E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Ja cilat janë burgjet më të rrezikshme në botë

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndodhen 2.3 milion të burgosur. Për fat të keq, të paktën 25 për qind e atyre që përfundojnë në burg arrestohen sërish brenda vitit. Ky kontigjent shpesh vjen nga shtresat e varfra të shoqërisë, ka probleme të shëndetit mendor dhe është i varur nga droga ose alkooli.

Këta faktorë vetëm sa përforcohen në mjedisin e burgut. Imagjinoni sikur të qëndroni mbyllur në një burg së bashku me të burgosurit e dhunshëm apo nën vëzhgimin e rojeve abuzivë. Është një kombinim i rrezikshëm që mund të çojë në trauma mendore, dëmtime fizike, apo edhe vdekje. Ja cilët janë burgjet më të rrezikshëm sot në botë.

San Kuentin, Kaliforni, SHBA

Funksionon që nga viti 1854, dhe ka qenë i njohur për kushtet ç`njerëzore të jetesës dhe dhunimin e të burgosurve. Në vitin 1971, 6 të burgosur vdiqën gjatë një përpjekje arratisjeje. Burgu është vazhdimisht i mbipopulluar. Gjatë pandemisë, burgu u përpoq të frenojë virusin, por gjithsesi mbi 2.000 të burgosur u prekën. Një gardian dhe 28 të burgosur vdiqën.

Bang Kwang, Bangkok, Tajlandë

U ndërtua midis viteve 1927- 1931 për të dënuarit me 25 vjet me burg ose me vdekje. Të burgosurit ishin të detyruar të mbanin pranga në këmbë gjatë 3 muajve të parë. Përdorimi i prangave në këmbë u ndërpre në vitin 2013.

Ky burg ka një sistem klasor, dhe të burgosurit ushqehet në mirë ose keq, bazuar në atë se sa lart ose poshtë bien në hierarki. Në vitin 2001, anglezja Xhudit Pejn që u arrestua për drogë, dëshmoi se të gjithë flinin ngjitur pas njërit tjetrit. Sipas saj, rojet abuzonin seksualisht me të burgosurit dhe i rrihnin ata me shkopinj.

Ishulli Rikers, Nju Jork, SHBA

Ky është një burg kryesisht për të miturit dhe të rinjtë, të cilët janë të ekspozuar ndaj shumë abuzimeve. Një investigim, mediatik në vitin 2013, zbuloi 1.057 raste lëndimesh. Sipas raportit “Rikers është një vend i rrezikshëm për adoleshentët dhe aty ekziston një klimë e përhapur frike”.Një tjetër raport i viti 2019, zbuloi një rritje të madhe të sulmeve të të burgosurve mbi njëri-tjetrin. Dhuna kishte dalë aq shumë nga kontrolli, sa që kryetari i bashkisë Bill De Blazio, mbështeti një plan për ta mbyllur këtë burg, dhe zëvendësuar atë me 4 burgje të reja.

La Sante, Paris, Francë

U ndërtua në vitin 1867, dhe ka strehuar disa nga të burgosurit më famëkeq në botë, përfshirë terroristin Karlos Çakali, kriminelin e luftës Moris Papon dhe udhëheqësin revolucionar algjerian Ahmed Ben Bela. Por në këtë burg dikur janë burgosur poetët e njohur Pol Vërlen dhe Gijom Apoliner.

La Sante u ndërtua fillimisht për 1.400 të burgosur, por në vitet 1990aty vuanin dënimin më shumë se 2.300. Raportet e ndryshme kanë përshkruar përleshjet e shpeshta me thika të të burgosurve, ndërsa kishte vazhdimisht infektime nga minjtë, buburrecat dhe morrat. Kushtet ishin aq të këqija sa që disa të burgosur pinin detergjentë ose helm miu për të vrarë veten. Ky burg u mbyll dhe për disa kohë,dhe iu nënshtrua rikonstruksionit për tu rihapur në vitin 2019.

Burgu i Dijabakir, Turqi

Është ndërtuar në vitin 1980 dhe ndodhet në Turqinë Juglindore. Është problematik për shkak të mbipopullimit të tij. Kushtet ishin veçanërisht të këqija në vitet 1980, kur të burgosurit torturoheshin shpesh. Midis viteve 1981- 1984, 34 të burgosur vdiqën nën tortura.

Por “Amnesty International”ka marrë mijëra ankesa për tortura, dhe pretendohet se kjo praktikë ka shkaktuar mbi 100 të vdekur. Kohët e fundit, në vitin 2020, i burgosuri Mehmet Mese pretendoi se rrihej rregullisht me shkopinj, por autoritetet e burgut i hodhën poshtë pretendimet e tij.

Burgur Sabaneta, Venezuelë

Është ndërtuar në vitin 1858. Mbi 100 njerëz u vranë në një përleshje të vitit 1994 midis bandave të të burgosurve. Objekti u ndërtua për të mbajtur deri në 800 vetë, por në një moment, ai strehonte diku midis 2.500-3.000. Shumë shpesh të burgosurit mbahen në burg për periudha të gjata pa ndonjë dënim. Ata bien pre e abuzimeve nga të burgosurit dhe gardianët. Në vitin 2013, 15 të burgosur vdiqën gjatë përleshjeve mes bandave. Disa të burgosur madje u copëtuan dhe iu prenë kokat.

Burgu Tadmur, Siri

Këtu mbahen të burgosur dhe torturohen disidentët politikë. Burgu u ndërtua nga francezët në vitet 1930, ndërsa kur në krye të vendit erdhi Hafez Al-Asad, nga vitet 1970 deri në 2000, ai u bë i njohur për torturimin dhe ekzekutimin e kundërshtarëve politikë. Numri aktual i vdekjeve është i panjohur, por besohet se aty kanë gjetur vdekje 500-1000 të burgosur, shumica anëtarë ose mbështetës të Vëllazërisë Myslimane. Ky burg u shkatërrua nga ISIS në vitin 2015.

Burgu Karandiru, Brazil

U ndërtua në vitin 1890, dhe është i njohur për mbipopullimin dhe abuzimet e mëdha. Në një moment, në të ishin mbyllur 8.000 të burgosur, të cilët shpesh ishin të keq-ushqyer dhe kishin kujdes të pamjaftueshëm mjekësor. Një trazirë që ndodhi në vitin 1992, shkaktoi 111 të vdekur. Policia ushtarake ndërhyri dhe vrau të burgosurit, madje edhe ata që u dorëzuan.

Kampi 22, Koreja e Veriut

Koreja e Veriut është e njohur për kampet e saj të punës, ku thuhet se ndodhen të paktën 200 mijë njerëz. Kampi 22 është një nga më të mëdhenjtë dhe më të tmerrshmit. Nga dëshmitë e të arratisurve, mësohet se një person që hyn në këtë kamp ka të ngjarë të vdesë ose të mbetet me aftësi të kufizuara brenda 2 muajsh. Sipas ish-të burgosurve, jeta aty është kaq e vështirë sa që20-25 për qind e të burgosurve vdesin çdo vit.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/438988/the-most-dangerous-prisons-in-the-world

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...