Një krijesë gjigante misterioze është gjendur në det në Indonezi. Sipas MailOnline ajo është rreth 15 metra e gjatë dhe disa metra e gjerë dhe dyshohet të jetë ndonjë kallamar gjigant. Mbetjet e kalbura të saj ishin përhapur në ujë dhe këtë e zbuloi një banor i provincës Maluku.
Kur e gjeti në mbrëmjen e së martës, 37-vjeçari mendoi se krijesa e madhe ishte një varkë e mbytur. Besohet se kishte ngordhur tre ditë para se të gjendej. Gjithashtu banorët kanë hedhur dyshimet se mbeturinat mund të jenë eshtrat e ndonjë balene.
Nuk është bërë e ditur se çfarë është, ndërsa autoritetet kanë ndihmuar në largimin e mbetjeve.