Një tjetër i shumëkërkuar nga policia është ekstraduar nga Gjermania. Bëhet fjalë për shtetasin Adrian mali, 52 vjeç, i cili u ekstradua nga Gjermania pasi ishte i dënuar me 5 vite burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Kujtojmë se sot u ekstradua edhe shtetasi Beshiri, 36 vjeç, nga Londra, pasi kanosi gjyqtaren dhe ishte i dënuar me 6 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
Rinas
Interpol Tirana ekstradon një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermani i shtetasit Adrian Mali, 52 vjeç, banues në Kosovë.
Shtetasi Adrian Mali u ekstradua nga Gjermania dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” . Neni 283/1 i Kodit Penal.