pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahis girişbetsalvador1win girişamgbahisholiganbet giriş1winmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetholiganbetkulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcratosroyalbetromabetjojobet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Filloi dhuna elektorale në arsim!

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Artan Fuga

Filloi dhuna elektorale në arsim!
Më datën 22 prill, një ditë pushimi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, zonja Lindita Nikolla, mblodhi mësuesit në pallatin e kongreseve dhe paraqiti sipas saj bilancin e këtij katërvjeçari në arsim.

A mendon njeri se mund të kishte ndonjë mësues apo mësuese që mund të thoshte “nuk vij” në takimin zyrtar të organizuar nga zonja ministre? E pamundur! Takimi ku referuesi ka statusin e ministrit e bën ftesën të detyrueshme! Pra, kemi një tubim ku audienca është e detyruar të marri pjesë.

Po të ishte ndonjë takim pune, nuk do të kishte asgjë jo normale. Por, duke dëgjuar e parë në televizion fjalimin e zonjës Nikolla, u dëshpërova, u trishtova, por nuk u zhgënjeva.

Ishte një takim elektoral i mirëfilltë. Nuk besoj se ndokush që mund të kishte ndonjë mendim të kundërt me të për çështjet dhe gjendjen e arsimit shqiptar mund ta merrte fjalën dhe ta kundërshtonte. Mësuesi në tubim të kundërshtojë ministren?!!!

Cili ishte thelbi i fjalimit të zonjës Nikolla?

Asgjë konkrete, por vetëm retorikë propagandistike dhe elektorale!

E para ajo u duk se tha që secili të votojë lirshëm në votimet e ardhshme. Por, kjo u shoqërua me mesazhin e prerë dhe kërkesën: Mos më lini vetëm në ato që kam bërë!

Thirrje e hapur elektorale drejtuar mësuesve të thirrur në një takim zyrtar me mësuesit e Shqipërisë! Votoni me mua dhe për mua!

Ja kjo është shkelje e ligjit, kjo shkakton shkatërrimin e dinjitetit të qytetarit që thërritet me detyrim në takime të fshehura elektorale dhe të maskuara keq e shumë keq!

Zonja Nikolla nuk mungoi, sikurse ka bërë këto katër vjet, që të hedhi nga tribunat zyrtare edhe fyerje edhe ofendime ndaj kritikuesve të gjendjes ku ndodhet arsimi shqiptar sot, dhe për të cilën nuk është se ajo e ka përgjegjësinë e parë dhe të vetme. Unë jam nga këta kritikë dhe u ndjeva i sulmuar nga një zyrtare e lartë e shtetit!

Arsimi shqiptar ka njëzet vite që lëngon dhe këto katër vite e kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tij.

Ministrja ka përgjegjësitë e veta!

Nuk dëgjuam një gjë që nuk është bërë mirë, por vetëm vetëlavdërime dhe suksese, kur gjendja e arsimit shqiptar dhe edukimi i të rinjve është në gjendje të mjeruar.

Pretendoi se kemi një arsim të standardeve europiane për moshat nga tre deri në pesëmbëdhjet e kusur vjeç. Unë nuk dua të besoj se zonja Nikolla gënjen, por atë ose e gënjejnë, ose bashkëpuntorët e saj nuk ia kanë haberin fare se çfarë është sot arsimi parauniversitar në Europë.

Nëse do ta dijë se si dalin nxënësit nga ky arsim të vijë t’ia dëftejmë ne, dhe në mënyrë po aq të përvuajtur sa edhe fjala e saj, po aq të prekur, por po aq me besimin se gjërat mund të ndreqen shumë shpejt, nëse ka vullnet politik.

U përpoq që duke i bërë thirrje armatës së mësueve të mos e lërë vetëm atë, ta bëjë këtë armatë mësuesish, përgjegjëse dhe bashkëpërgjegjëse, me politikat në fuqi prej dekadash dhe të aplikuara edhe prej saj që e kanë shkatërruar shkollën shqiptare.

Të rinjtë, mësuesit, prindërit nuk meritojnë dhunë elektorale, propagandë të fshehur, duke thirrur audienca me detyrim, retorikë boshe dhe lustrim të një gjendje, që të gjithë, me përjashtim të bashkëpunëtorëve të zonjës Nikolla, e dinë që është për t’u vajtuar. Dhe për këtë nuk e kanë fajin mësuesit, ata janë si nxënësit, viktima të politikës.

Shembulli i sotëm në këtë krizë politike, që ka mbërthyer vendin e që ka vendosur në dyshim mundësinë e zgjedhjeve të lira, provon në mënyrë krejt paradoksale se ja sesi abuzohet me pushtetin për të ushtruar dhunë elektorale mbi nxënësit, mësuesit, prindërit, duke inskenuar maskarada elektorale, pa dobi shoqërore dhe madje edhe pa dobi elektorale.

Le ta kalojë edhe njëherë ligjin për arsimin e lartë në Kuvend dhe do të shohi se veç opozitës nuk do ta votojë më as LSI, as Libra, duke rrezikuar siç është shpallur publikisht të mbetet në pakicë.

Kurse, po të duhet të dalin parametrat e vërtetë të gjendjes të arsimit parauniversitar, le të hapet debati mbarëpopullor, sikurse fushata elektorale do ta ketë rastin ta bëjë gjerësisht, thellësisht.

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

PS jep alarmin mbi protestën e opozitës: Na çon drejt dhunës si në '97-ën

Eureporter: Kriza politike mund të prodhojë dhunë

Kriza politike në Maqedoni, SHBA: Do ketë sanksione, nëse nuk formohet qeveria e re







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com