Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Intervista e plotë e Albin Kurtit për Le Monde

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Intervista e plotë e Albin Kurtit për Le Monde

Le Monde: Sapo keni takuar për herë të parë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel. Cila ishte përshtypja juaj? 

Kurti: Ky ishte takimi i parë për një dialog në të ardhmen. Nuk ishte i lehtë, por konstruktiv. Kam insistuar që asgjë të mos fshihet nën qilim, pra që çështja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohet me sinqeritet. Të gjithëve na duhet kjo njohje reciproke. Vuçiç u përgjigj duke thënë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Mospranimi i realitetit në njërën anë, apo e vërteta në anën tjetër, vijnë nga e njëjta logjikë. Serbia duhet të distancohet nga koha e Millosheviçit, i cili e nisi aparteid dhe përfundoi me gjenocid në Kosovë. Liderët e Serbisë duhet të ndahen nga trashëgimia e Millosheviçit.

Pavarësia e Kosovës është 13-vjeçare. Nuk mund të kemi diskutime siç kemi bërë para vitit 2008. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, i cili validitoi faktin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, ky debat është mbyllur. Nuk do ta diskutoj statusin e Kosovës, është çështje e zgjidhur. E vetmja çështje sot është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiçi duhet ta kuptojë këtë. Vuçiçi ende e konsideron Kosovën territor të cilin Serbia një ditë duhet ta rikthejë, pa marrë në konsideratë popullin dhe qytetarët e saj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe të bëhet më demokratike.

Konkretisht, si mundet të ecë përpara dialogu ndërmjet Kosovës
dhe Serbisë ?

Në Bruksel, unë bëra katër propozime. I pari Ishte reciprociteti i të drejtave të pakicave serbe dhe shqiptare në secilin
nga vendet. E dyta një “deklaratë paqeje” ku dy vendet angazhohen të mos sulmojnë kurrë më ushtarakisht njëri tjetrin, veçanërisht në një kohë kur Beogradi po blen armë në Rusi; por Vuçiç menjëherë refuzoi. E treta është të bëjmë cështjen
e të zhdukurve në luftë një përparësi Dhe e katërta është për të shkuar drejt një marrëveshjeje rajonale të tregtisë së lirë.

Ky dialog serbo-kosovar zhvillohet nën kujdesin e Bashkimi Evropian. Ndërsa nga ana amerikane, administrata e Trump, më parë  dëshironte shkëmbime teritoresh midis Serbisë dhe Kosovës, a shihni ndonjë ndryshim diplomatik që prej asaj zgjedhjes së Joe Biden?

Zgjedhja e Presidentit Biden është një sinjal shumë pozitiv. Së pari, Joe Biden u bë udhëheqësi i social demokratëve në botë dhe kjo është shumë pozitive. Unë besoj se administrata amerikane nuk e ka marrë asnjëherë shumë seriozisht atë cfarë donte të bënte z. Trump në këndvështrim diplomatik. Historia absurde e shkëmbimit të territoreve ka mbaruar. Le të mos flasim më për të.

Si shkoi takimi juaj i parë me Emmanuel Macron?

Ne diskutuam çështje bilaterale në fushat e sigurisë, kulturës, të Frankofonisë. Unë nga ana ime, insistova në  problemin e liberalizimit të i vizave për qytetarët e kosovës, tre vjet pas dritës jeshile dhuruar nga Bashkimi Evropian, dhe ndërkohë që ka pasur një rënie drastike të emigracionit. Parisi mbetet skeptik.

Shpresoj që kjo vizitë do të ndihmojë për të kapërcyer skepticizmin e Francës. Unë insistova në nevojën e marrëdhënieve shumë të forta ekonomike bilaterale me Francën.

Diplomatikisht, i kam kërkuar presidentit Macron që ta lidhë njohjen e ardhshme të Kosovës nga Serbia me pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy subjekte, në këndvështrimin tim nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se cfarë është e gatshme të lëshojë Kosova për Serbinë në këmbim të njohjes.  Por pyetja e vërtetë është tjetër: kur do të jetë Serbia e gatshme të njohë Kosovën? Mendoj se duhet ti japim fund taktikës së dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, pa e kënaqur dot kurrë në këmbim.

Intervistë e gazetarit Remy Ourdan e botuar në të përditshmen që mban datën e së dielës 27 qershor/ Përgatiti Lapsi.al 

 

Tags: Albin KurtikosovaLe MondeVucic

TË LIDHURA

Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare
Rajoni

Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

10:17 | 28/05/2025
Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare
Kryesore

Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare

10:01 | 28/05/2025
Mafia italiane ndryshon taktikat: Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta ndajnë fitimet
Rajoni

Mafia italiane ndryshon taktikat: Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta ndajnë fitimet

08:54 | 28/05/2025
Next Post
“Të ndalim grushtin e shtetit të Rilindjes”, Meta hedh hapin e radhës

Përplasja në Velipojë, reagimet e Presidentit dhe kreut të opozitës

“Regjimi i ylberit”

"Regjimi i ylberit"

Euro 2020/ Mbrëmja sjell Ronaldon përballë Lukakut, fituesi i del para Italisë

Euro 2020/ Mbrëmja sjell Ronaldon përballë Lukakut, fituesi i del para Italisë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Tare flet si drejtori i ri sportiv i Milanit: Një ëndërr që u bë realitet
Sport

Tare flet si drejtori i ri sportiv i Milanit: Një ëndërr që u bë realitet

by mirseda
11:52 | 28/05/2025
0

Pas zyrtarizimit të tij si drejtori i ri sportiv i AC Milan, Igli Tare ka folur për...

Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e …?

Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e …?

11:51 | 28/05/2025
Kosova në krizë parlamentare, shefi i zyrës së BE-së thirrje partive politike

Kosova në krizë parlamentare, shefi i zyrës së BE-së thirrje partive politike

11:48 | 28/05/2025
Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:46 | 28/05/2025
Zelensky propozon takim trepalësh me Trump dhe Putin: Presidenti rus po luan me zjarrin!

Zelensky propozon takim trepalësh me Trump dhe Putin: Presidenti rus po luan me zjarrin!

11:39 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com