Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ja si Donald Trump mund të fitojë në Ballkan

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Trump po i dërgon SHBA-të drejt tiranisë

Nga Petrit Selimi, “National Interest”/Ballkani u shfaq për herë të parë në radarin e politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp në fund të muajit të kaluar, dhe kjo është një gjë e mirë për Europën Juglindore.

John Bolton, drejtuesi kryesor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha gjatë një vizite në Ukrainë më 24 gusht, se “Shtetet e Bashkuara, nuk do të kundërshtonin një shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë, për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre të vjetër”.

Pastaj erdhi lajmi se Trump e kishte diskutuar çështjen e Kosovës, gjatë një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel. Për herë të parë ndër vite, ekziston ndjesia se një nga mosmarrëveshjet e fundit të mbetura në Ballkanin Perëndimor, mund të zgjidhet.

Para se gjithash, është e rëndësishme të theksohet, se lajmet nga rajoni nuk janë të gjitha të këqija. Gjërat kanë ndryshuar që nga vitet 1990, kur forcat amerikane ndërhynë në Bosnje dhe Kosovë, për të parandaluar gjenocidin që po kryenin forcat nën komandën e diktatorit serb Sllobodan Millosheviç.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, janë tani në paqe, dhe janë thellësisht të angazhuara në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. Disa, si Mali i Zi dhe Shqipëria, tashmë i janë bashkuar NATO-s. Kosova në veçanti, ka shënuar një përparim të madh.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, dhe pasi u njohur menjëherë si një republikë sovrane nga qeveria amerikane nën presidentin Xhorxh W.Bush, ajo ka shkuar shumë larg në përpjekjet e saj për ndërtimin e shtetit.

Të gjithë treguesit e besueshëm të qeverisjes së mirë dhe lirive ekonomike – nga Banka Botërore, tek Fondacioni Heritage dhe Freedom House – dëshmojnë për një progres të qëndrueshëm, por jo gjithmonë të njëjtë, që Kosova ka pasur, për tu bërë një shoqëri funksionale dhe demokratike.

Sot shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, e njohin Kosovën si një vend të pavarur. Megjithatë, ka ende shumë vende që nuk e pranojnë shtetësinë tonë. Më e rëndësishmja nga këto është Rusia.

Për 10 vjet, Moska e ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo ka dëmtuar përpjekjet e Kosovës, për të përfunduar procesin e saj të transformimit, dhe për t’u bërë një anëtare e plotfuqishme e bashkësisë ndërkombëtare.

Opozita e Rusisë ndaj pavarësisë sonë, është e bazuar në refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë, për të pranuar se Kosova është tanimë një shtet sovran. Sidoqoftë, tani duket se në Beograd po e kuptojnë, që gjërat duhet të ndryshojnë. Serbia dhe Kosova, duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Të dy vendet, aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Është e qartë se votuesit në vendet anëtare të BE, nuk do të pranojnë më importimin në union të mosmarrëveshjeve territoriale. Udhëheqësit evropianë, e kanë bërë të qartë se Serbia dhe Kosova, duhet të ndërtojnë marrëdhëniet mes tyre, përpara se të shpresojnë t’i bashkohen aleancës.

Për këtë qëllim, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, kanë filluar një dialog politik të lehtësuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini. Kohët e fundit, ata kanë sinjalizuar se është duke u hartuar një marrëveshje e mundshme, e cila do të përfshinte një korrigjim të kufijve të dakorduar reciprokisht.

Marrëveshja e mundshme, do t’i siguronte Serbisë një justifikim për ta njohur më në fund Kosovën. Ajo gjithashtu do të zhbllokonte pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, si dhe në agjencitë e tjera të OKB-së. Kjo do të siguronte një mbështetje të rëndësishme për projektet e zhvillimit.

Dikush mund të imagjinojë se prirja fillestare e Tramp, do të ishte të qëndronte larg Ballkanit. Megjithatë, Kosova ka potencial të jetë një sukses i madh i politikës së jashtme, ndërsa kërkon një investim minimal të kapitalit politik.

Së pari, për shkak se ajo është shumë pro-amerikane. Shtetet e Bashkuara, shihen me sy mirë nga 92 përqind e qytetarëve tanë, një përqindje më e madhe se e çdo vendi tjetër në botë.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është i vetmi qytet në botë ku një Bulevard që mban emrin Bill Klinton kryqëzohet me rrugën Xhorxh W.Bush dhe rrugën që mban emrin e senatorit amerikan, Bob Doull. Mbështetja amerikane për çdo marrëveshje, do të ishte një siguri e madhe për një aleat të vendosur amerikan.

Së dyti, çështja nuk është më për ndërtimin e shtetit. Bëhet fjalë për sigurimin përfundimtar të paqes, dhe aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar në realitet praninë e saj ushtarake në republikën e vogël ballkanike.

Së treti, Kosova gëzon një mbështetje të madhe dypartiake në Kongresin e SHBA-së. Kur një agjenci federale e SHBA-së, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, nënshkroi një marrëveshje për disa grante vitin e kaluar me qeverinë e Kosovës, për të mbështetur sektorin e energjisë dhe qeverisjen e mirë, në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe udhëheqësit republikanë dhe ata demokratë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongres.

Krahasuar me Sirinë, Korenë e Veriut, Ukrainën, Lindjen e Mesme, Afganistanin dhe vendet e tjera të nxehta në botë, mbyllja e marrëveshjes për Kosovën, do të ishte një punë shumë më e lehtë. Caktimi i kufirit midis dy fqinjëve të Ballkanit, do të jetë thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar në këtë cep të botës.

Në të kundërt, lënia e kësaj çështje në harresë, duke dështuar në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje territoriale, mund t’i hapë derën tensioneve të përsëritura etnike, dhe për të detyruar një angazhim më të madh politik dhe ushtarak amerikan, në rrethana shumë më pak paqësore.

Shënim:Petrit Selimi, është ish-ministër i Jashtëm i Kosovës

Tags: BallkanDonald TrumpfitojëPetrit Selimi

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Dhunoi gruan për një arsye banale, s’do ta besoni

Plumb truprojës së diskos, zbardhet sherri në Sarandë. Arrestohet kolegu i tij (Emri)

“Kush fshihet pas kompanive të basteve”, PD nxjerr emrat: 10-fishuan fitimet në 4 vite

“Kush fshihet pas kompanive të basteve”, PD nxjerr emrat: 10-fishuan fitimet në 4 vite

Në malet mikpritëse të Shqipërisë, një udhëtim nga Vermoshi në Lëpushë

Në malet mikpritëse të Shqipërisë, një udhëtim nga Vermoshi në Lëpushë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura
Bota

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

by mirseda
18:54 | 07/01/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Greonlandës dhe diskutimet e përfolura. “Administrata Trump...

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com