Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Investigimi i Mother Jones/ “Basha do digjet për të shpëtuar Saliun, e braktisi dhe Damir Fazlliç”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Investigimi i Mother Jones/ “Basha do digjet për të shpëtuar Saliun, e braktisi dhe Damir Fazlliç”

Revista amerikane “Mother Jones” dhe shkrimi i saj investigativ për lidhjet e Luzim Bashës me Rusinë,  vijon të  jetë temë e nxehtë në agjendën mediatike shqiptare dhe të huaj.

Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe lidhjet e dyshimta me biznesmenë rusë kanë shkaktuar një “tërmet”  në opinionin publik.

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar artikullin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me kontratat e lobimit të kompanisë “Biniada Trade”, për të djathtën shqiptare.Sipas Ngjelës, kreu i opozitës, Lulzim Basha do digjet, pasi është ai personi që ka firmosur kontratën sekrete me kompaninë fantazmë që loboi për PD në SHBA, rrënjët e së cilës janë në Rusi-shkruan BW.

Ish-ministri shton se Basha është braktisur nga bashkëpunëtori i tij i parë, siç e quan ai serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, e më pas do të braktiset edhe nga vetë Berisha.

 Statusi i Ngjelës

Pas publikimit të skandalit që revista amerikane Mather Jones nxori për Lulzim Bashën. l.Kanë filluar shmangiet e para.Bashën po e lënë bashkëpunëtorët e korrupsionit.I pari e la serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, domethënë: Demir Faslliu.Po, shenjat janë që, ashtu siç u distancua Fazlliçi, nga Basha do të distancohet dhe vetë Saliu.Po, pse do të distancohet Berisha prej Bashës? Sepse marrëveshjen sekrete kuptohet që e ka firmosur Basha.

Atëherë logjika është kjo: Basha do të digjet për të shpëtuar Saliun; se është e kuptueshme që Basha domosdoshmërisht në këtë rast ka qenë nën urdhërat e Saliut.

ll.Çfarë do të sjellë kjo?

Në fakt ky do të jetë fillimi i tragjedisë së korrupsionit të djathtë, por edhe fillimi i komedisë që do të ndjekin shqiptarët duke qeshur me abuzuesit e tyre. Por duhet theksuar se kjo njëherësh ka të bëjë edhe me frikën e Edi Ramës, se ky, nuk mund të ketë më shpresë për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Po korrupsionit të majtë, kur do t’i fillojë tragjedia?

Nëse Mather Jones do të publikojë edhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja penale në krerët, majtas dhe djathtas, do të jetë e njëjtë.

Po kjo nuk do të thotë që gjithçka do të pritet vetëm nga revista Mather Jones, sepse afërmendsh që ka edhe investigime të tjera që mund dhe duhet t’i ekspozojnë skandalet financiare të lidershipit politik shqiptar.

Si pasojë e kësaj dhe të fakteve korruptive që dihen, goditja penale duhet të jetë e njëkohëshme në të dy krahët e politikës.

Dhe sigurisht që kjo do të jetë masa më e drejtë në besueshmërinë që duhet të fitohet kundrejt opinionit publik shqiptar.

lll.Gjithsesi, tani kuptohet se koha ka hyrë në një stad të ri antikorrupsion: po fillojnë ekspozimet faktike të skandaleve financiare, por edhe antikombëtare.

Në të vërtetë, duhet të kuptohemi: skandali i fundit i marrëveshjes së Bashës me agjensitë ruse, është identik si edhe rastet historikë të liderëve shqiptarë me Beogradin, gjithmonë në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptar.

Pse, a ka njëri sot me pak mend në kokë që të mos e kuptojë që angazhimi i Rusisë për Bashën dhe Berishën është angazhimi i këtyre të dyve që ta kalojnë Shqipërinë drejt interesit rus?

Dhe po ta mendosh disi më thellë, e kupton qartë se gjithçka është bërë për të shkatërruar çdo të drejtë që kanë marrë shqiptarët deri tani nga pushtuesit sllavë të territoreve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por gjithçka ama, për të shpëtuar nga rreziku që po iu vjen prej reformës antikorrupsion.E kuptoni se me çfarë individësh kemi të bëjmë? Me njerëz që po kërkojnë që t’i shpëtojnë ndëshkimit të tyre si të implikuar në korrupsion, duke shkatërruar gjithçka të arritur për të drejtat e dhunuara të shqiptarëve, deri me genocid antishqiptar. E gjithë kjo ka vetëm një konkluzion: likuidimi i kësaj bande antikombëtare duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Tags: bashabraktisiDAMIRDIDGJETdoFAZLLICinvestigimiJONESMOTHERsaliushpëtuar

TË LIDHURA

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës
Aktualitet

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:36 | 07/06/2025
Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë

08:54 | 07/06/2025
Rama publikon pamje nga “Defender 25”, stërvitje e madhe në Europë.
Politikë

Rama publikon pamje nga “Defender 25”, stërvitje e madhe në Europë.

08:23 | 07/06/2025
Next Post
Rrëfehet Chilavert, portieri që pështyu Roberto Carlosin: Ballak qelbej erë

Rrëfehet Chilavert, portieri që pështyu Roberto Carlosin: Ballak qelbej erë

Gjermania “shuplakë” Bushatit: Tahiri në qeli, ndryshe harrojeni BE-në!

Gjermania “shuplakë” Bushatit: Tahiri në qeli, ndryshe harrojeni BE-në!

Mustafa Nano kritikon sërish vajzat e sportit: Ja ku na çon lakuriqësia

Mustafa Nano kritikon sërish vajzat e sportit: Ja ku na çon lakuriqësia

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës
Aktualitet

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

by mirseda
09:36 | 07/06/2025
0

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga...

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

09:31 | 07/06/2025
Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

09:06 | 07/06/2025
Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë

Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë

08:54 | 07/06/2025
Rama publikon pamje nga “Defender 25”, stërvitje e madhe në Europë.

Rama publikon pamje nga “Defender 25”, stërvitje e madhe në Europë.

08:23 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com