Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiç

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, duke i premtuar atij bashkëpunim në të ardhmen. Vetë Kurti shkroi në Twitter për telefonatën, por nuk shpalosi detaje tjera. ”Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajcak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, shkroi Kurti.

Lajçak: Kam garanci për dialogun

Kërkesa e vazhdueshme e Lajçakut drejtuar kryeministrit të ri kosovar është vazhdimi i dialogut me Serbinë, ndonëse Albin Kurti ka thënë se nuk i shmanget dialogut me Serbinë, por nuk e ka ndër prioritet e para të qeverisjes së tij. Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pritet të ndodhë brenda disa javësh, ka thënë Lajçak.

“Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova ashtu siç jemi marrë vesh edhe me Albin Kurtin duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Vuçiq më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet”, ka thënë Lajqak.

I ngarkuari i BE-së për dialogun ka qenë i inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd ku, siç shprehet ai, “ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun”. “Gjatë qëndrimit tim të fundit në Prishtinë dhe Beograd, partnerët më kanë konfirmuar se e dinë mirë rëndësinë e dialogut dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë proces. Natyrisht se dialogu është jo vetëm proces i normalizimit të marrëdhënieve, por edhe platformë ku zgjidhen edhe problemet tjera”, thotë Lajçak.

Kurti refuzon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ndër kërkesat që vazhdimisht Serbia ka përcjellë për autoritetet e BE-së dhe ato të Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas pikëpamjes së Beogradit ky asociacion ka kompetenca ekzekutive. Por kjo është  e papranueshme për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që refuzon për themelimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive. “Neni 44 i Kushtetutës së Kosovës garanton lirinë e asociimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, mund të jetë karakteri i Asociacionit të komunave, por jo një-etnik, e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj të shpallur më 25 dhjetor të vitit 2015.” Këtë deklaratë  kryeministri i Kosovës e shprehu në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Pas kësaj ishte i menjëhershëm reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. “Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq lidhur me deklarimet e Prishtinës kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, u shpreh Vuçiq. “Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe ” dhe thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, ne po themi që ne nuk jemi aq të dobët sa kemi qenë”, citojnë mediet në Serbi, Vuçiqin duke shtuar se Prishtina nuk duhet të kërcënojë. “Thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë dhe të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të dijë si të përgjigjet”, ka thënë Vuçiq.

Nga komuniteti ndërkombëtar vijnë thirrje të qarta për kryeministrin e Kosovës për angazhim në dialogun me Serbinë. Kërkesa e fundit ishte nga debati në Parlamentin Evropian ku i miratua raporti për Kosovën i raportueses Viola von Cramon, ku ndër të tjera qeverisë së re të Kosovës i bëhet thirrje që të angazhohet në dialog me Serbinë. “Qeveria e re duhet të angazhohet për dialogun. Kemi parë në javët dhe muajt e kaluar që është bërë progres dhe do të donim që ky proces të vazhdojë në javët dhe muajt në vijim. Dialogu është parakusht për rrugën drejt BE-së”, tha Viola von Cramon./DW/

TË LIDHURA

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e
Rajoni

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?
Rajoni

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?

10:51 | 21/11/2025
Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Next Post
Rama me operatorët turistikë në Durrës: Kufiri me Kosovën do të jetë i hapur

Rama me operatorët turistikë në Durrës: Kufiri me Kosovën do të jetë i hapur

Nga Topalli te Patozi e Myslim Murrizi, regjistrohen në KQZ 10 partitë e para

Emrat/ Këta janë 28 kandidatët për deputetë që KQZ-ja ka çuar për verifikim

Rama niset ”me duart plot” nga Turqia, siguron 1 milion vaksina kineze

Vaksinat kineze/ Qeveria i akordon 10 mln dollarë Ministrisë së Shëndetësisë







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com