pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel giriştaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibombetistpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetbetistonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetibizabetteosbet1winibizabetbetgitromabetcratosroyalbetgrandpashabetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Imamët” seksistë dhe shtëpiaket që “pjellin”

9 vjet ago
in Të Gjitha

Dorina Bilbili/ Në vitin 2011 kryeministri britanik David Cameron gjatë një fjalimi të zjarrtë iu drejtua një deputeteje me fjalët: “Qetësohu e dashur!”. Menjëherë zoti Cameron u etiketua dhe kryqëzua si seksist dhe shprehja e tij si e papërshtatshme për t’u përdorur nga një burrë i kohëve moderne  karshi një femre.

Eurodeputjetja italiane Licia Ronzulli me të bijën Vittoria, gjatë seancave të Parlamentit Evropian. Edhe përkrahësit e zotit Cameron e cilësuan si një gafë të turpshme nga ana e tij. Gjuhë e cila e kthente një shoqëri (e cila trumbetonte barazi) shekuj pas, në kohën kur femrat këshilloheshin madje edhe publikisht të njihnin kufijtë e tyre.

Mbrëmë në prime-time (kulmi i shikueshmërisë), në televizion kombëtar, në një nga emisionet më të nderuara dhe ndjekura nga shqiptarët anë e mbanë botës, deputeti demokrat Arben Imami, ish-aktor dhe ish-ministër përdori një gjuhë jo etike dhe madje barbare kur iu drejtua figurës së femrës. Teksa po nxirrte dufin për faktin që nuk është në listat e PD-së për deputetë në zgjedhjet e qershorit, zoti Imami tha: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli, nuk mund të hiqet Jozefina Topalli, nuk mund të hiqet! Dhe të marrësh të fusësh në lista shtëpiake që s’kanë bërë dy ditë punë për shkak se kanë pjellë  3 apo 4 fëmijë”.

Gazetari: Po edhe ato kanë dhënë kontribut…

Imami: Po patjetër për rritjen e pjellorisë në vend, por po flasim për gjë tjetër Blend, po flasim për politikë.

Deklarata e Imamit nuk është një shprehje “në nerv e sipër”, por fatkeqësisht është shëmbëlltyrë se si shihet femra në shoqërinë tonë, nga ata që mendojnë si Imami.

Në kulturën shqiptare shumë të seksualizuar dhe tradicionalisht të mbizotëruar nga meshkujt, për fat të keq janë femrat që kanë vuajtur peshën e vërejtjeve seksiste mashkullore. Kur një femre i thua që “pjell”, duke e barazuar me kafshët, apo që një femër që sjell në jetë mbi 3 fëmijë nuk është e denjë për politikë, është e panevojshme të shpjegosh që kemi të bëjmë me një gjuhë krejtësisht seksiste dhe ofenduese.

Është e turpshme, poshtëruese dhe shqetësuese për një grua që të shihet në një mënyrë të tillë nga një mashkull. Prof. Rhoda Reddock, shkruan në librat e tij mbi sjelljen se … “gjuha nuk është thjesht shprehje kuptimi. Ajo formon mënyrat në të cilat ne e kuptojmë veten dhe njëri-tjetrin”.

Në një shoqëri ku nga gratë pritet të kujdesen për punët e shtëpisë dhe fëmijët, duket e pamundur ose e vështirë për meshkujt që t’i shohin zonjat me disa fëmijë si profesioniste, të afta jashtë shtëpisë.

Fjalët janë mjete të mendimit.

Përmes fjalëve mund të ruajmë një “status quo” ose mund të ndryshojmë realitetin.

Një numër i madh njerëzish po protestojnë, edhe pse vetëm në rrjet, në emër të të gjitha atyre nënave që dje Imami (bashkë me të tjerë që ndajnë botëkuptim të njëjtë me të), i etiketoi si shtëpiake që pjellin, jo të afta për politikë.

Sipas “Forbes”, ndër femrat e politikës më me ndikim në botë, si Sonia Gandhi, Michelle Obama, Kristina Fernandez etj., janë nëna të më shumë se 1 fëmijë. Siç ka dhe femra të pushtetshme e suksesshme që nuk kanë fëmijë, rasti i Angela Merkelit. Por, ky nuk përbën etalon matës për sukses, qoftë edhe në politikë. Fëmijët në vend të pengesës për karrierën politike të prindërve, janë bërë pjesëmarrës edhe në seanca plenare, kujtojmë rastin të eurodeputetes italiane Licia Ronzulli, e cila merrte të bijën Vittoria, gjatë seancave të Parlamentit Evropian.

Me mendësi e ligjërime të tilla në elitën e politikës së vendit nuk më habit fakti që ne ende kemi një listë të gjatë të pabarazive gjinore që duhen rregulluar. Dhe këto rregullime duhet të nisin nga gjuha!

Është më e lehtë të fillosh të thuash “sjell në jetë” në vend të “pjell” sesa të ndryshosh hendekun e pagave nesër.

Tags: david cameroonfemratImamiseksisteshtepiaket

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Dorëheqja e kandidatëve për deputetë, PD dorëzon listën përfundimtare në KQZ

Panama, vdes në moshën 83 vjeçare ish-diktatori Manuel Noriega

Germany loans 4.5 mln euro to Albania for “vocational training and employment”







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet rrjeti kriminal, 5 të arrestuar dhe 80 mln euro të sekuestruara

by mirseda
17:32 | 10/06/2026
0

Një rrjet i fuqishëm i krimit të organizuar, i dyshuar se drejtohej nga Kosova dhe vepronte në...

Qeveria miraton modelin e ri, performanca e institucioneve do të publikohet për qytetarët

17:29 | 10/06/2026

Bllokohen kokainë dhe diamante në doganën e Durrësit, ishin fshehur në…

17:20 | 10/06/2026

Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital

17:18 | 10/06/2026

Prindërit kërkojnë revolucion, fëmijët i japin ngjyra protestës para Kryeministrisë

17:00 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com