Pas ndarjes nga Adil Rami, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të këtij të fundit, aktorja Pamela Anderson ka ndarë me të gjithë detaje tronditëse. Nga dhuna sistematike nga ish-partneri, e deri në shtrimin në spital. Lidhja me të dashurin shumë vite më të vogël, ishte si një ëndërr e keqe.
Bjondja e serialit të njohur ‘’Baywatch’’, ka folur për herë të parë për tmerrin e përjetuar dhe sakrificat e bëra për të ndenjur me një burrë që ishte tepër agresiv.
“Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht. Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz, paranojak dhe mosbesues. Më ka ndaluar të rija me të gjithë shokët, si dhe njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s’flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s’mund të pija pa praninë e tij. Ishte si një burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë”, shkruan aktorja në Instagram.
Ajo ka rrëfyer detajet e tmerrshme të dhunës nga ish-i i saj, ku në një moment nga dhuna e tepërt e ushtruar i ka thyer të dyja duart. “M’i theu të dyja duart.
M’u desh të shkoja në spital (6 muaj më vonë) sepse kisha shumë dhembje. S’mund të hapja as një tapë shisheje”, vijon aktorja, Pamela Anderson.