Pas përfundimit të marrjes në pyetje, avokatët e ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva kanë deklaruar se ata do të kërkojnë që të shfuqizohet masa e paraburgimit.
“Sot na njoftuan se nesër do të na dorëzojnë kërkesën për përfundim të procedurës hetuese. Mendojmë se kjo është shkelje e të drejtës, sepse Prokuroria ka për obligim që ta dëgjojë të dyshuarën para se të përfundojë procedura hetimore”, ka deklaruar avokatja e Janevës, Irena Fërçkoska, raporton “Shenja”.
“Ne që nesër kur do ta marrim njoftimin do të kërkojmë shfuqizimin e masës së paraburgimit”, deklaroi avokati i dytë i Janevës, Delo Kadiev.