Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Intervistoi 1.400 pacientë në prag të vdekjes, ja vizionet që përjetojnë ata

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Intervistoi 1.400 pacientë në prag të vdekjes, ja vizionet që përjetojnë ata

Kur mjeku Kristofer Kerr nisi studimin e tij në ”Hospice & Palliative Care Buffalo” në vitin 1999, duke dëgjuar ëndrrat dhe vizionet e fuqishme që shihnin pacientët në prag të vdekjes të tyre, u trondit jo pak. Por nuk kaloi shumë kohë, dhe Kerr e kuptoi këto përvoja të brendshme mund të ishin shumë terapeutike,- jo vetëm për pacientët, por edhe për familjet e tyre.

Për t’i kuptuar më mirë këto përvoja të fundit të jetës (ELEs), Kerr ka intervistuar më shumë se 1.400 pacientë afër fundit të jetës së tyre. Historitë që ai mblodhi pranë shtretërve të tyre, janë prezantuar në librin e tij të vitit 2020 “Vdekja ekziston, por vetëm si një ëndërr”.

Si i përkufizoni përvojat e momenteve të fundit të jetës?

Përvoja subjektive në prag të fundit të jetës ekzistojnë vërtet. Ato janë përvoja të brendshme. E vetmja pikë referimi na nxit t’i quajmë ëndrra. Por, vetë pacientët e mohojnë këtë:”Jo, jo, unë nuk shoh ëndrra normale!”. Pra, ato përshkruhen më shumë sesa ëndrra.

Në studimet tona ne përdorim termin vizione, pasi njerëzit thonë se janë zgjuar ku i përjetojnë ato. Unë mendoj se ajo që po ndodh është se ata ndoshta po ëndërrojnë duke qenë të shumë të kthjellët. Procesi i vdekjes ka dy të përbashkëta:ju hani më pak, dhe ndryshon mënyra juaj e gjumit. Pra, jeni edhe brenda dhe jashtë gjendjeve të gjumit.

A janë pacientët të kthjellët kur i përjetojnë këto përvoja?

Duhet të bëjmë një dallim shumë të rëndësishëm:ne nuk po flasim për momentet dhe orët para vdekjes, kur kemi një njeri me një tru të de-oksigjenuar. Por po flasim për analizimin e gjendjes së tyre disa ditë, javë dhe madje edhe muajve para vdekjes.

Disa nga këta njerëz janë duke ngarë makinën, duke paguar taksat, dhe duke jetuar vetëm. Ata nuk kanë funksione neurologjike të komprometuara. Pra janë multifunksionalë. E rëndësishme ishte që vëzhgimin ta kryenim çdo ditë. Sepse e dinim që ka një ndryshim të dukshëm kur njerëzit janë afër vdekjes.

Dhe thelbi është se gati 90 për qind e njerëzve, brenda disa ditëve dhe javëve para vdekjes, përjetojnë të paktën një nga këto ngjarje që përcaktohen si jashtëzakonisht reale dhe shumë kuptimplota. Ato shtohen në frekuencë kur njerëzit i afrohen akoma më shumë vdekjes. Interesante në këtë rast, është fakti se ndryshon tema dhe përmbajtja e këtyre vizioneve. Sa më afër vdekjes, aq më shumë ka të ngjarë të shihni njerëz që kanë vdekur, dhe që i keni dashur shumë.

Na tregoni pak më shumë rreth këtyre ëndrrave dhe vizioneve…

Shohim një proces gradual ku njerëzit gati e pranojnë se kanë jetuar sa duhet, dhe kjo zvogëlon frikën nga vdekja. Historitë janë të jashtëzakonshme. Edhe ato negative janë ndoshta më transformuese apo kuptimplota.

Për shembull dikush që vuante nga Sindroma e Stresit Post-Traumatik (PTSD), u ngushëllua në ëndrrat e tij duke parë ushtarët, ndaj të cilëve ai ndihej në faj pse ai kishte mbijetuar, dhe ata jo. Dhe pastaj ai mundi të flinte, dhe gjeti paqen.

Çfarë ndryshimesh vutë re nga pacienti në pacient?

Njerëzit kishin prirjen të vdisnin ashtu siç kishin jetuar. Nëse do të kishit elementë torturues, pikëllues dhe tragjikë në jetën tuaj, këto procese nuk i mohonin ato. Dhe ato nuk e mohojnë vdekjen; ato gati e kapërcejnë atë. Do t’ju jap një shembull:Një nënë kishte një djalë me probleme me varësinë nga droga dhe përfundoi në burg. Vetë ajo e vuri në dyshim identitetin e saj si nënë. Por në përvojën e saj në fund të jetës, prindërit e saj erdhën tek ajo, dhe i thanë se ishte një nënë e mirë.

Ju keni botuar një studim mbi ELES dhe rritjen shpirtërore post-traumatike. Si është trauma për njerëzit që po vdesin?

Ajo bazohet në presupozimin se vdekja është një ngjarje e pafavorshme. Dhe nëse po e pranoni se do të vdisni, sigurisht që ka keqardhje në formën e humbjes dhe pikëllimit. Nuk mendoj se është e gabuar analogjia dhe të folurit mbi të si një ngjarje traumatike.

Njerëzit që kishin përvoja të tilla, shfaqën përfitime të rëndësishme në rritjen e tyre të përgjithshme shpirtërore, veçanërisht në reflektimin dhe përshtatjen me atë që do të ndodhë. Dhe kjo e përmbys idenë tonë mbi vdekjen, që është ajo e një humbjeje.

A e ndryshon hulumtimi juaj mënyrën se si njerëzit mund të kujdesen më mirë, dhe të lidhen me njerëzit e dashurit që po vdesin? 

Vdekja është në vetvete izoluese. Dhe ne e kemi dehumanizuar atë në shumë mënyra. Por ky studim shërben si një mekanizëm, me të cilin ne mund të humanizojmë atë që është një përvojë njerëzore. Shpresoj që ky studim t’i bëjë njerëzit të shkojnë përtej kuptimit të vdekjes, thjesht si një dështim i organeve deri në mbylljen e një jete. Ne jemi shumë më tepër, sesa pjesët që fizike që dështojnë së funksionuari.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/mind/what-a-hospice-physician-who-interviewed-1-400-patients-can-tell-us-about

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: intervistimpacienteprag vdekjevizione

TË LIDHURA

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti
Bota

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë
Bota

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë

16:58 | 08/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post

Sekretari Blinken viziton Ukrainën mes tensioneve me Rusinë

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, pranga shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Itali / Shkatërrohet banda shqiptaro-nigeriane në shtetin fqinj

Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën, arrestohet polici në Lezhë

Tiranë/3 arrestime në 24 orët e fundit, 2 shoferë të dehur dhe dhunuesi i gruas







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

by mirseda
15:15 | 09/01/2026
0

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative...

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

14:24 | 09/01/2026
Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com