Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti i Arsenalit, Sam Oji.
Oji i cili luante në rolin e mbrojtësit, nisi karrierën te Arsenali në vitin 2000 kur ishte ende 15 vjeç. Pas 4 viteve te “topçinjtë”, mbrojtësi u transferuar te Birmingami, më pas te Donkasteri e Bristol Rovers.
Me një karrierë të pasur me disa skuadra angleze në Ligën e parë e Premier Ligë, Sam Oji punonte kohët e fundit si menaxher pranë klubit Hajgejt Junajtid.