Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhvilluar një takim me disa nxënës nga Rrësheni, ku ka folur për rrugën e integrimit të Shqipërisë.
Teksa i priti nxënësit gjimnazistë për programin “Njihu me Amerikën”, Lu u shpreh pozitiv për integrimin e vendit tonë, pasi tha se besonte që Shqipëria do të hynte në BE:
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE. Do të doja që ju të udhëhiqnit Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj plot energji, me mendje të hapur dhe e doni vendin tuaj,” iu drejtua ai të rinjve.