E hënë, 6 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Ja pse po i deklarojnë shqiptarët burimin e të ardhurave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se ka një rritje të numrit të qytetarëve shqiptarë që deklarojnë burimin e të ardhurave në një vit. Rritje me pothuaj 18 % më shumë se një vit më parë është shënuar në mbyllje të procesit të vetë deklarimit të të ardhurave personale mbi 2 milion lekë.

Në mbyllje të procesit rezulton se për vitin 2016 janë bërë 7475 deklarime nga 6340 që ishte totali për 2015-ën.  Ligji sanksionon detyrimin për të gjithë ata persona që kanë të ardhura mbi 2 milion lekë në vit.

Në zbatim të ligjit për tatimin mbi të ardhurat të gjithë qytetarët të cilat në vitin që lamë pas realizuan të ardhura mbi 2 milion lekë, kanë detyrimin të deklarojnë të gjitha burimet e shumave të përfituara të të ardhurave vjetore.

Afati i fundit ishte 2 maji dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kanë mbërritur 7475 deklarime me këto të ardhura. 

Kujtojmë që vitin e 2015, bënë deklarimet e tyre 6340 qytetarë. Në formularë qytetarët deklarojnë të ardhurat bruto, shpërblimet apo fitimet nga zhvillimi i veprimtarisë së biznesit, të ardhurat bruto nga dividenti, të ardhurat nga qiraja, fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, të ardhura nga interesa bankare, fitime kapitali neto të krijuar nga investime në tituj apo pasuri, fitime nga lotari apo lojëra fati.

Ligji përjashton zyrtarët publikë të cilët kanë detyrim deklarimin e pasurisë në ILDKPI. Por personat e përfshirë në këtë proces kanë mundësinë të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme.

Këtu përfshihen kontributet vullnetare  në fondin e pensionit dhe ato shëndetësore. Zbritje në shumën e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim si për individin edhe për fëmijët apo dhe për mjekim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Omicron ‘godet’ kriptomonedhat, Bitcoin humbet 10 mijë dollarë në 24 orë

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm gjatë natës të së shtunës, duke rënë në nivelin më të ulët afër 43.000 dollarëve. Kriptovaluta më e spikatur...

Hoxha ka vdekur, por enverizmi është gjallë

Nga: Lorenc Vangjeli Një deputet socialist u dërgoi kolegëve të tij në parlament fotografinë e Enver Hoxhës. Të majtët u distancuan prej tij, kurse të...

Milaim Zeka: Donaldi nuk di të dojë, di vetëm të bëj s*ks (VIDEO)

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka ndjekur me vemendje se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e madje ka kritika ndaj Donaldit. Jo vetëm kaq,...

A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

Nga: Ido Vock Austria hyri në bllokim të plotë të hënën e 22 nëntorit, duke qenë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi një mbyllje të madhe këtë dimër. Kjo masë erdhi disa javë...

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund lufta kundër komunizmit

Nga: Mentor Kikia Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej “manjatit” të...