Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ismail Kadare: Si më mbronte diktatori Enver Hoxha

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rrëfehet Kadare: Nuk jam penduar për letrën që i shkrova Enver Hoxhës

Shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë sot një intervistë, ku ka sqaruar letrën e tij të dërguar Enver Hoxhës në vitin 1980, të publikuar para pak ditësh.

Kadare shprehet se zgjodhi të pranonte “fajin” e të motrës para diktatorit, pasi ishte gabimi i saj që kishte folur kundër Enver Hoxhës duke marrë parasysh rrezikun që mund të sillte.

Në këtë intervistë, Kadare e pranon që ai është mbrojtur nga vetë diktatori Enver Hoxha.

“A ka një mbrojtje këtu? Ka një mbrojtje. Thashethemi është se e mbronte Enver Hoxha. Edhe unë po ju them po, ashtu është. Vetëm ai kishte fuqi të të mbronte nga akuza të tilla”, pranon shkrimtari, ndërsa më tej tregon edhe arsyen se përse mbrohej nga diktatori.

Enver Hoxha e mbronte atë nga sistemi i tij, por edhe nga vetvetja, gjë që Kadare shpjegon se ndodh për faktin se ai ishte shkrimtar i njohur:

“Ai më mbronte nga njerëzit e vet, nga sistemi i vet, nga vetja e vet. Kjo ndodh shpesh me shkrimtarët e njohur. Raportet e tyre me rendet tiranike janë zakonisht të rënda e të ndërlikuara, kështu shpjegohet, ndoshta edhe arsyeja që takimet e tyre me diktatoret janë aq të rralla. Janë shkrimtarët, ndoshta, që i shmangnin, por tiranët bënin të njëjtën gjë. Këmbimet e letrave ose bisedat telefonike janë gjithashtu të rralla. Interpretimet e tyre të vështira dhe shpjegimet kundërthënëse për to vazhdojnë shpesh me vite, si e famshmja bisedë telefonike Stalin-Pasternak. Kur i tregova një mikut tim shqetësimin që do t’i drejtoja një letër Enver Hoxhës, ai u habit që kjo ndodhte për herë të parë. Iu duk jonormale një gjë e tillë, në kuptimin jo të mirë të fjalës”, shpjegon Kadare.

Tags: diktatorienver hoxhaIsmail Kadaresi me mbronte

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Letra e Kadaresë për Enver Hoxhën, shkrimtari: Përse u publikua pas 37 vitesh

Letra e Kadaresë për Enver Hoxhën, shkrimtari: Përse u publikua pas 37 vitesh

Çaji që ndihmon të luftoni plakjen

Çaji që ndihmon të luftoni plakjen

Virusi i Nilit shkakton dy viktima në Greqi

Virusi i Nilit shkakton dy viktima në Greqi







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com