Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

iPhone mbush 10 vjeç, ja cfarë presin ndjekësit besnikë

9 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
iPhone mbush 10 vjeç, ja cfarë presin ndjekësit besnikë

Klientëve besnikë të kompanisë Apple nuk do t’u duhet të presin më gjatë për të parë se çfarë do t’u ofrohet këtë vit. Kompania pritet të zbulojë iPhonin e ri gjatë një aktiviteti të martën. Këtë vit mbushen edhe plot 10 vjet nga koha kur aparati i parë iPhone iu paraqit publikut në vitin 2007.

Ndoshta pak njerëz e kuptuan se sa shumë do të ndryshonte botën momenti kur një dekadë më parë Steve Jobs paraqiti iPhonin e parë. Tani, ndjekësit besnikë të kompanisë Apple, si dhe ekspertët e teknologjisë po presin të shohin nëse kompania me qendër në Kaliforni do të mund të krijojë sërish një moment të tillë.

Si zakonisht, kompania Apple e cila njihet për ruajtjen e sekretit, nuk ka nxjerrë detaje. Prishmëritë janë se do të paraqitet një iPhone shumë i ndryshëm, ndoshta me ekran më të madh, por edhe me një çmim të lartë në rreth 1 mijë dollarë.

“Ky është 10-vjetori i iPhonit. E kemi shijuar këtë teknologji për një dekadë. Nëse Apple dëshiron të shpalosë vizionin e saj se si do të duken 10 vitet e ardhshme, ky është momenti i duhur. Pra, të gjithë po presim një zbulim madhor. Është bërë gjithnjë e më vështirë të mahnisësh audiencën, të fitosh klientë të rinj dhe të ruash ndjekësit besnikë”, thotë Charlene Li, analiste pranë Grupit “Altimeter”.

Analistja thotë se Apple do të përqendrohet më shumë edhe tek i ashtuquajturi “realitet i shtuar virtual” që kërkon shumë punë për lente të reja dhe programe të komplikuara. Apple ka dhënë shenja se synon të udhëheqë tregun e ardhshëm të realitetit të shtuar. Gjithashtu, kompania do të mundohet të zmadhojë ekranin, diçka që e kanë bërë tashmë firma të tjera konkurrente, shkruan VOA.

“Apple nuk ka synuar ndonjëherë që të ketë parametrat më të lartë për lojërat. Siç e dini, iu desh kohë që të rriste memorien RAM, baterinë, dhe gjëra të tjera që telefonat Android e patën bërë më parë. Apple përqëndrohet më tepër tek krijimi i eksperiencës së përdoruesve, të cilën të mund ta përshtasë sipas përfytyrimit të vetë kompanisë”, thotë Michael Josh Villanueva, botues i “GadgetMatch”.

Pritet megjithatë që për shkak të përparimit të shpejtë të teknologjisë, edhe Apple të përpiqet të befasojë me produkte të reja.

“Të gjitha kompanitë po prodhojnë aparate të shkëlqyera që ia kalojnë asaj çfarë ka arritur iPhone 7-ta. Kështu që ndoshta mënyra e vetme që të arrijnë diçka të veçantë, do të ishte që të prezantonin një paisje super luksoze të teknologjisë së lartë”, thotë Nicole Scott, botuese e “Mobile Geeks”.

Aktiviteti i shumëpritur që Apple do të organizojë nesër, do të zhvillohet për herë të parë në Teatrin “Steve Jobs”, në selinë e re të kompanisë në Cupertino të Kalifornisë.

Tags: 10 vjecbesnikëiPhoneja çfarëmbushndjekësitpresin

TË LIDHURA

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut
Aktualitet

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë
Bota

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

10:32 | 10/03/2026
Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë
Aktualitet

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
Next Post
3.000 raste dhune në 8 muaj, psikologia Toçe: Shteti ynë reagon vetëm pas akteve makabre

3.000 raste dhune në 8 muaj, psikologia Toçe: Shteti ynë reagon vetëm pas akteve makabre

Shkon në 8 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Itali

Shkon në 8 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Itali

Vendimi i parë i qeverisë Haradinaj, shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit

Vendimi i parë i qeverisë Haradinaj, shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com