Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ja pse adoleshentët e sotëm nuk nxitojnë të rriten

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ja pse adoleshentët e sotëm nuk nxitojnë të rriten

Sot adoleshentët nuk janë më ata që kanë qenë dikur. Shkalla e shtatzënisë së adoleshenteve, ka arritur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA. Më pak adoleshentë po pinë alkool, kanë raporte seksuale, apo punojnë me kohë të pjesshme. Dhe, siç theksohet në një analizë të sapo publikuar të 7 anketave të mëdha, adoleshentët kanë gjithashtu më pak të ngjarë të ngasin vetë makinën, dalin mbrëmjeve pa prindërit e tyre, sesa bashkëmoshatarët e tyre 10 apo 20 vjet më parë.

Disa janë përpjekur të shpjegojnë aspekte të caktuara të këtyre tendencave. Adoleshentët e sotëm janë më të virtytshëm dhe më të përgjegjshëm, ka argumentuar sociologu David Finkelhor. Jo, thotë gazetari Jess Williams, ata janë thjesht më të mërzitshëm. Të tjerë, kanë sugjeruar se adoleshentët nuk janë duke punuar, pasi janë thjeshtë dembelë.

Megjithatë, asnjë nga këta studiues, s’ka qenë në gjendje të lidhë të gjitha pjesët së bashku. Mospirja e alkoolit apo moskryerja e marrëdhënie seksuale, mund të konsiderohen në pamje të parë si “të virtytshme”, por mosngjarja e makinës apo mosangazhimi në ndonjë punës, nuk ka lidhje me virtytin – dhe mund të shihet më shumë si një brez më pak i përgjegjshëm.

Një adoleshent shpenzon sot mesatarisht më pak kohë për të bërë detyrat e shtëpisë, sesa adoleshentët e viteve 1990, ndërsa koha e kaluar në aktivitetet jashtëshkollore qëndron në të njëjtin nivel. Për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht, ia vlen të hedhim një vështrim më të gjerë mbi adoleshencën e sotme – një brez fëmijësh që sot quhet gjerësisht “iGen” – dhe mjedisin ku ata jetojnë.

Një kulturë tjetër, një rrugë më e ngadaltë

Puna, ngjarja e makinës, konsumi i alkoolit, pasja e marrëdhënieve seksuale dhe e takimeve në çift, ka një gjë të përbashkët:Ato janë të gjitha aktivitete që i bëjnë të rriturit. Pra brezi i sotëm i adoleshentëve, po vonon përgjegjësitë dhe kënaqësitë e moshës madhore. Adoleshenca – si fillesa e moshës së rritur – duket tashmë të jetë një zgjatje e fëmijërisë.

Nuk është se adoleshentët janë më të virtytshëm, apo më dembelë. Ata thjesht mund të marrin më shumë kohë për t’u rritur. Analizimi i këtyre prirjeje, përmes lenteve të “teorisë së historisë së jetës”, mund të jetë i dobishëm. Sipas këtij modeli, nëse zhvillimi është “i ngadaltë” (me adoleshentët që e zgjasin më shumë kohën për të arritur moshën e rritur) apo “e shpejtë” (duke u rritur më herët nga mosha biologjike), kjo varet nga konteksti kulturor.

Një “strategji e ngadaltë e jetës”, është më e zakonshme në kohë dhe vende ku familjet kanë më pak fëmijë, dhe shpenzojnë më shumë kohë për rritjen dhe zhvillimin e secilit prej fëmijëve. Nga ana tjetër, një “strategji e shpejtë e jetës”, ishte qasja më e zakonshme e prindërimit në mesin e shekullit XX-të, kur kishte më pak pajisje për t’iu shmangur punës, dhe kur një grua kishte mesatarisht katër fëmijë. 

A janë adoleshentet duke u rritur ngadalë mirë apo keq?

Teoria e historisë së jetës, vëren haptazi se strategjitë e ngadalta dhe të shpejta të jetës janë përshtatje ndaj një mjedisi të veçantë, kështu që secila qasje nuk është në vetvete “e mire” apo e “e keqe”. Po kështu, shikimit të tendencave në sjelljen e të rinjve si “të mira” apo “të këqija” (ose sikur adoleshentët janë më “të pjekur” ose “të papjekur”, më të “përgjegjshëm” apo “më shumë dembelë”) i mungon tablloja e madhe: zhvillimi i ngadalshëm drejt rritjes.

Dhe nuk janë vetëm adoleshentët – edhe fëmijët kanë më pak gjasa të shëtisin kur shkojnë apo dalin nga shkolla dhe mbikëqyren gjithnjë e më nga afër, ndërsa të rinjtë po marrin më shumë kohë për të nisur një karrierë, martuar dhe pasur fëmijë. “Rritja” – që iu referohet të rinjve që marrin përgjegjësinë e të rriturve, ka hyrë tashmë në leksikun e përditshëm.

E gjithë rruga zhvillimore, që nga fëmijëria e hershme deri në moshën e rritur, është ngadalësuar.

Por si çdo përshtatje, strategjia e jetës së ngadaltë ka kompromiset e veta. Është padyshim diçka e mire, që më pak adoleshentë janë duke bërë seks e duke pirë alkool. Por çfarë ndodh kur ata shkojnë në universitet, dhe hyjnë papritmas në një mjedis ku seksi dhe alkooli janë të shfrenuara?

Për shembull, edhe pse më pak 18-vjeçarë pinë aktualisht alkool në SHBA, 21-22-vjeçarët vazhdojnë të pijnë përafërsisht me të njëjtin ritëm të bashkëmoshatarëve të tyre në vitet 1980.

Një studim, zbuloi se adoleshentët që mësuan të konsumonin më shpejt sasi të mëdha alkooli, janë më të rrezikuar nga varësia ndaj alkoolit dhe problemeve me aparatin tretës, sesa ata që mësuan të pinë për një periudhë më të gjatë kohore. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për adoleshentët të cilët nuk punojnë, ngasin vetë makinën apo nuk dalin shumë mbrëmjeve gjatë viteve të shkollës së mesme. Po, ata ndoshta kanë më pak gjasa të përfshihen në ndonjë aksident, por ata gjithashtu mund të mbërrijnë në universitet apo në vendin e punës, më pak të përgatitur për të marrë vendimet e tyre.

Drejtorët e gjimnazeve në SHBA, thonë se nxënësit sot nuk mund të bëjnë asgjë pa thirrur prindërit e tyre. Punëdhënësit shqetësohen se punonjësit më të rinj nuk kanë aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur. Studimet e fundit, tregojnë se gjenerata e adoleshentëve të viteve 1990, ka një etikë pune më të fortë sesa të rinjtë e sotëm, që ndoshta do të kërkojnë më shumë këshilla teksa kalojnë në moshën madhore.

Edhe me dobësitë e tyre mendore, ka mundësi që adoleshentët e sotëm të shpenzojnë më shumë për t’u zhvilluar në aspektin shoqëror dhe emocional, para se të kenë takimet e para, kryejnë marrëdhënie seksuale, pinë alkool dhe punojnë për të marrë një rrogë në fund të muajit.

Çështja kryesore, është të sigurohemi që adoleshentët të kenë mundësinë për të zhvilluar aftësitë për të cilat ata do të kenë kanë nevojë si të rritur:pavarësinë, së bashku me aftësitë sociale dhe vendimmarrëse. Për prindërit, kjo mund të nënkuptojë një përpjekje të përbashkët për t’i nxitur të rinjtë të qëndrojnë sa më gjatë jashtë shtëpisë. Përndryshe, ata mund do të duan të jetojnë përgjithmonë me prindërit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: adoleshentët e sotëmnuknxitojnërriten

TË LIDHURA

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!
Bota

Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!

16:14 | 09/05/2025
Bill Gates do ta dhurojë pasurinë deri në 2045: “S’do të vdes i pasur.”
Bota

Bill Gates do ta dhurojë pasurinë deri në 2045: “S’do të vdes i pasur.”

17:40 | 08/05/2025
Next Post
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Lëvizja kundër Bashës në PD shënon fitoren e parë

Skënderbeu-Partizani Beogradit/ Tifozët në ‘terror’, ja çmimet e biletave

Skënderbeu-Partizani Beogradit/ Tifozët në ‘terror’, ja çmimet e biletave

Pallati “përmbytet” nga ujërat e zeza, ja ku ka ndodhur

Pallati “përmbytet” nga ujërat e zeza, ja ku ka ndodhur

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

15:50 | 03/05/2025




TË FUNDIT

Fajtor teknologjia/ Lushej: Fëmijët përballë ekraneve, rrezik për të folurin dhe sjelljen
Analizë

Fajtor teknologjia/ Lushej: Fëmijët përballë ekraneve, rrezik për të folurin dhe sjelljen

by mirseda
11:57 | 10/05/2025
0

Ekspozimi i fëmijëve ndaj ekraneve të pajisjeve elektronike po ndikon së tepërmi në sjelljen dhe zhvillimin e...

Vlora gati për zgjedhjet e 11 majit, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore

Vlora gati për zgjedhjet e 11 majit, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore

11:31 | 10/05/2025
SPAK dhe BKH zhvillojnë sërish takime në Elbasan

SPAK dhe BKH zhvillojnë sërish takime në Elbasan

11:15 | 10/05/2025
6 vjedhje dyqanesh në dy muaj, arrestohet ‘skifteri’ 40-vjeçar

6 vjedhje dyqanesh në dy muaj, arrestohet ‘skifteri’ 40-vjeçar

10:29 | 10/05/2025
Dështon sërish skema “Final 4”, sot ndeshja mes Dinamos e Partizanit do luhet…kot

Dështon sërish skema “Final 4”, sot ndeshja mes Dinamos e Partizanit do luhet…kot

10:27 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com