Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Investimet te resortet do të ndryshojnë bregdetin tonë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Investimet te resortet do të ndryshojnë bregdetin tonë

Turizmi po rritet çdo vit dhe qeveria thotë se tashmë i ka idetë e qarta se çfarë duhet përmirësuar vitin e ardhshëm.

“Që të gjitha hotelet dhe njësitë e shërbimeve që kryejnë shërbime në bregdet deri në maj të vendosin dekulatorin e ujërave të zeza. Do iua bëjmë shumë të qartë, sepse përndryshe nuk do të kenë mundësi të hapin dyert”, tha kryeministri Rama.

Por biznesi privat e ka nuhatur para qeverisë potecialin e zhvillimit të turizmit. Në Shqipëri janë disa fshatra turistikë të një niveli të lartë, që po ndërtohen në bregdet. Dy prej tyre kanë marrë statusin e investitorit strategjik. “Green Coast” në Palasë dhe “Neë Born” në gjirin e Lalzit kapin një vlerë investimi prej gati 80 milionë eurosh.

Një tjetër resort turistik, “Palasa Bay Resort” është projektuar në gjirin e Dhërmiut, ndërsa në Jalë do të ndërtohet një kompleks vilash dhe hotelerie. Për të vazhduar po në jug, në Ksamil, ku është projektuar një tjetër fshat i këtij tipi.

Ndërkohë, në gjirin e Lalzit po zhvillohet një ndërtim me një sipërfaqe prej 350 mijë metrash katrorë dhe investimi shkon në gati 90 milionë euro. Në fazë procedurash për leje është investimi në Divjakë i Behxhet Pacollit, një investim gjigant me vila, hoteleri dhe port jahtesh, shkruan TCH.

Luan Bregasi, kryetar i “Biznes Albania”, njëkohësisht investitor në hoteleri turistike, thotë se duhet një infrastrukturë e plotë.

“Gjithçka lidhet me ndërtimin e aeroporteve, ndërtimin e rrugëve, shtrirjen e energjisë elektrike, ujit, dezinfektimin e zonave turistike, që të mos vijë një turist i huaj dhe vendi të jetë i mbushur me mushkonja”, tha Bregasi.

Por sfidë më vete është menaxhimi profesional i resorteve turistike.

“Përpjekjet e përbashkëta me komunitetin e sipërmarrjes private për të krijuar një klasë menaxherësh, qoftë nëpërmjet formimit dhe arsimit profesional, qoftë nëpërmjet trajnimeve, për të rritur nivelin dhe cilësinë e shërbimeve”, tha më tej Bregasi.

Bregasi shprehet i kënaqur me uljen e TVSH-së, por më shumë lehtësira do të kishin më tepër impakt. Gjithsesi sipas tij, një ministri që i dedikohet turizmit tregon se qeveria e ka në vëmendje këtë sektor.

Tags: bregdetindo të ndryshojnëinvestimette resortet

TË LIDHURA

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd
Aktualitet

Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd

20:21 | 23/02/2026
Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj
Aktualitet

Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj

19:29 | 23/02/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 8 shtator 2017

Shtypi i ditës, 8 shtator 2017

Shtypi nga bota, 8 shtator 2017

Shtypi nga bota, 8 shtator 2017

Çfarë ka ndodhur më 8 shtator?

Çfarë ka ndodhur më 8 shtator?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

by mirseda
20:28 | 23/02/2026
0

Një ambient shërbimi është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të...

Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd

Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd

20:21 | 23/02/2026
Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

19:55 | 23/02/2026
Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj

Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj

19:29 | 23/02/2026
Shqipëria dhe Hungaria thellojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Hungaria thellojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes

19:23 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com