Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë anëtarë të një bande, e cila posedonte dhe shpërndante drogë.
Siç bëjnë të ditur mediet italiane, hetimi nisi pas një denoncimi nëntorin e kaluar, gjatë një kontrolli jashtë shkollave udineze, policia zbuloi se një prej denoncuesve kishte marrë marijuanë nga një shpërndarës, që, sipas tij, ishte furnizuar nga banda e shqiptarëve.
Nga aksioni i karabinierëve në banesë u gjetën dhe sekuestruan 36.5 kg marijuanë, 42 gram kokainë, dy automatikë “Scorpion 765”, prodhim çekosllovak, dhe mjete të tjera të nevojshme për paketimin e drogës.
Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar ndalimin e 4 shqiptarëve: Sokol Pali, 32 vjeç; Hysni Sheshi, 37 vjeç; Ilirjan Isufi, 35 vjeç dhe Anisa Mema, 30 vjeçe. Tre burrat janë dërguar në burgun e Pordenones, ndërsa për 30-vjeçaren, prokurori vendosi arrest shtëpie.