Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ja pse janë rikthyer autokracitë dhe autokratët në skenën botërore

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Ja pse janë rikthyer autokracitë dhe autokratët në skenën botërore

Nga Robert Kagan “Foreign Policy”/ Viti 2018, ishte një “pranverë” për udhëheqësit e dorës së fortë kudo në botë. Ishte viti kur Xi Jinping i dha fund udhëheqjes kolektive në Kinë, dhe e bëri veten president të përjetshëm. Diku tjetër në Azi, Kim Jong Un i Koresë së Veriut, fitoi admirimin e presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të cilësisë së lartë të kontrollit të tij diktatorial.

Qeveria e dyshimtë demokratike e Polonisë, u bë një nga të preferuarat e Trump, ashtu siç bëri kryeministri krenar jo-liberal i Hungarisë, Viktor Orban. Në Lindjen e Mesme, drama më e mirë e vitit erdhi kur një autokrat, Rexhep Taip Erdogan i Turqisë, zbuloi një tjetër princ të Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman, si urdhëruesin e një atentati të denjë për mafiozët.

Autokracia lulëzoi në vitin 2018, pasi kur Uashingtoni ndjek një politikë të ashtuquajtur realiste të tërheqjes globale, duket se diktatorët mendojnë se mund të zgjerojnë ndikimin e tyre. Kjo ishte strategjia e Riçard Niksonit dhe Henri Kisingerit në fund të viteve 1960, dhe fillimin e viteve 1970.

Doktrina e famshme Nikson, që synonte reduktimin e angazhimeve të Shteteve të Bashkuara jashtë shtetit, e zhvendosi të gjithë barrën e problemeve mbi Shahun e Iranit dhe në monarkinë saudite. Njëri prodhoi revolucionin Iranian, që mundon ende sot rajonin; tjetri prodhoi një vehabizëm të shfrenuar, dhe 15 nga 19 rrëmbyesit që sulmuan Shtetet e Bashkuara në 11 shtator 2001.

Autokracia sot po rikthehet, sepse shumë njerëz në Perëndim veprojnë si imperialistët racistë të shekullit XIX-të; ata mendojnë se arabët dhe të tjerët, që nuk kanë të ashtuquajturat tradita judeo-kristiane, nuk mund të kenë dot demokraci. Natyrisht, për dekada as amerikanët nuk e besonin se katolikët ishin të aftë për demokraci, pasi ata me sa duket iu bindën diktateve autoritare të Romës.

Atëherë ishin aziatikët me vlerat e tyre aziatike; tani janë myslimanët, të cilët nuk mund të lejohen të zgjedhin udhëheqësit e tyre, sepse amerikanëve nuk u pëlqejnë zgjedhjet e tyre. Pra, Uashingtoni preferon që ata të qeverisen nga të fortit. Në fillim rendi, më pas liria – siç e argumentuan Samuel P.Hantington dhe Xhejn Kirkpatrik në vitet 1960- 1970.

Autoritarizmi është gjithashtu në rritje, sepse diktaturat kanë para. Dhe ndryshe nga udhëheqësit demokratikë, ato nuk kanë detyrimin t’i tregojnë askujt se ku po shkojnë paratë. Pra, edhe vendet e Afrikës së varfër, si Zimbabve dhe Egjipti, mund të shpenzojnë miliona dollarë për të paguar lobistë të nivelit të lartë të Uashingtonit, për të mbështetur kauzat e tyre, dhe për të shmangur presionet e bezdisshme kongresionale.

Ndërkohë monarkët e Gjirit Persik të pasur me naftë, tashmë zotërojnë Uashingtonin, duke pritur të fuqishmit në pallatet e tyre, dhe duke ulur në takime të nivelit të lartë. Ka shumë zëra mbi përfitimet financiare, që mund të ketë pasur zyrtarët e lartë të Trump nga princi i kurorës saudite.

Tek e fundit, tanimë janë zbuluar paratë ​​e oligarkëve rusë dhe ukrainas, që shkonin në llogaritë e të penduarit të drejtësisë Pol Manafort dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për studiot më të mira ligjore. Imagjinoni atë që nuk është zbuluar.

Diktatura kineze, ka pasur periudhën më të mirë nga të gjithë. Ajo nuk kishte nevojë të harxhonte para për lobim; pengesat e mëdha hiqen nga korporatat amerimane. Të dëshpëruara për të pasur qasje në tregun kinez, korporatat amerikane lobuan shumë për t’i dhënë Kinës statusin “ e kombit më të favorizuar”, dhe anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ata punësuan ish-zyrtarë të kabinetit; angazhuan figurat të njohura në universitete dhe think-tankr në të gjithë Shtetet e Bashkuara; ata i bindën dhomat lokale të tregtisë t’iu afrohen anëtarëve të Kongresit – të gjitha me shpresën për të bindur Uashingtonin dhe publikun, që ta shihte Pekinin si një partner paqësor liberalizues.

Dhe ata kanë pasur kaq shumë sukses, sa që së shpejti do të jetë tepër vonë për të bërë ndonjë gjë për fuqinë totalitare ushtarake që do të shfaqet. Së fundi, autokratët janë në pararojë, sepse edhe amerikanët nuk janë aq të sigurt sa ndihen mbi demokracinë.

Politikat e SHBA-së janë të polarizuara. Kongresi është në ngërç. Burokratët janë të paaftë. Ndërkohë, që pjesa tjetër e botës po i nxjerr Shtetet e Bashkuara në pension, amerikanët kanë filluar të vënë re:Shihni sa efikase janë kinezët! Shihni sa lider i fortë është Vladimir Putini! Ndoshta ajo për të cilën ka nevojë bota, ndoshta edhe Amerika, është një udhehëqës i dorës së fortë, që mund të lërë mënjanë të gjitha gjërat e pakuptimta, dhe të kryejë punët që duhen.

Ky ndjenjë e përhapur, ishte ndër faktorët që çuan në ngritjen e Adolf Hitlerit në Gjermani, e bëri Benito Musolinin popullor në Itali dhe jashtë vendit, dhe tani po ringjallet në botë, teksa besimi tek demokracia po bie. Së fundmi, autokracia ka pasur sukses, pasi ajo është po aq e natyrshme për njerëzit sesa demokracia.

Njerëzit mund të kërkojnë njohje, siç argumenton Frensis Fukujama, por kjo nuk është e vetmja gjë që ata kërkojnë. Ata gjithashtu kërkojnë siguri, që vjen nga familja, fisi dhe kombi. Nganjëherë, ata nuk duan që liria të bëjë zgjedhje, por preferojnë t’i japë autoritet një udhëheqësi të fortë, i cili premton të kujdeset për ta.

Kjo është arsyeja pse ka potencialisht gjithnjë “pranverë” për diktatorët. Në fakt, nëse autokracia vazhdon të jetë një industri në rritje në vitin 2019, kjo varet nëse ata që besojnë në liberalizëm dhe në demokraci vendosin të rezistojnë.

Pas fundit të Luftës së Ftohtë, amerikanët dhe evropianët menduan se mund të rrinin ulur, dhe t’i gëzoheshin një rruge të hapur drejt një bote post-historike. Nëse duam që demokracia të mbijetojë, ne duhet të rezistojmë dhe luftojmë vazhdimisht. Xhungla është rrikthyer. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim:Robert Kagan, është një anëtar në Institutin Brukings. Ai është autori i librit “Rikthimi i xhunglës:Amerika dhe bota jonë e rrezikuar”.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Dokumenti/ Anëtari i KLP, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Venusi”

Dokumenti/ Anëtari i KLP, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Venusi”

Vëllezërit binjakë i bëjnë ‘zbor’ drejtësisë italiane. ADN-ja e njëjtë i shpëton sa herë vjedhin

Vëllezërit binjakë i bëjnë ‘zbor’ drejtësisë italiane. ADN-ja e njëjtë i shpëton sa herë vjedhin

Banorët e Peshkopisë protestojnë kundër privatizimit të llixhave

Banorët e Peshkopisë protestojnë kundër privatizimit të llixhave

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni!
Bota

Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni!

by mirseda
08:16 | 24/06/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar mbrëmë zyrtarisht vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit...

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

22:58 | 23/06/2025
Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com