Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ja kush janë qytetet më “pijanece” të Shqipërisë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ja kush janë qytetet më “pijanece” të Shqipërisë

A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?

Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%,  të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre.  Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati  me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korçarët shpenzuan për alkool  gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më  i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit.  Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%. (Burimi: Monitor)

 

Tags: pijetqytetet alkoolisteshqiperia

TË LIDHURA

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë
Kryesore

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

19:35 | 27/03/2026
30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

19:19 | 27/03/2026
200 milionë lekë në ajër, Kuvendi me shpenzime luksi për deputetët. Del lista
Aktualitet

200 milionë lekë në ajër, Kuvendi me shpenzime luksi për deputetët. Del lista

18:41 | 27/03/2026
Next Post
“Doni të pastroni shtëpitë tuaja”, politikani gjerman: Merrni hajdutët shqiptarë

“Doni të pastroni shtëpitë tuaja”, politikani gjerman: Merrni hajdutët shqiptarë

“Nëse nuk skuqesh nga turpi, gjoba do të sjellë në terezi”

“Nëse nuk skuqesh nga turpi, gjoba do të sjellë në terezi”

“Dorëzohet” Ervis Martinaj, braktis spitalin privat dhe dërgohet në…

"Dorëzohet" Ervis Martinaj, braktis spitalin privat dhe dërgohet në...







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë
Kryesore

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

by mirseda
19:35 | 27/03/2026
0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka paralajmëruar ngritjen e një fondi emergjence për sektorin energjetik....

Eliminimi i Shqipërisë, feston edhe Barcelona në Spanjë. Ka “zemër” nga… Ana

Eliminimi i Shqipërisë, feston edhe Barcelona në Spanjë. Ka “zemër” nga… Ana

19:34 | 27/03/2026
I dënuar me 27 vite për grusht shteti, ish-presidenti i Brazil në arrest shtëpiak 3 muaj

I dënuar me 27 vite për grusht shteti, ish-presidenti i Brazil në arrest shtëpiak 3 muaj

19:32 | 27/03/2026
FBI e konfirmon: Drejtori Kash Patel është shënjestruar nga hakerat

FBI e konfirmon: Drejtori Kash Patel është shënjestruar nga hakerat

19:27 | 27/03/2026
30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

19:19 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com