Presidenti i vendit Ilir Meta një ditë më parë ishte në Gjirokastër, ku zhvilloi një takim me banorët e këtij qytetit dhe kryebashkiaken Zamira Rami.Ndërkohë që kreu i shtetit kalonte në rrugicat e këtij qyteti, një e moshuar me sa duket ka dashur që të afrohet për të takuar presidentin Meta, por ka hasur në kundërshtimin e rojeve të tij të sigurisë.
Këta të fundit duken në videon e publikuar nga gazeta Tema, se si shtyjnë të moshuarën duke u sjellë jashtë normave etike në raport me qytetarët, edhe kur këta të fundit duan të takojnë një figurë të shtetit.