Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ishte i lagur dhe i gjakosur në kokë”, zbardhet dëshmia e plotë e Dëfrim Kurtit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ishte i lagur dhe i gjakosur në kokë”, zbardhet dëshmia e plotë e Dëfrim Kurtit

Udhëtimi me fugon në tetor të 2018-s, ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij dhe për këtë arsye, ai i ka ruajtur.

Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionuar pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë. Më shumë se dy ditë iu desh Prokurorisë së Tiranës të zbardhte të gjithë ngjarjen, e cila duket se shkak ka ruajtjen e nderit nga ana e Canit, i cili nuk mund të pranonte një lidhje të tillë. Nga ana tjetër, viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa njihej me autorin dhe familjarë të tij.

Në kërkesën për caktim të masës së sigurisë, Prokuroria ka renditur dëshmi të autorit, motrës së tij, si dhe mënyrën se si bashkëshorti i kësaj të fundit, Dëfrim Kurti, kishte larguar trupin e viktimës nga toka e tij, duke i kërkuar ndihmë të afërmve, të cilëve nuk i kishte treguar të gjithë situatën.

Trupi i 35-vjeçarit është endur për disa minuta sa në një vend në tjetrin, ndërsa në fund një kushëri i Kurtit e ka futur në banesë, ku e kanë mbajtur ngrohtë deri sa të vinte i vëllai i Gjeçit, i cili e ka marrë dhe transportuar për në Spital me një makinë të lartë. Edhe vetë 20-vjeçarja, në dëshminë e dhënë ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit, që do të përfundonte me vdekjen e të dashurit të saj.

“Kam dëgjuar zhurmë goditje”, ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi. Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili, sipas saj, përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

DESHMIA E DËFRIM KURTIT

Shtetasi Dëfrim Kurti e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I.K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet. Shtetasi I.K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllain të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi Arben Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësisht shofer i linjës së furgonave të zonës.

Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste. Ishte i lagur, pasi binte pak shi dhe ishte i gjakosur në kokë në anën e majtë, po ashtu gjak kishte në xhup dhe në triko. Të tre së bashku e kanë marrë në krahë dhe e kanë çuar te shtëpia e B.K., ku i kanë hequr të gjitha rrobat në brez e sipër, pasi dridhej dhe kishte ftohtë. I kemi hedhur dy-tre batanije që të ngrohej si dhe i kam futur shumë dru sobës për t’u ngrohur më shumë ambienti.

Ndërkohë, ka marrë në telefon vëllain e Arbenit, shtetasin C.GJ., të cilit i ka thënë se ka gjetur Benin jashtë të vrarë dhe të gjente ndonjë makinë për ta çuar në spital. Nga verifikimi i thënieve të shtetasit Dëfrim Kurti, me procesverbalin e verifikimit të thënieve, vërtetohet se ai me gisht ka treguar se ku ka gjetur kufomën në derë, më pas e ka marrë atë dhe e ka dërguar në lagjen “Bakutja”, duke e lënë në anë të rrugës.

Më pas, ka shkuar në parcelën e shtetasit S.K., ku kishte hequr bluzën e tij me njolla gjaku dhe e kishte fshehur poshtë një rrase guri, si dhe ka fshehur po në këtë parcelë, në murin rrethues, në mesin e saj, telefonin “iPhone” me ngjyrë blu e të bardhë, që i përkiste viktimës Arben Gjeçi. Më pas, ai ka lëvizur me mjet në drejtim të qytetit të Tiranës./ Panorama

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Shpërthimi i Krastës ndaj ish-ministres bëhet viral: Keni bërë një Shqipëri mizerabël (Video)

Shpërthimi i Krastës ndaj ish-ministres bëhet viral: Keni bërë një Shqipëri mizerabël (Video)

Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

“Si mund të shpëtojmë sigurimsat që kapin shtetin”

“Larja e hesapeve”, gjithçka që duhet të dini për duelin McGregor-Khabib (Video)

“Kudo ka politikë”, Khabib tallet keq me dënimin: Më zgjoni kur gjithçka...

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com