Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni, ka reaguar pas shoqërimit të djeshëm në Polici dhe sekuestrimit të makinës së blinduar.
Në një prononcim për Abcnews.al, Koseni tha se makinën e blinduar e ka të rregullt dhe se e ka blerë me paratë e tij.
Ai sqaroi se nuk është shoqëruar nga policia, por se e ka dërguar vetë makinën në Drejtorinë e Policisë. Sipas tij, kjo është një procedurë normale nga blutë e Elbasanit për këtë kategori makinash.
“Makinën e kam blerë me lekët e mia, e kam të rregullt. Duke qenë se është e blinduar policia bëri procedurën për verifikim. Nuk jam shoqëruar, makinën e dërgova vetë. Ajo që bëri policia është procedurë si për të tjerët për këtë kategori makinash”, tha ai.
Koseni njihet si njeriu që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë