Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

INSTAT: Ndërmarrjet e vogla, më inovative se të mëdhatë

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
INSTAT: Ndërmarrjet e vogla, më inovative se të mëdhatë

Sipas të dhënave të mbledhura nga INSTAT, gjatë periudhës trevjeçare, 2016-2018, 46,9% e ndërmarrjeve rezultuan inovative. Ndërmarrjet që ofrojnë Shërbime të Teknologjisë së Informacionit), ku përfshihen Aktivitete të programimit informatik, Aktivitete të këshillimeve informatike, Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike, Shërbime të tjera të Teknologjisë së Informacionit, janë inovatorët më aktivë me 53,2%.

Aktiviteti i inovacionit të ndërmarrjeve rezulton në përpjesëtim të zhdrejtë me madhësinë e tyre.

Përqindja e ndërmarrjeve me 0 deri 9 punonjës të angazhuar në aktivitetin e inovacionit ishte 95,6%; për ndërmarrjet me 10 deri 49 të punësuar kjo përqindje ishte 4,0% dhe ndërmarrjet me 50-249 të punësuar ishte 0,4%.

Për periudhën trevjeçare, 2016-2018, 42,8% e ndërmarrjeve rezultojnë inovatore të produkteve ose proceseve, ndërsa 1,9% e tyre ishin ndërmarrje që nuk kishin zhvilluar inovacion por kishin ndërmarrë aktivitete inovacioni të braktisura ose të pezulluara ose ende në vazhdim gjatë vitit 2018.

Mesatarisht 8,7% e ndërmarrjeve të intervistuara që kryenin aktivitete inovative në periudhën 2016-2018 ishin pjesë e grupeve të ndërmarrjeve dhe 40,3% e tyre kishin selinë qendrore jashtë vendit.

Për sa u përket shitjeve sipas tregjeve gjeografikë, 87,7% e ndërmarrjeve inovative shesin produktet e tyre (mallra dhe shërbime) në tregun kombëtar, ndërsa 18,6% e shitjeve ishte në tregun rajonal (Ballkan-Mesdhe) – Bullgari, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Greqi.

Në të njëjtën kohë, 20,9% e ndërmarrjeve i shesin prodhimet e tyre në tregjet e vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe EFTA (Islandë, Norvegji, Principata e Lihtenshtajnit, Zvicër), ndërsa 7,1% në tregjet e shteteve të tjera. Bashkëpunimi në inovacion rezulton të jetë modest, ku shumica e ndërmarrjeve nuk bashkëpunojnë me ndërmarrje të tjera, institucione dhe universitete për realizimin e aktiviteteve të inovacionit. Rezultatet e vrojtimit tregojnë se vetëm 19,9 % e ndërmarrjeve inovative kanë bashkëpunuar në vitet 2016-2018. Bashkëpunimi me institucione qeveritare ose publike kërkimore-shkencore, universitete ose institucione të arsimit të lartë dhe klientë ose konsumatorë nga sektori publik u vlerësuan si bashkëpunimet më të shpeshta, ndërsa për sa u përket partnerëve bashkëpunues në vend të parë, qëndrojnë bashkëpunimet me partnerët kombëtare me 89,4 %.

Nga vrojtimi rezulton se 5,9% e ndërmarrjeve të cilat raportojnë që kanë zhvilluar aktivitete inovacioni kanë marrë fonde publike gjatë periudhës 2016-2018. Institucioni më i zakonshëm i financimit ishte Bashkimi Evropian me 84,7%, ndërsa 71,3% e ndërmarrjeve me aktivitete të inovacioni morën fonde nga Qeveria qendrore (duke përfshirë agjencitë e qeverisë qendrore ose ministritë). Faktorët që pengojnë në zhvillimin e inovacionit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë kostot e larta dhe konkurrenca. Në 73,5 % të ndërmarrjeve, faktori më i rëndësishëm në pengimin e inovacionit janë kostot tepër të larta të inovacionit. Pengesë tjetër financiare, raportuar nga ndërmarrjet, është konkurrenca e lartë në treg me 72,9 %./Monitor

Tags: inovativeinstantndermarrjet e medhandermarrjet e vogla

TË LIDHURA

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Next Post
Plan për të ikur jashtë shtetit/ Prokuroria bën lëvizjen urgjente ndaj Marsida Qatjas

Gjykata jep vendimin për Marsida Qatjan, çfarë do të ndodhë me fëmijët

Rudina Hajdari: Kundër bojkotit të zgjedhjeve, kemi alternativën tonë

Grupi Parlamentar i PD-së/ Ruçi nuk 'njeh' shkarkimin e Rudina Hajdarit

Sherr në Kadastrën e Tropojës/ Qytetari: Drejtori më goditi në zyrën e tij, nuk më regjistron pronën

Sherr në Kadastrën e Tropojës/ Qytetari: Drejtori më goditi në zyrën e tij, nuk më regjistron pronën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

by mirseda
19:44 | 10/03/2026
0

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për...

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com