E premte, 30 Korrik, 2021
18.5 C
Tirana

Njihuni me kompaninë/Loboi për Ramën dhe e financoi Assad

Ballard Partners, nuk është një kompani e panjohur për publikun shqiptar. Kjo kompani  ka një kontratë të rregullt lobimi me Partinë Socialiste, e cila drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Por, kohët e fundit ajo është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA.

Ditët e fundit mediat në Uashington shkruajnë se kompania e njohur rezulton se ka marrë para nga një biznesmen sirian që njihet si aleat dhe mik i diktatorit Bashar Al Asad.

Paratë janë marrë për të ndikuar në administratën e SHBA lidhur me zhvillimet në Siri dhe marrjen e mbështetjes për diktatorin sirian.

Ky skandal ka marrë shumë vëmendje në SHBA, për shkak se një javë më parë Amerika bombardoi  bazat me armë kimike të Assad.

Mediat në SHBA shkruajnë se ky lobim është një kërcënim për sigurinë e SHBA, pasi firmat lobuese po dalin kundër sigurisë kombëtare të vendit, shkruan floridapolitics.com. 

Kujtojmë se Ballard Partners është firma e lobimit në SHBA e cila ka marrë përsipër dhe imazhin e Partisë Socialiste shqiptare. Një pjesë e kontratave të mes Ballard dhe PS-së nuk janë publikuar.

 Gazetari i revistës “Mother Jones”, Dan Friedman, i cili ka bërë disa artikuj për financimin e partive shqiptare pranoi dje në një intervistë në “Zërin e Amerikës” se nuk ka arritur të marrë të dhënat zyrtar nga PS-ja për lotimin në SHBA. “Për artikullin e mëparshëm unë kërkova kontakt me këtë grup që quhet Ballard Partners. Ata kanë një ish-kongresmen me emrin Robert Wexler. Unë u përpoqa të flas me të për shkrimin tonë të mëparshëm, por ai refuzoi të fliste”,– tha Frideman.

Ndërsa nga ana tjetër, vitet e fundit ajo ka nënshkruar kontrata lobimi me Partinë Socialiste të Shqipërisë, presidentin turk, Rexhep Tayp Edrogan dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në të dhënat zyrtare në SHBA ka shifra shumë të papërfillshme të paguara nga PS, gjë që nuk i  justifikon shërbimet e shtrenjta që ofron kjo kompani. Ballard Partners u rendit e para në vitin 2017, si kompania me më shumë fitime nga lobimi në SHBA. Për shkak të faturave të “kripura” kompania punon kryesisht me klientë vendet e Gjirit Persik. Së fundi ajo ka gjetur klientë të besuar dhe në disa vende të Ballkanit. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Punonjësit federalë përsëri me maska

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit....

Kualifikim historik/ Laçi në raundin e tretë të Conference League

Mund të quhej si mision i pamundur, por në futboll kjo fjali ekziston vetëm në letër, sepse fusha flet ndryshe. Me plot meritë, Laçi ka...

Izraeli nis të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-covid

Izraeli do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij...

“Krimi po merr tenderat në Fier”/ Subashi reagon pas deklaratës së Petro Koçit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në...

Conference League/ Partizani nuk ia del, Bazeli e eleminon në raundin e dytë

Partizani pësoi një tjetër humbje ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’. Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke...