Interi është në telashe me futbollistin Ivan Perisiç pasi ai kërkon me ngulm që të largohet nga skuadra. Perisiç ia ka bërë me dije klubit se do të transferohet te Manchester United, por zikaltërve nuk u pëlqen aspak sepse kërkojnë shërbimet e tij së paku edhe për një sezon.
Mesfushori kroat i është ofruar një kontratë mjaft e mirë në Angli, por sigurisht që për të “Djajtë e kuq” duhet të paguajnë dhe Interin që do rreth 50 milionë euro.
Dëshira e zikaltërve është që mesfushori të mos largohet, teksa drejtori sportiv Auzilio po bisedon me menaxherin e tij për të ndryshuar kushtet e kontratës.
Aktualisht Perisiç përfiton një pagë prej 3 milionë eurosh dhe kontrata i zgjat deri në vitin 2020. Interi kërkon që ajo të zgjatet dhe me një vit tjetër dhe paga t’i rritet më një milionë euro.