Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ish-ministri i Tepsisë së Ramës, nga profesor i thjeshtë në miliarder

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-ministri i Tepsisë së Ramës, nga profesor i thjeshtë në miliarder

Ish-ministri i Transportit në Qeverinë “Rama 1” dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë “Berisha 2”, Edmond Haxhinasto, mban mbi mbi supe një sërë skandalesh.

Nga një profesor i thjeshtë, u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

Nën kostumin e ministrit Haxhinasto, u përfshi në skandal me tenderin e  koncesionit të Rrugës së Kombit,  me tenderin për qindra ton naftë bruto, para për të cilat Haxhinasto mban përgjegjësi pasi ka qenë Ministër i Ekonomisë.

Dhe së fundmi këtë viti, Haxhiasto përfundoi edhe tek Prokuroria për Krime të Rënda, e cila tashmë ka nisur ka nisur hapjen e dosjeve të  zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të niveleve të larta.

Ish-ministri Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka kaluar në “duar” të prokurorëve të  Krimeve të Rënda  për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më 19.02.2018, Haxhinasto u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm.

Për arsye se ekzistojnë dyshime se Ministria e Transporteve e drejtuar nga Edmond Haxhinasto,  nuk ka marrë masa ndaj këtyre abuzimeve edhe pse më 2016-ën, ka patur një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për keqmenaxhim të projektit dhe abuzim me fondet.

Jo vetëm me skandale, por as me pasuri nuk mbetet prapa, ish-profesori Haxhinasto.  Me duar në tepsinë e pushtetit, Haxhinasto u shndërruar në miliarder. Po këtë vit, mediat kanë raportuar se pasuria e Haxhinastos i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, për të depërtuar në bankat e  Qipros.

Ish –ministri Haxhinasto, sipas të dhënave të Open Speding Albania, dhe formularëve të deklarimit të pasurisë para fillimit të detyrës të siguruar nga CNA.al, rezulton  pronar i një sërë pasurive të patundshme, të paktën me 3 shtëpi. Pa llogaritur këtu pasurinë e deklaruar në emër të gruas.

Bashkëshortja, Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sipërfaqe 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj.

Por, pavarësisht  se posedon tre shtëpi, Haxhinasto ka deklaruar se ka marrë kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e një tjetër apartamenti me afat deri më 03.03.2022.  Shkollimin e vajzës në Angli, Haxhinasto ka deklaruar se ia ka paguar vëllai dhe kunati.

Pasuria e deklaruar nga Haxhinasto

Viti 2003

Pronar me 25 % i një ap. banimi përfituar nga privatizimi, hipotekuar më 15.02.1994, vlera 4 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi blerë pas dhënies me VKM, vlera 2 300 000 lekë.

Gjendja cash, kursime, 10 000 dollarë.

Pronar me 100 % i një autoveture, përfituar si dhuratë, vlera 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, nga Ministria e Punëve të Jashtme, 839 841 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga gjatë vitit 2004 nga ‘Lerenti’ sh.p.k, 360 000 lekë.

Viti 2004

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga gjatë vitit 2004 nga ‘Lerenti’ sh.p.k, 360 000 lekë.

Viti 2009

Pronar me 25 % i një ap. banimi përfituar nga privatizimi në vitin 1994, me sip. 78.64 m2, blerë 11 836 lekë.

Pronar me 33 % i një shtese në ap. e banimit me sip. 66 m2, ndërtuar pas lejes së marrë më 15.08.1997 nga Bashkia Tiranë ku është investuar rreth 3 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi blerë me kontratë nga Enti i Banesave më 24.06.2003 me kursime, vlera 489 570 lekë.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Kia Sorento’, dhuratë nga vjehrri, vlera 22 000 dollarë.

Të ardhura si funksionar partie (i LSI-së, janar – qershor 2009.), 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si zëvendësministër i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, (tetor – dhjetor), 299 705 lekë.

Të ardhura nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (tetor – dhjetor) si shpërblime, për telefon dhe dieta, 75 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga neto si ministër i Punëve të Jashtme, (janar – shtator 2010.), 981 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto si zv-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme (tetor – dhjetor 2010.), 426 000 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtuar me 500 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga neto si zv-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme 1 803 204 lekë.

Të ardhura nga dieta, udhëtime jashtë shtetit nga Ministria e Punëve të Jashtme, 558 880 lekë

Të ardhura nga qira e apartamentit dhënë me qira në 01.12.2011, 250 euro/muaj.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga si e punësuar pranë firmës Lerenti shpk, 360 000 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga paga e deklaruesit, bashkëshortes së tij dhe qiraja e shtëpisë, shtuar 1 600 000 lekë, pjesa takuese 33 %.

Gjendja cash në një bankë të nivelit të dytë pakësuar për përdorim personal dhe dhënie hua 20 000 dollarë familjarëve, gjendja më 31.12.2011, 1 152 euro, pjesa takuese 33 %.

Viti 2012

Paga neto si Zv/kryeministër në vlerën 1 823 732 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto paga nga punësimi në kompaninë Lerenti shpk në vlerën 600 000 lekë

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës në vlerën 1 198 170 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto paga nga punësimi në kompaninë Lerenti shpk në vlerën 600 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj zotit Kozma Nasto.

Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, në vlerën 5 650 euro.

Depozitë kursimesh në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 000 euro.

Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 198 170 lekë.

Reduktim i kursimeve në vlerën 200 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si ministër, 2 107 050 lekë bruto.

Të ardhura nga dieta, 1 000 euro.

Të ardhura nga pjesëmarrja në KKT, 100 000 lekë bruto.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr. “Pjetër Bogdani”, Tiranë për periudhën 1 prill 2014 – 31 gusht 2014, 2 000 euro.

Të ardhura nga qiraja e apartamenti në Rr. “Pjetër Bogdani”, Tiranë për periudhën 1 shtator 2014 e në vijim, 2 400 euro.

Të ardhura si kontribut nga vëllai e kunati për shkollimin e vajzës në Angli, 5 500 euro.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 61 755 euro, afat shlyerje deri 03.03.2022, interes bazë 4 %, për blerje apartamenti në Rr. “Zef Jubani”.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 381 151 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro.

Viti 2015

Paga bruto si ministër 2 101 092  lekë ose neto 1 574 492 lekë

Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT bruto 200 000 lekë ose neto 143 610 lekë.

Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti 7 200 euro.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto të ardhura nga qiraja e pronës apartament plus dyqan totali 15 600 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.

Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 vlera 54 372 euro për tu shlyer.

Pasuria e Haxhinastos, pas lënies së detyrës në vitin 2016

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerje apartamenti me afat deri më 03.03.2022, normë interesi 4 %. Detyrimi i shlyer, 7 313 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 48 654 euro.

Të ardhura nga paga si ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, 1 445 742 lekë bruto.

Të ardhura nga dieta në udhëtime jashtë shtetit, 1 310 euro dhe 320 dollarë.

Të ardhura nga pjesëmarrja vjetore në komisione (KKT), 80 000 lekë bruto.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Tiranë, 600 euro/muaj, në 8 muaj 4 800 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga puna si përkthyese, 450 000 lekë në 9 muaj.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura si pagesë për detyrime të pashlyera nga kompania ‘Lerenti’, 167 200 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e një apartamenti dhe dyqani në Durrës, 10 800 euro në 9 muaj.

Pasuria e Haxhinastos, para fillimit të detyrës 2016

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. me sip 90.6 m2 ndërtuar në vitin 1999 si shtesë e ap. të privatizuar në vitin 1994 së bashku me familjen (babain, nënën dhe vëllain) me kontribute dhe kursime familjare, vlera në 1999, 1 600 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. rreth 60 m2 privatizuar në vitin 2003 nga Enti Kombëtar i Banesave. Vlera në vitin 2003, 489 570 lekë, sot vlerësuar nga një bankë e nivelit të dytë për efekt kredie, 100 000 euro.

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. 174 m2 + garazh në Tiranë, blerë në vitin 2013 me kredi dhe kursime familjare, vlera 16 296 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, pronare me 100 % e një dyqani me sipërfaqe 122 m2 në Durrës dhuruar nga shoqëria ‘Lerenti’ sh.p.k, në pronësi të babait.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 524 280 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, e përbashkët me bashkëshorten, në një bankë të nivelit të dytë, 2 926 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 534 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 35 253 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, (të ardhura nga shitja e dyqanit me sipërfaqe 122 m2.), 105 000 euro.

Të ardhura si pagesë kalimtare si ish-ministër dhe më parë si ministër, që nga shtatori 2016, 1 048 560 lekë.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë (deri në 31 gusht 2017.), 7 200 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e apartamenti në Durrës, 7 200 euro.

Të ardhura nga kompensimi i pronës si trashëgimtar, 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga angazhimi pranë Studios Noteriale Altin Haxhinasto, 401 400 lekë në vit.

Shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘Toyota Land Cruiser’ blerë me këste në mars 2017, 26 000 euro, në pronësi të deklaruesit dhe bashkëshortes, 50 % me 50 %.

Të ardhura nga shitja e automjetit ‘Kia Sorento’, 6 000 euro./CNA.al

Tags: ish-ministrimiliarderProfesorRamësTepsisëthjeshtë

TË LIDHURA

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë
Aktualitet

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

12:39 | 05/06/2025
Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua
Politikë

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

12:25 | 05/06/2025
GJKKO lë në burg 9 të dyshuar për trafik droge pas operacionit të përbashkët SPAK-Finlandë
Aktualitet

GJKKO lë në burg 9 të dyshuar për trafik droge pas operacionit të përbashkët SPAK-Finlandë

12:06 | 05/06/2025
Next Post
‘E premte e zezë’ për Ramën? Shqipëria do marrë një ‘Jo’ të fortë

‘E premte e zezë’ për Ramën? Shqipëria do marrë një 'Jo' të fortë

PD po “shqyen” PS-në për Toyotan. Po Mona nga po fle gjumë?

PD po "shqyen" PS-në për Toyotan. Po Mona nga po fle gjumë?

Dështon tentativa e parë për hapjen e negociatave/ Kotzias: Tre vende kanë rezerva

Dështon tentativa e parë për hapjen e negociatave/ Kotzias: Tre vende kanë rezerva

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim
Bota

Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim

by mirseda
13:25 | 05/06/2025
0

Në kuadër të vizitës zyrtare në Parlamentin Europian, delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga...

Guardiola vlerëson Juventusin: Skuadra më e mirë në Itali

Guardiola vlerëson Juventusin: Skuadra më e mirë në Itali

12:47 | 05/06/2025
Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

12:39 | 05/06/2025
Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

12:25 | 05/06/2025
Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët

12:19 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com