Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-ministri Manjani: Rama përdor Lu-në, ja plani për pastrimin e parave të drogës!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ish-ministri Manjani: Rama përdor Lu-në, ja plani për pastrimin e parave të drogës!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer sot kundër kryeministrit Rama. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se Rama bëri çmos këto 10 ditë për të bërë popullin shqiptar që tëharrojë kanalizimin e vendit.

Akuzat e Manjanit shkojnë më tej teksa shkruan se kryeministri nxori ambasadorët për të folur për disa “peshq të ngordhur”.

Manjani i referohet ambasadorit amerikan Donald Lu, teksa ky i fundit bëri bujë para pak ditësh me deklaratën e tij se “peshqit e mëdhenj të politikës dhe krimit i pret burgu”në fillim të vitit 2018.

Manjani paralajmëron se këto skandale po i shërbejnë për fazën e dytë post-kanabizim, duke pastruar paratë e drogës.

“Po shfaqen ide për kontrata koncensioni në infrastrukturë qe po i fitojnë bisnese vendase që qartësisht nuk i zotërojnë ligjërisht shumat e nevojshme të parave. Po përgatitet injektimi i parave të drogës në këto projekte. Kosto këtë radhë do jetë shumë më e lartë se damka që na vuri me Kanabizim!!!”, shkruan ish-deputeti i LSI-së.

POSTIMI I MANJANIT:

Ku e lamë?!Te hashashiii…

—————

Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të PA BARAZISË para ligjit.

U zu me Grekët, me Italianët, me mediat e Kazanit, me opozitën po e po!

Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njërëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!

Qëllimi: të harrohet se Ai kanabizoi vendin! Të harrohet “druri i shtrembër”! Të harrohet që Rilindja vendosi hapur pabarazinë para ligjit si standart qeverisës!

Në çdo rast fajin për kanabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…

Sipas Ramës, asnjëherë nuk ka pasë drogë në Shqipëri! Fajin për këtë e kanë ata që flasin, jo ata që e bëjnë! Opozita, mediat e kushdo tjetër që e mban mendjen te droga që mbolli dhe shiti Rilindja, quhet mendje kazani!

Nuk ka prova për këtë gjë-thotë Rilindja! Ka vetëm llafe kazani, madje edhe nga kazanët e huaj! Nuk janë prova as tonelatat e drogës që kapen çdo ditë! As mos kapja e asnjë kapo bande që lidhet me drogën e kapur, nuk është provë! Kulmi!

Në fakt provat e kapura deri më sot nuk flasin për një vepër penale, por për një KRYEVEPËR penale!

Kanabizimi i vendit është Kryevepra penale,civile, administrative e sociale e Kryeministrit, i cili në këtë kontekst merr statusin e “Krye të Pandehurit”! Për shkak të pozitës që ka në hierarki dhe në kryeveprën e arritur, Ai nuk është si të pandehurit e tjerë. Është Krye i Pandehur!

Kjo që ka ndodhur nuk mund të harrohet! Nuk mund te fshihet! Nuk mund të mos ndëshkohet! Jo për hakmarrje, por për drejtësi!

Nuk ka drejtësi nga ata që e dhunuan të drejtën! Kjo vlen për të gjithë, por në radhë të parë për krye të pandehurin që ende qeveris me paratë e drogës!

Le të bëjë teatër sa të dojë. Drogën e ka aty, në mendje e për zemër! Për turpin e Tij e të grupit që qeveris!

Nuk ka asnjë temë tjetër me të cilin mund të flitet më me të, deri sa të japë llogari për damkën e drogës që na vuri ndërkombëtarisht! Nuk ja kishim borxh edhe këtë gjë!

Por kujdes: të gjitha këto skandale që i plasin, po i shërbejnë për fazën e dytë post-kanabizim. Kjo është pastrimi i parave të drogës!

Po shfaqen ide për kontrata koncensioni në infrastrukturë qe po i fitojnë bisnese vendase që qartësisht nuk i zotërojnë ligjërisht shumat e nevojshme të parave.

Po përgatitet injektimi i parave të drogës në këto projekte. Kosto këtë radhë do jetë shumë më e lartë se damka që na vuri me Kanabizim!!!

Prandaj, mendjen ne mësim!

Tags: donald lumanjaniparatë e drogëspastronperdorrama

TË LIDHURA

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori
Kosovo

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori

14:25 | 05/09/2025
9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

08:13 | 05/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës
Aktualitet

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
Next Post
Veliera/ Shtyhet seanca, Shoqëria Civile: Mund të shkojmë në Strasburg!

Veliera/ Shtyhet seanca, Shoqëria Civile: Mund të shkojmë në Strasburg!

Cezari duke ecur në Shqipërinë mikpritëse, i riu flet për ëndrrat e tij

Cezari duke ecur në Shqipërinë mikpritëse, i riu flet për ëndrrat e tij

“Kapeni për zhelesh”, Ndreu akuzon opozitën: Shohin qimen te syri tjetrit, por…

“Kapeni për zhelesh”, Ndreu akuzon opozitën: Shohin qimen te syri tjetrit, por...

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Serbi/ Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet
Bota

Serbi/ Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet

by mirseda
18:19 | 05/09/2025
0

Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” do të mbahet sonte në Novi...

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

18:11 | 05/09/2025
Kryeministri Bayrou rrezikon të humbasë votëbesimin, Macron kërkon emërimin e pasardhësit para grevave në 18 shtator

Kryeministri Bayrou rrezikon të humbasë votëbesimin, Macron kërkon emërimin e pasardhësit para grevave në 18 shtator

18:04 | 05/09/2025
Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

17:22 | 05/09/2025
Pas Danimarkës, një tjetër shtet i NATO-s përgatitet të rekrutojë gratë në forcat ushtarake

Pas Danimarkës, një tjetër shtet i NATO-s përgatitet të rekrutojë gratë në forcat ushtarake

17:14 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com