Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja porosia e Gjovalin Shkurtajt për kolegët e tij në parlament

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ja porosia e Gjovalin Shkurtajt për kolegët e tij në parlament

Profesor Gjovalin Shkurtaj ka një mesazh shumë të rëndësishëm për tre deputetët e rinj nga radhët e profesoratit të cilët janë; Shezai Rrokaj, Valentina Duka dhe Romeo Gurakuqi.

Profesori ju kujton atyre se deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë edhe Ndre Mjeda, i cili, këtu e 93 vjet më parë, në cilësinë e deputetit të Shkodrës kërkonte që të thuhej shqip rendi i ditës dhe jo urdhri i ditës, si togfjalësh i kalkuar nga it. ordine del giorno apo nga fr. ordre de jour.

Kritikat ndaj Kuvendit nuk janë aspak të kursyera madje profesori thotë se sot as që e vë ujin në zjarr për punë gjuhe dhe na mbyti me fjalë e terma të huaj, si “vettingu” që na e mori frymën, në një kohë kur, me siguri, janë shumica e deputeteve dhe mbarë populli i thjeshtë që nuk ia dinë as kuptimin.

Në shkrim jepet porosia se duhet të ndjekim shembullin e popujve e kombeve të mëdhenj, që tregojnë shumë kujdes për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve të veta amtare.

Letra e plotë e Gjovalin Shkurtajt

Urim tre deputetëve te rinj nga radhët e profesoratit: Shezai Rrokajt, Valentina Dukës, Romeo Gurakuqit

Kolegë e miq të nderuar: Shezai, Valentina e Romeo,

Ju uroj që u zgjodhët deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Ky është vlerësim e përgjegjësi e lartë, detyrim për ta shpënë në Kuvend zërin e profesorëve dhe shkollarëve, që e duan Shqipërinë ashtu si e meriton: të denjë për t’u përfshirë në proceset e rrjedhat e sotme të arsimimit cilësor e me synime bashkëkohore.

Presim që zëri Juaj, zëri i tre deputetëve nga radhët e drejtuesve të dalluar të universiteteve (një gjuhëtar dhe dy historianë), pavarësisht se do të jeni përfaqësues të dy partive opozitare, të mos heshtni, si pararendës të legjislaturave të mëparshme, por të shtroni me dije e argumente serioze, kërkesat për domosdoshmërinë që Shteti dhe institucionet zyrtare e publike, që varen ose që lejohen prej tij, të zbatojnë politika mbrojtëse për gjuhën shqipe. Mbi të gjitha të shtohet kujdesi për pastrimin e shqipes nga barbarizmat dhe “kallëpet” e huaja të panevojshme.

Natyrisht edhe përkujdesje të veçantë për shkencën e veprimtarinë shkencore të organizuar në universitete dhe në Akademinë e Shkencave.

Njerëzit e shquar të shkencës e të letrave shqipe i bëjnë nder Kuvendit. Miqësisht, me këtë rast, ju kujtoj se deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë edhe Ndre Mjeda, i cili, këtu e 93 vjet më parë, në cilësinë e deputetit të Shkodrës kërkonte që të thuhej shqip rendi i ditës dhe jo urdhri i ditës, si togfjalësh i kalkuar nga it. ordine del giorno apo nga fr. ordre de jour. Dhe, madje, Mjeda kërkonte që të kishte kujdes deri edhe për fjalët e ahengut shkodran.

Kurse Kuvendi ynë i sotëm, as që e vë ujin në zjarr për punë gjuhe dhe na mbyti me fjalë e terma të huaj, si “vettingu” që na e mori frymën, në një kohë kur, me siguri, janë shumica e deputeteve dhe mbarë populli i thjeshtë që nuk ia dinë as kuptimin. Për të mos përmendur shqiptimet e gabuara të tipit recensioni për recesioni etj.

Duhet të ndjekim shembullin e popujve e kombeve të mëdhenj, që tregojnë shumë kujdes për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve të veta amtare. Puna është ta përmirësojmë cilësinë e botimeve dhe të publikimeve zyrtare. Sekretaret të mos merren me mediat sociale, por të mësojnë si bëhet korrektimi me programin e drejtshkrimit të shqipes, që është realizuar nga një grup studiuesish të IA të Prishtinës dhe të Qsa-së.

Ju vaftë mbarë dhe paçi ide, vullnet dhe këmbëngulje për të mbarën e Shqipërisë, të shqipes e të Shqiptarisë.

Gjovalin Shkurtaj

Tags: Gjovalin Shkurtajgjuha shqipeParlamentRomeo GurakuqitShezai RrokajtValentina Dukës\

TË LIDHURA

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Next Post
Agron Shehaj: Kritikët e Bashës urrehen nga baza; Nuk kanë asnjë mbështetje

Agron Shehaj: Kritikët e Bashës urrehen nga baza; Nuk kanë asnjë mbështetje

Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Zbulohet identiteti i personit që porositi vrasjen e Artan Cukut

Zbulohet identiteti i personit që porositi vrasjen e Artan Cukut

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

by mirseda
12:34 | 28/07/2025
0

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e...

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com