Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja si mund të shembet qytetërimi perëndimor

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Ja si mund të shembet qytetërimi perëndimor

Ekonomisti politik, Benjamin Friedman, e krahasoi dikur shoqërinë moderne perëndimore me një biçikletë të qëndrueshme, rrotat e të cilës mbahen në lëvizje nga rritja ekonomike. Nëse pedalimi përpara ngadalësohet apo ndalon, shtyllat që përcaktojnë shoqërinë tonë – demokracia, liritë individuale, toleranca sociale dhe më shumë se kaq- do të fillojnë të lëkunden.

Bota jonë do të bëhet një vend gjithnjë e më i shëmtuar, i përcaktuar nga përleshjet e vazhdueshme mbi burimet e kufizuara, dhe një refuzim i menjëhershëm i cilitdo që është jashtë grupit tonë. Në rast se s’mund të gjejmë asnjë mënyrë për të vënë sërish në lëvizje rrotat, do të përballemi përfundimisht me një kolaps total shoqëror.

Rënie të tilla kanë ndodhur shumë herë gjatë historisë njerëzore, dhe asnjë qytetërim, pavarësisht sa i madh mund të jetë në dukje, nuk është i imunizuar ndaj dobësive që mund të çojnë një shoqëri në fundin e saj. Pavarësisht se sa mirë po shkojnë gjërat aktualisht, situata gjithmonë mund të ndryshojë. Lënë mënjanë ngjarjet apokaliptike që i japin fund species sonë, si goditja nga ndo0një asteroid, dimri bërthamor apo ndonjë epidemi vdekjeprurëse, historia na tregon se ekzistojnë zakonisht një numër i madh faktorësh që kontribuojnë tek kolapsi i mundshëm.

Ndërsa është e pamundur parashikimi i të ardhmes me siguri, matematika, shkenca dhe historia mund të japin disa tregues rreth perspektivave të shoqërive perëndimore një një periudhë afatgjatë. Safa Motesharrei, shkencëtar i sistemeve në Universitetin e Merilendit në SHBA, përdor modelet kompjuterike për të përftuar një kuptim më të thellë të mekanizmave që mund të çojnë drejt një qëndrueshmërie apo kolapsi lokal ose global. Sipas gjetjeve që Motesharrei dhe kolegët e tij i publikuan në vitin 2014, ka dy faktorë me rëndësi:tendosja ekologjike dhe shtresëzimi ekonomik.

Kategoria ekologjike, është rruga më e njohur dhe e kuptuar më gjerësisht, e cila mund të na çojë drejt një katastrofe të mundshme, veçanërisht në aspektin e shterimit të burimeve natyrore si nëntoka, toka, peshkimi dhe pyjet – dhe ku të gjitha këto mund të përkeqësohen nga ndryshimi i klimës.

Nga ana tjetër, fakti që shtresëzimi ekonomik mund të çojë në një kolaps më vete, rezultoi si diçka e papritur për Motesharrei-n dhe kolegët e tij. Sipas këtij skenari, elitat e shtyjnë shoqërinë drejt destabilitetit, dhe kolapsi i mundshëm nga rrethimi me sasi të mëdha pasurish dhe burimesh, duke iu lënë pak apo asgjë njerëzve të zakonshëm, që në fakt i mbështesin të pasurit me krahun e punës.

Përfundimisht, klasa punëtore e popullsisë bie në kolaps, për shkak se pjesa e pasurisë

Së caktuar për të nuk është e mjaftueshme, e pasuar nga rënia e elitave për shkak të mungesës së punës. Pabarazitë që ne shohim sot, si brenda ashtu edhe midis vendeve, janë të frikshme. Për shembull, 10 për qind e fituesve kryesorë të të ardhurave globale, janë përgjegjës për thuajse 90 për qind të gazeve që emetohen në atmosferë. Gjithashtu,  rreth gjysma e popullsisë së botës, jeton me më pak se 3 dollarë në ditë. 

Për të dy skenarët, modelet përcaktojnë një kapacitet mbajtës – një nivel të përgjithshëm të popullsisë që mund të mbështesin në një periudhë afatgjatë burimet e një mjedisi të dhënë. Nëse kapaciteti mbajtës rëndohet shumë, rënia bëhet e pashmangshme. Megjithatë një fat i tillë është i evitueshëm.

“Nëse bëjmë zgjedhje racionale për të reduktuar faktorët siç janë pabarazia, rritja eksplozive e popullsisë, shkalla në të cilën shterojmë burimet natyrore dhe shkallën e ndotjes – të gjitha gjëra që mund të realizohen – atëherë mund të shmangim kolapsin dhe stabilizohemi në një trajektore të qëndrueshme”- thotë Motesharrei.

Mjerisht, disa ekspertë besojnë se këto vendime të vështira, i tejkalojnë aftësitë tona politike dhe psikologjike. “Bota s’do të arrijë të zgjidhë dot problemin e ndryshimit të klimës gjatë këtij shekulli, thjesht pasi është më e kushtueshme të zgjidhësh problemin

në një periudhë afatshkurtër, se sa të vazhdosh të veprosh si zakonisht”- thotë Jorgen Randers, profesor i strategjisë së klimës në Shkollën norvegjeze të Biznesit BI, dhe autor i librit “2052:Një parashikim global për 40 vitet e ardhshme”.

“Problemi i klimës do të rëndohet më tej, pasi ne s’do të jemi në gjendje të përmbushim angazhimet që kemi marrë si shtete të veçanta në kuadër të Marrëveshjes së Parisit, apo edhe në raste të tjera”- shton ai. E shkuara, mund të sigurojë gjithashtu tregues mbi mënyrën se si mund të shpaloset e ardhmja.

Merrni për shembull, ngritjen dhe rënien e Perandorisë Romake. Deri në fund të vitit 100 P.E.S, romakët qenë përhapur në të gjithë Mesdheun, në vendet që arriheshin më lehtë nga deti. Ata duhet të ishin ndalur atje, por gjërat po shkonin mire, dhe romakët ndiheshin të fuqishëm për të zgjeruar kufijtë me toka të reja.

Por, ndërsa transportit detar ishte ekonomik, ai tokësor qe i ngadaltë dhe i shtrenjtë. Dhe ndërsa ata po zgjeroheshin në brendësi të territoreve, u shtuan edhe shpenzimet. Perandoria arriti të jetë e qëndrueshme në shekujt që pasuan, por pasojat e atij zgjerimi të pamatë u ndjenë në shekullin III të Erë Sonë, kur perandoria filloi të rrrënohej nga luftërat e brendshme civile dhe pushtimet e huaja.

Perandoria u përpoq të ruante zotërimet e saj kryesore, edhe pse ushtria konsumonte buxhetin e saj, dhe inflacioni u rrit gjithnjë e më shumë, teksa qeveria e zhvlerësoi monedhën e saj të argjendtë, në përpjekje për të mbuluar shpenzimet e saj në rritje. Ndërsa disa studiues përmendin si fillimin e rënies vitin 410, kur Visigotët pushtuan dhe plaçkitën kryeqytetin Romë, ajo ngjarje dramatike u bë e mundur nga një spirale rënëse që kishte filluar më shumë se një shekull më parë.

Sipas Joseph Tainter, profesor i mjedisit dhe shoqërisë në Universitetit Shtetëror të Jutah në SHBA, dhe autor i librit “Rënia e shoqërive komplekse”, një nga mësimet më të rëndësishme mbi rënien e Romës, është se kompleksiteti e ka një kosto. Siç thuhet në ligjet e termodinamikës, lipet energji për të mbajtur çdo sistem në një gjendje komplekse dhe të rregullt, dhe shoqëria njerëzore nuk bën përjashtim.

Deri më tani, shoqëritë moderne perëndimore kanë qenë kryesisht në gjendje të vonojnë proçese të ngjashme të rënies, përmes lëndëve djegëse fosile dhe teknologjive industriale – kini parasysh kërkimet dhe nxjerrjen e naftës argjilore në det që prej vitit 2008, vetëm për të kompensuar çmimet e larta të naftës. Por Tainter dyshon se ky nuk do të jetë gjithmonë rasti.

Investimet mbi kompleksitetin, si një strategji për zgjidhjen e problemeve, arrijnë pikë e një kthimi të reduktuar, duke çuar në dobësi fiskale dhe rrezikun e shembjes. Ndërkohë, një hendek në zgjerim mes të pasurve dhe të varfërve brenda atyre kombeve tashmë të rrezikuara perëndimore, do ta shtyjë shoqërinë perëndimore drejt një destabiliteti të mëtejshëm nga brenda.

Evropa, me afërsinë e saj të madhe me Afrikën, dhe rripin tokësor që e lidh me Lindjen e Mesme, dhe fqinjësia me shumë popujt të Lindjes së Mesme politikisht të paqëndrueshme, do t’i ndjejë e para këto presione. SHBA ka të ngjarë të mbetet jashtë këtyre problemeve për një kohë të gjatë, e izoluar nga 2 oqeanet.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ekonomiakolapsipasuriaperendimorqyteterimishembet

TË LIDHURA

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s
Bota

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s

12:37 | 20/05/2025
SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet për paqen në Ukrainë dështojnë
Bota

SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet për paqen në Ukrainë dështojnë

09:27 | 20/05/2025
Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

22:35 | 19/05/2025
Next Post
Dimitrov: Maqedonia e gatshme për realizimin e pikave për hyrjen në BE

Dimitrov: Maqedonia e gatshme për realizimin e pikave për hyrjen në BE

VIDEO/ Gjen 115 mijë euro në Llogara, s’do ta besoni çfarë bën me to familja shqiptare!

VIDEO/ Gjen 115 mijë euro në Llogara, s'do ta besoni çfarë bën me to familja shqiptare!

Raporti/Ekonomia po ngadalësohet. Shqipëria nuk integrohet as dekadën tjetër në BE

Raporti/Ekonomia po ngadalësohet. Shqipëria nuk integrohet as dekadën tjetër në BE

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…
Kosovo

KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…

by mirseda
15:21 | 20/05/2025
0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, KMDLNj ka reaguar në lidhje me raportimet...

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

15:18 | 20/05/2025
Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV

Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV

15:11 | 20/05/2025
Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

15:07 | 20/05/2025
Nicole Kidman: “Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse…”

Nicole Kidman: “Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse…”

15:02 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com