jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Importi i makinave të përdorura, del udhëzimi për kushtet teknike që duhet të përmbushin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Importi i makinave të përdorura, del udhëzimi për kushtet teknike që duhet të përmbushin

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të përdorura me moshë mbi 10 vjet. Referuar pikërisht këtij vendimi nr. 633, datë 26.10.2018, “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete” është miratuar në vijim një udhëzim që detajon kushtet teknike  që duhet të përmbushin mjetet që do lejohen të importohen.

Udhëzimi, “Për përcaktimin e kushteve teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të automjeteve që do të importohen në Republikën e Shqipërisë” mban firmën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalet kryesisht në mënyrën sesi do të bëhet verifikimi i treguesve teknike të mjeteve.

Kështu në udhëzim përcaktohet se Verifikimi, pas këqyrjes së kujdesshme të mjetit dhe kontrollit të dhënave me dokumentacionin teknik shoqërues të tij nga specialistët përkatës, konsiston së pari në leximin dhe përcaktimin e saktë të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi dhe/ose pllaka identifikuese. Së dyti në  vitin  e prodhimit të mjetit. Së treti në verifikimin e kategorisë mjedisore sipas përcaktimeve në dokumentin teknik të origjinës, si dhe verifikimin e standardit për normat e publikuara për mjete të prodhuara jo për vendet e Bashkimit Evropian.

Në rastet kur ka mungesë të kategorisë mjedisore në dokumentin teknik të origjinës, do të jetë kriter vlerësues viti i prodhimit, por gjithmonë nëse nuk ka të dokumentuar nivel të ndotjes në kundërshtim me pikën 1 të këtij udhëzimi që lidhet në fakt me normat e shkarkimeve në ajër për kategoritë M dhe N të mjeteve sipas listës së standardeve të Bashkimit Europian (pjesa që njihet si euro 3,  euro 4  dhe euro 5).

Udhëzimi parashikon edhe rastet kur makina nuk do të kalojë zhdoganimin.

“Çlirimi doganor dhe/ose regjistrimi do të refuzohet të kryhet për mjetet motorike të kategorive M1, M2 dhe N1, për: a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; b) Mjetet motorike të tjera të reja të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 4) dhe janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura, të kategorive M2 dhe N1 (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 3) dhe janë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri” nënvizon udhëzimi./Monitor

 

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Sot seancë e jashtëzakonshme për ministrat e rinj

Sot seancë e jashtëzakonshme për ministrat e rinj

5 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën gruaja e tij sot

5 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën gruaja e tij sot

Wikipedia njeh shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni

Wikipedia njeh shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com