Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që personat e lindur në vitet 1980-1990 të bëjnë vaksinimin, nëse nuk kanë mundur ta bëjnë atë në fëmijërinë e tyre.
Ky proces do të kryhet deri në fund të muajit prill në qendrat shëndetësore.
“Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do aplikojnë vaksinën”, shprehet specialistja e ISHP-së, Erida Nelaj.