Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

ISIS/Si mund të ndalen këta psikopatë të kohës sonë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
ISIS/Si mund të ndalen këta psikopatë të kohës sonë

Fati i ISIS-it, na kujton se ata që na veprojnë me një egërsi mbinjerëzore, shpesh nuk mund t’i rezistojnë shpagimit ndaj viktimave të tyre të zemëruara që ngrenë më në fund krye.

Shteti Islamik sapo e ka humbur kryeqytetin e saj Raka, dhe bashkë më të edhe fantazinë e fundit të grupit terrorist, të krijimit të një kalifati në Lindjen e Mesme. Gjatë viteve të fundit, ISIS-i e tmerroi audiencën globale me videot e krimeve të papërshkrueshme. Çfarë lloj njerëzish mund të jenë ata që u presin kokat, djegin, mbytin, torturojnë dhe hedhin në erë civilë të pafajshëm, tallen me trupat e pajetë, i regjistrojnë në kamera tmerre të tilla, dhe pastaj ua tregojnë videot e tyre makabre një audience botërore?

Si mund të mposhteshin ndonjëherë këta psikopatë para-modernë, duke pasur parasysh se në njëfarë mase ISIS-i, kishte arritur të kapërcente kufijtë e gjerë të Irakut dhe Sirisë? Zelli i Shtetit Islamik në kremtimin e gjesteve të pa mendueshme nga një mendje normale në kohët moderne, iu shtua kultit të tij të pamposhtmërisë.

Xhihadistët e rinj nga bota perëndimore u përballë me realitetin që ofronte grupi në Lindjen e Mesme, të etur për t’u përfshirë në atë rreth vicioz, sikur të qe videoloja më e fundit kompjuterike. Ushtritë e Lindjes së Mesme, dukej sikur nuk kishin ndonjë përgjigje për dhunën mesjetare të ISIS-it. Udhëheqësit e pafuqishëm perëndimorë, e shpërfillën ose e mohuan joshjen vrastare të grupit.

Në fakt, në vitin 2014, analistët më pesimistë po parashikonin që ISIS-i do të shtinte së shpejti në dorë pjesë të mjaftueshme të naftës në Irak dhe Siri, për ta përhapur barbarizmin në të gjithë rajonin. Por kohët e fundit, i gjithë projekti i Shtetit Islamik filloi të shpërbëhej, pothuajse sa befasisht ashtu sikurse lindi. Rezultoi që skuadrat e avionëve bombardues amerikanë, nuk ishin dhe aq të impresionuar nga kërcënimet e ISIS-it, dhe e bombarduan duke shkatërruar qendrat e komandës dhe shtabin e tij qendror.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, toleroi risi nga rregullorja e angazhimit të SHBA-së, dhe shpalli jo zyrtarisht një sezon të hapur gjuetie mbi xhihadistët e Shtetit Islamik, ndërsa forcat amerikane trajnuan grupe luftëtarësh të rinj anti-ISIS. Dronë të specializuar, dhe municione perëndimore të orientuara nga GPS-së, e bënë gati të pamundur që udhëheqësit e ISIS-it të mund t’i shmangeshin sulmeve të vazhdueshme.

Tmerret e tyre të së kaluarës, u kishin dhënë xhihadistëve të Shtetit Islamik vetëm një vullnet të sëmurë. Dhjetëra mijëra viktima irakianë dhe sirianë, u rekrutuan vullnetarisht për të luftuar ISIS-in, me një armiqësi që e kishin shfaqur rrallë në të shkuarën. Rezultati i dukshëm aktualisht, është kapitullimi masiv i ISIS-it.

Xhihadistët gjysmë të uritur dhe me lot në sy, kërkojnë mëshirë nga ata që i kanë pasur dikur robër, për të mos treguar ndaj tyre të njëjtën egërsi, që ka ushqyer shpesh masakrat e ISIS-it. Fati i ISIS-it na kujton se përgjatë gjithë historisë, ata që shfaqnin një lloj egërsie mbinjerëzore, pa ndonjë kufizim të mizorisë së tyre, qenë shpesh njerëz që nuk mundën t’u rezistonin më pas shpagimit të pashmangshëm të viktimave të tyre të zemëruara, që në fund ngritën krye.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, udhëheqësi i Al-Kaedës, Osama Bin Laden, i frikësoi perëndimorët me fjalimin e tij të ashpër për “kalin e forte” të islamit radikal, për brutalitetin dhe mizorinë e të cilit një Perëndim gjoja i dobët dhe dekadent, nuk kishte asnjë lloj mundësie për t’u mbrojtur.

Por pas viteve kur Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj, që luftuan Al-Kaedën nga Afganistani në Irak dhe bombarduan liderët e saj kudo që ata u shfaqën, Bin Laden u vra në një kompleks të fshehtë në Pakistan. Në fillim të viteve 1940, vrasësit më të frikshëm në botë ishin elita SS-ve të drejtuar nga Heinrich Himmler. SS pretenduan se ishin supermenët e rinj racialë, duke mbikëqyrur kampet e shfarosjes, duke e udhëhequr ushtrinë gjermane dhe ekzekutuar si të burgosurit ashtu edhe civilët.

Por në majin e vitit 1945, me Berlinin në rrënoja dhe Hitlerin e vrarë, ish-vrasësit po përpiqeshin të fshihnin tatuazhet e tyre me logon e SS. Ashtu si vetë Himmleri, shumica e komandantavë  SS ishin frikacakë, duke u druajtur se viktimat e tyre mund t’y bënin SS-ve atë që ata u kishin bërë më herët të tjerëve.

Para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët japonezë masakruan miliona civilë në Kinë dhe ishujt e Paqësorit. Ata u mburrën se nuk do të dorëzoheshin kurrë në Luftën e Dytë Botërore. E megjithatë, pasi aleatët kishin mposhtur edhe njësitë ushtarake më fanatike në fortesat e tyre në Paqësor, dhe e bombarduan Japoninë deri sa e katandisën në rrënoja, edhe fanatikët më të përkushtuar në fund u dorëzuan.

Një qytetërim në paqe bëhet i vetëkënaqur. Njerëzit shpresojnë se terrori në rritje në horizont, do të digjet nën vete. Gjatë periudhave të qeta, vendet e begata dhe më liberale nuk duan ta dërgojnë rininë e tyre anembanë botës për të luftuar ata që pretendojnë se nuk do të gëzonin më shumë sesa të vdesin ndërsa përpiqen të vrasin ata që janë më të suksesshëm dhe më të mirë.

Por forca e vërtetë e armëve, është zakonisht civilizuese, jo fisnore. Një shtet modern që jeton nga sundimi i ligjit, pëlqimi i të qeverisurve, dhe është i drejtuar nga tregjet e lira dhe një popull i lirë, mund të jetë një forcë vdekjeprurëse kur më në fund provokohet deri në zemërim. E njëjta gjë vlen edhe për viktimat e pafajshme, që fillimisht u mbytën nga vrasësit fisnorë si ato të SS, Al-Kaedës, apo Shtetit Islamik.

ISIS-i mund të ketë qenë në gjendje të shpikë mënyrat më makabre të shpërbërjes së viktimave të pafajshme, por nuk mund të prodhojë dot avionë luftarakë apo të fitojë besnikërinë e qëndrueshme të shumicës së irakianëve dhe sirianëve. Prandaj, ashtu si makineritë mizore të së kaluarës, edhe ISIS-i tashmë po hiqet qafe.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ISISkohësndalenpsikopatëRakaSiriasonë

TË LIDHURA

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit
Bota

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

17:52 | 30/03/2026
Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet
Bota

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta
Bota

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

17:50 | 30/03/2026
Next Post
Thaçi: BE po na izolon

Thaçi: BE po na izolon

Vrasja misterioze e Kennedy, publikohen dokumentet sekrete: Paralajmërimet e FBI dhe frika e sovjetikëve

Vrasja misterioze e Kennedy, publikohen dokumentet sekrete: Paralajmërimet e FBI dhe frika e sovjetikëve

Ngrihet shtatorja e Azemit/ Berisha, Basha dhe Kryemadhi bëhen bashkë në Tropojë

Ngrihet shtatorja e Azemit/ Berisha, Basha dhe Kryemadhi bëhen bashkë në Tropojë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit
Bota

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

by mirseda
17:52 | 30/03/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se disa aleatë të Kievit i kanë kërkuar vendit të...

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

17:50 | 30/03/2026
Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Irani përgënjeshtron negociatat direkte me SHBA. Trump zbulon planet e tij

Irani përgënjeshtron negociatat direkte me SHBA. Trump zbulon planet e tij

17:49 | 30/03/2026
Braçe: Transparencë për naftën, të ndryshohet modeli i tregut

Braçe: Transparencë për naftën, të ndryshohet modeli i tregut

17:46 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com