Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Interneti nga rrjetet celulare, rritje me 57% në tremujorin IV 2021

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Interneti nga rrjetet celulare, rritje me 57% në tremujorin IV 2021

Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit me ritme të larta vjetore edhe në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se trafiku total i të dhënave arriti në 42 milionë GB (Gigabyte), në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ka përmasa të mëdha edhe e matur si trafik mesatar për përdorues. Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021, çdo përdorues shpenzoi 6.8 GB internet në muaj, me një rritje prej 52.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas AKEP, në fund të vitit të kaluar u raportuan 2.06 milionë përdorues të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare, në rritje me 2.9% krahasuar me fundin e vitin 2020.

Interneti gradualisht po bëhet shërbimi më i rëndësishëm i komunikimit i ofruar përmes rrjeteve celulare në Shqipëri. Aplikacionet e bazuara tek interneti po zëvendësojnë pjesërisht edhe komunikimin direkt nga rrjeti. Kjo provohet nga fakt që, ndërsa trafiku i të dhënave nga këto rrjete është në rritje me ritme të shpejta, trafiku i thirrjeve dhe i mesazheve të shkruara po bien vazhdimisht. Gjatë tremujorit të fundit 2021, volume total i thirrjeve nga rrjetet celulare ra me 3.4%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara (SMS) ra me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këtë vit Shqipëria pritet të hapë garën për kalimin në gjeneratën e radhës të shërbimeve celulare, atë 5G. Kjo pritet të rrisë edhe më shumë potencialet e shërbimit për operatorët celularë. Rrjetet 5G mund të ofrojnë shpejtësi maksimale interneti që tejkalojnë kufirin e 10 Gbps ose 10 herë më të larta krahasuar me versionet më të avancuara të teknologjisë 4G.

Procedura e tenderit për dhënien e autorizimeve për përdorimin e frekuencave në brezin kryesor të teknologjisë 5G, atë 700 MHz (694-790 MHz) të shpallet në gjysmën e dytë të këtij viti. Ky brez shfrytëzohet ende nga operatorët e shërbimeve televizive dixhitale, por sipas Planit

Kombëtar të Frekuencave, që u miratua në mars të vitit të kaluar, brezi 694-790 MHz, do të kalojë përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022.

Këtë vit, tregu celular pritet të pësojë një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e tij. Blerja e operatorëve ALBtelecom dhe ONE nga kompania hungareze, 4iG, pritet ta ulë numrin e operatorëve, nga tre në dy. Ky transaksion do të krijojë operatorin më të madh në treg për nga numri i përdoruesve aktivë. Mbështetur në shifrat e raportuara nga AKEP, në fund të vitit 2021, të dyja kompanitë së bashku kishin 1.44 milionë përdorues aktivë të shërbimeve celulare në fund të vitit 2021.

Kjo shifër përbën pothuajse 55% të numrit të përgjithshëm të përdoruesve aktivë. Një nga arsyet që Autoriteti i Konkurrencës i hapi rrugën këtij transaksioni ishte vështirësia e ALBtelecom për të mbijetuar në tregun celular, mbështetur në performancën e vazhdueshme negative financiare, që nga fillimi i aktivitetit të saj në këtë treg. Besohet se bashkimi dhe krijimi i një operatori më të madh mund të rrisë eficiencën e operatorëve dhe të shtojë kapacitetet investuese, sidomos në optikën e kalimit të afërt në teknologjinë e re 5G. Në teori, kjo mund të balancojë ose tejkalojë efektet potenciale negative në konkurrencë nga pakësimi i numrit të operatorëve në treg./Monitor

Tags: internetirrjetet celulare

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Zelensky ashpërson tonet, thirrje SHBA-së për të ndëshkuar Rusinë

Zelensky ashpërson tonet, thirrje SHBA-së për të ndëshkuar Rusinë

Zelensky-Bidenit: Të jesh lider i botës, do të thotë të jesh lider i paqes!

Zelensky-Bidenit: Të jesh lider i botës, do të thotë të jesh lider i paqes!

Vr*sja e Klodian Rashës, Apeli dënon me 12 vite burg ish-policin

Vr*sja e Klodian Rashës, Apeli dënon me 12 vite burg ish-policin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com