Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-ambasadori i BE-së: Vetëm pajtimi e shpëton Ballkanin!

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ish-ambasadori i BE-së: Vetëm pajtimi e shpëton Ballkanin!

Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Erwan Fouere është rikthyer për të folur rreth situatës politike dhe ekonomike që po kalon Ballkani.

Përmes një analize të gjatë në “Eastern Western Balkans”, Erwan Fouere thekson se vendet e rajonit duhet të lënë pas të shkuarën e përgjakur dhe t’i drejtohen rrugës së pajtimit si mundësi reale për integrimin në familjen evropiane.Ai sjell në vëmendje konfliktet e viteve ’90 përfshi edhe atë të viteve 2000 në Maqedoni, vend në të cilin ka shërbyer si ambasador. Për të gjitha këto ngjarje ai thekson se liderët duhet të shohin drejt pajtimit midis vendeve si një nga parimet themelore të vetë Bashkimit Evropian, i ndërtuar mbi tolerancën, nëse i referohemi konkretisht edhe shembullit të Gjermanisë dhe Francës, shkruan Tirana Today. 

Analiza e plotë nga Erwan Fouere për “Eastern Western Balkans”:

Çështja e pajtimit dhe e drejtësisë tranzicionale, pas konflikteve të egra në fillim të viteve 1990, vazhdon të përbëjë një sfidë të madhe për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Me pushimin së ekzistuari të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi, vëmendja është zhvendosur tanimë tek aftësia e sistemit gjyqësor vendas për t’u marrë me krimet e luftës.

Kjo duhet të shoqërohet me përpjekjet për të promovuar tolerancën dhe pajtimin, veçanërisht përmes sistemit arsimor (përfshirë mësimin e historisë) në të gjithë rajonin.

Me fjalë të tjera, siç e kemi parë në shoqëritë e tjera pas konflikteve, si në Afrikën e Jugut, e vërteta dhe pajtimi janë dy anë të së njëjtës monedhë.

Në komunikimin e tij më të fundit mbi politikën e zgjerimit të BE-së të botuar më 17 prill, Komisioni Evropian deklaroi se “promovimi i stabilitetit, dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për tejkalimin e trashëgimisë së kaluarës dhe pajtimit, kërkojnë një udhëheqje politike të përgjegjshme, dhe përpjekje të mëtejshme thelbësore”.

Shtrirja e kësaj sfide, është përforcuar në raportet individuale që shoqërojnë komunikimin për ecurinë e secilit vend, në çuarjen përpara të reformave për procesin e pranimit në union, ku theksohen mangësitë serioze në drejtësinë tranzicionale dhe kompensimin e viktimave të krimeve të luftës, veçanërisht në Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Për këtë arsye, do të kërkohet një qasje shumë më e përcaktuar, për të siguruar përfundimin e procesit të drejtësisë tranzicionale në ato vende, si dhe trajtimin e çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe personat e zhdukur.

Përgjegjësia kryesore është e vendeve në fjalë. Çdo proces pajtimi i suksesshëm, nuk mund të imponohet nga jashtë, por duhet të ndodhë brenda vetë rajonit.

Njëkohësisht, e shkuara e afërt ka dëshmuar se ai nuk do të ndodhë pa mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të Bashkimit Evropian. 

Angazhimi i Komisionit Evropian, i shpallur më 6 shkurt në Dokumentin e Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, për të zgjeruar më tej mbështetjen për iniciativat e pajtimit, duke përfshirë ato që adresojnë drejtësinë tranzicionale, është veçanërisht i mirëpritur.

Ai do të përfshijë, ndër të tjera, vazhdimin e mbështetjes për punën e Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale të Kosovës.

Një e ashtuquajtur “nismë pilot”, së bashku me mbështetjen për Komisionin Rajonal të ngritur për të zbuluar fakte rreth krimeve të luftës, dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1991-2001 (RECOM), është shpallur për periudhën e ardhshme.

Përpjekjet e guximshme të ndërmarra nga RECOM, që të gjithë udhëheqësit që marrin pjesë në takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit që do të zhvillohen në Londër në muajin korrik, të bien dakord mbi themelimin e një Komisioni Rajonal të së Vërtetës, janë veçanërisht në kohë, dhe duhet të mbështeten.

Ndërmarrja e një hapi të tillë, do të tregonte aftësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u marrë me të kaluarën, duke promovuar pajtimin dhe respektin brenda shoqërisë.

Ky do të ishte hapi i parë, megjithëse i rëndësishëm, në udhëtimin e gjatë nga një e kaluar e ndarë, drejt një të ardhmeje të përbashkët për rajonin.

Që të jetë e suksesshme, kjo nismë do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, për të bindur ata që pretendojnë se pajtimi mund të arrihet edhe pa u përballur me të kaluarën, ose ata që sugjerojnë se duhet të “harrojmë të shkuarën, dhe të fshehim gjithçka nën qilim”, apo më keq akoma, ata që promovojnë një proces, që ka të bëjë më shumë me hakmarrjen politike sesa me drejtësinë.

Siç është theksuar shumë herë gjatë procesit të së Vërtetës dhe Pajtimit në Afrikën e Jugut, “padrejtësia është si të kesh vetëm njërin sy, por hedhja e vështrimit tej, do të thotë t’i humbasësh të dy sytë”.

Pasi të jetë ngritur, kjo Komision Rajonal duhet të hapë një nivel të ri të bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe në rajonet ndërkufitare.

Ai duhet të përfshijë pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, duke përfshirë organizatat rinore dhe ato të grave, dhe duke punuar bashkë me partitë politike. 

Kjo përqasje gjithëpërfshirëse, do të forcojë pronësinë vendore të procesit, dhe do të kontribuojë në një respekt më të madh për sundimin e ligjit dhe standardet demokratike.

Bashkimi Evropian, duhet të ofrojë mbështetje financiare dhe logjistike në çdo hap të këtij udhëtimi. Duke qenë një nga shembujt më të mirë të tejkalimit të trashëgimisë së konfliktit, dhe krijimit të një procesi të bazuar në sundimin e ligjit, Brukseli e ka përdorur përvojën e vet për të mbështetur proceset e paqes pas konflikteve në mbarë botën, si në Afrikën e Jugut apo Irlandën e Veriut.

Mbështetja e BE-së për të vërtetën dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të ishte një vazhdim logjik i këtyre përpjekjeve, dhe do të kontribuonte në stabilitetin afatgjatë në vendet, të cilat janë, në fund të fundit, anëtarë të ardhshëm të familjes së Bashkimit Evropian.

Shënim: Erwan Fouere, bashkëpunëtor në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane, dhe ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Ballkanipajtimitpermesshpetonvetem

TË LIDHURA

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal
Aktualitet

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal

17:07 | 14/10/2025
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë
Aktualitet

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

16:13 | 14/10/2025
Next Post
E pazakontë, Blendi Fevziu: E humba për 11 vite gruan që kam sot

E pazakontë, Blendi Fevziu: E humba për 11 vite gruan që kam sot

Noizy publikon video nga makina luksoze, komenti i Ermal Mamaqit është epik

Noizy publikon video nga makina luksoze, komenti i Ermal Mamaqit është epik

Njihuni me kompaninë/Loboi për Ramën dhe e financoi Assad

Njihuni me kompaninë/Loboi për Ramën dhe e financoi Assad







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit
Kosovo

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

by mirseda
19:13 | 14/10/2025
0

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit zgjedhor në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur...

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

19:11 | 14/10/2025
“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

19:09 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com