonisht qëndron nën 1 për qind të buxhetit vjetor.

Neroni i linte të krishterët të masakroheshin nga luanët në arenën e Koloseut në Romë

Në Koloseumin e Romës kishte shumë shfaqje që shiheshin nga romakët. Ato që mbahen më së miri mend sot janë luftërat e gladiatorëve dhe të krishterët që iu hidhen luanëve për t’i masakruar. Megjithatë, nuk ka prova të besueshme që të sugjerojnë se të krishterët e parë janë ekzekutoheshin ndonjëherë në Koloseum, nga luanët ose mënyra të tjera.

Ideja u përhap kryesisht nga artistë dhe shkrimtarë e Rilindjes. Sigurisht që ka pasur të krishterë të dënuar me ‘damnatio ad bestias’ (të dënuar për të shqyer nga kafshët). Ka pasur gjithashtu edhe njerëz që janë masakruar nga kafshët në Kolosem. Por nuk ekzistojnë prova të besueshme se të dyja mbivendoseshin. Ne e dimë me siguri që Neroni nuk e bëri këtë për një arsye të thjeshtë:Koloseu nuk ekzistonte kur ai qe perandor. Neroni mbretëroi deri në vitin 68, dhe ndërtimi i Koloseut filloi 4 vite më vonë në kohën e perandorit Vespasian.

Neroni është perandori që lidhet shpesh me këtë akti, pasi sipas historianëve bashkëkohorë, ai ishte perandori i parë romak që persekutoi të krishterët. Taciti tregon se Neroni i fajësoi të krishterët për Zjarrin e Madh të Romës në vitin 64 Pas Krishtit. Megjithatë, historiani theksoi se se Neroni nuk vrau asnjë të krishterë duke e djegur, kryqëzuar, apo shqyer nga qentë. Ai nuk përmend në asnjë rast luanët. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: deshmifaktehistorikemite

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
NBA/ Wade zgjedh LeBron James

NBA/ Wade zgjedh LeBron James

Skrapar, arrestohen dy persona, sekuestrohen 297 kg kanabis

Skrapar, arrestohen dy persona, sekuestrohen 297 kg kanabis

Ramos: Penalltia? U tregova i sinqertë me arbitrin

Ramos: Penalltia? U tregova i sinqertë me arbitrin







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com