Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Ishulli mistik i gjarpërinjve në mes të Prespës së Madhe

6 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ishulli mistik i gjarpërinjve në mes të Prespës së Madhe

Ndër pikat kryesore turistike në Shqipëri është edhe Liqeni i Prespës së Madhe, i cili vlerësohet për bukurinë natyrore që ka. Por është një vend akoma më i veçantë që ndodhet në mes të këtij liqeni të mrekullueshëm, ishulli Maligrad ose siç quhet ndryshe edhe ishulli i gjarpërinjve.

Ky ishull i vogël mban brenda vetes një objekt të madh. Në bregun e tij perëndimor ndodhet shpella e Kishës, e cila për formën e veçantë dhe të çuditshme, u quajt vend i shenjtë. Aty është ndërtuar një kishë e vjetër në shek. XIV.

Ajo është kisha e Shën Mërisë. Kisha është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte arkeologjike si tjegulla, kolona e kapitele që i përkasin një kishe paleokristiane, që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit.

Sipër këtij ishulli, ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI. Kisha e Shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësit shqiptarë. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti.

Kisha është krejt e veçantë, me cikle ikonografike dhe mbishkrime historike të viteve 1345 dhe 1369. Në murin perëndimor ka afreska të princërve Kezar Novakut, afreska të gruas së tij Kalia, dhe femrave Maria dhe Amirali.

20 vjet më vonë më 1389, princi Amiral Novaku ka lënë një mbishkrim në Kishën e Ristozit, pranë Korçës. Ikonografia kështu në shekullin e XIV paraqet figura laike dhe historike.

Pikturat e Maligradit i takojnë stilit të ri ikonografik të quajtur “stili paleolog”, një rilindje artistike të ikonografisë bizantine. Këto piktura janë studiuar, por jo në mënyrë shteruese. Më tërhoqën vëmendjen disa skena, që dalin jashtë programit rigoroz ikonografik.

Për herë të parë zbulova  se në gjoksin e disa figurave të shenjtorëve dhe profetëve kishte grumbuj fytyrash pa aurola në gjokset e tyre. Këtë nuk e kam parë në asnjë kishë deri më sot. Jo larg kishës në faqen shkëmbore pashë pikturat në shkëmb, bërë me ngjyrë të kuqe, me anë të oksidit të hekurit.

Pikturat janë thjesht vizatime antropomorfe, në një stil ekspresiv, primitive, vendosur pa rregull, në mënyrë të çrregullt. Në një faqe guri është pikturuar një figurë femërore: Shën Maria, e cila në dorën e djathtë mban një shkop mbi majën e të cilit është një fryt shege.

Pranë është figura e Krishtit fëmijë dhe një figurë burri me aureolë dhe me mjekër. Një skemë tjetër tregon një figurë kalorësi mbi një kalë skematik në lëvizje, bien në sy edhe figura e një kryqi me dy boshte horizontale në boshtin vertikal, që mbaron me figurën e një peme të jetës.

Mbi kryqin është figura e Krishtit fëmijë. Dallohen edhe disa gërma si TE, mbase të emrit THEUS=ZOT. Ka një numër portretesh, si edhe disa figura kryqesh të brendashkruar nëpër rrathë. Pashë afro 12 figura, por qe e pamundur të ngriheshe më lart në shkëmbin e pikturuar.

Duket qartë që kjo faqe shkëmbore ka qenë e shenjtëruar si një tempull i hapur në natyrë, e shumë më vonë pranë u ngrit kisha. Pse ka ndodhur ky shenjtërim tek piktorët në shkëmb? Çfarë ka ndodhur? Stili primitive i skenave, me koka të mëdha e trupa të vegjël tregojnë origjinën e ikonografisë së krishterë.

Këto piktura ngjajnë me afresket e katakombeve të shekujve IV-V të erës sonë. Ky zbulim është tepër i rëndësishëm dhe unikal në Shqipëri. Këto piktura primitive në shkëmb duhet të jenë para zyrtarizimit të fesë së krishterë nga Konstandini i Madh. Figura mashkullore me mjekër pranë Shën Marisë me Krishtin fëmijë duhet të përfaqësojnë një martir të krishterë, ndoshta martirizuar në këtë ishull.

Sipas kronikës, më 22 maj 1016, princi i Dioklesë Gjon Vladimiri u vra nga cari Vladislav në një ishull të Prespës. Besoj pikërisht në Maligrad. Kjo shpjegon pse në shekullin e XIV, shenjtërimi i vendit bëhet më i rëndësishëm.

Kishte disa shpella, disa dru mani shekullore, fiq dhe trëndafila të egër. Mbi ishull janë gjurmët e një ndërtimi, kurse në anën veriore pashë një mur si edhe tulla bizantine të shekullit të VI. Maligrad do të thotë “qytet i vogël”. Por, në shekuj, ishulli ka qenë përgjithësisht i pabanuar, si edhe sot.

Zbulimi i pikturave paleokristiane të shkëmbinjtë e Maligradit është një ngjarje e madhe dhe e papritur historike dhe e artit. Shqipërisë i shtohet kështu një motiv i ri i lashtësisë dhe fillimit të Mesjetës. Ky zbulim është i një rëndësie në rrafsh evropian.

Ishulli ka gjatësi rreth 800 metra e gjerësi rreth 200 metra dhe rrethohet nga shpate shumë të pjerrët, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij. Në këtë ishull ka bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, shpella e zgavra karstike.

Prej kohësh, banorët e zonës së Prespës shkojnë aty me varka për të kryer shërbesa e rite fetare.

Ishulli nuk është i banuar, por popullohet në sezonin veror nga turistët e shumtë kurioz të historisë dhe kulturës vendase.

Mund të vizitohet duke ndjekur itinerarin Korçë – Zvezdë – Liqenas.

Marrë me shkurtime nga shkrimi i Dr. Moikom Zeqos

Tags: gjarpërinjtëishulli i prespesmoikom zeqo

TË LIDHURA

Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën
Aktualitet

‘Jeni të kapur’Berisha shpërthen në Kuvend: Dorëzoni mandatin e Ballukut

14:08 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?
Aktualitet

Mile shpëerthen ndaj Berishës: Kryetar non grata, po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde

14:07 | 12/02/2026
‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…
Aktualitet

‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…

14:06 | 12/02/2026
Next Post
OFL ndalon 6 automjete të blinduara në Shijak dhe Durrës

OFL ndalon 6 automjete të blinduara në Shijak dhe Durrës

Vidhnin shtëpitë dhe sendet i shisnin, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

Vidhnin shtëpitë dhe sendet i shisnin, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

Grenell përplaset ashpër me Kurtin: SHBA masa ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa

Grenell përplaset ashpër me Kurtin: SHBA masa ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën
Aktualitet

‘Jeni të kapur’Berisha shpërthen në Kuvend: Dorëzoni mandatin e Ballukut

by mirseda
14:08 | 12/02/2026
0

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

Mile shpëerthen ndaj Berishës: Kryetar non grata, po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde

14:07 | 12/02/2026
‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…

‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…

14:06 | 12/02/2026
Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

Berisha bën gafën e ditës Belind Kellici apo Belind Balluku ?

14:03 | 12/02/2026
Balla nuk përmbahet ndaj deputetes së PD: E di unë për kë punon ti! Distancohuni nga dhuna

Debat në Kuvend: Balla me tone ironike ndaj Berishës, Peleshi propozon deklaratë për UÇK-në

14:01 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com