Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Il mesaggero” shkrim për Tiranën: Qyteti paqësor i së ardhmes

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Il mesaggero” shkrim për Tiranën: Qyteti paqësor i së ardhmes

Në reportazhin e saj, “Il mesaggero” thekson se Tirana ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Kjo falë Planit të ri Rregullues të arkitektit Italian Stefano Boeri. Media italiane e  krahason transformimin që po pëson Tirana me ndryshimet që pësoi Italia pas Luftës së Dytë Botërore. Gazeta italiane shkruan se Rilindja Urbane u hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar në të ardhmen.

E ardhmja

“Edhe e ardhmja e këtij kryeqyteti do të ketë vulën e Italisë pas adoptimit (zbatimit) të planit të ri rregullues të Stefano Boeri. Edhe me shumicën e arkitektëve italianë që po projektojnë lagjet e reja dhe shumicën e gradaçelave në ndërtim. Tirana pas rënies së komunizmit që e izoloi për 50 vite nga pjesa tjetër e botës. Në fund edhe nga vendet e bllokut sovjetik, ka jetuar një periudhë kaosi. Ishte bërë një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Rilindja nisi në vitet 2000 me zgjedhjen si kryebashkiak të intelektualit dhe artistit Edi Rama. Kryeministrit aktual që sapo erdhi në drejtimin e kryeqytetit, duke mos pasur burime të mëdha, si shenjë të parë solli ngjyrat në periferitë e shkatërruara. Që nga shembja e pallateve socialiste, duke i lyer me ngjyra të ndritshme. Ishte shkëndija që i hapi rrugë atij që sot e është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar për të ardhmen. I aftë për të kthyer shumë shqiptarë që u arratisën në vitet ’90. Por, edhe shumë italianë në kërkim të një shansi të dytë”, thuhet në artikull.

Sheshi” Skënderbej”

Gazetari I “Il mesaggero”, e nis udhëtimin e tij  në kryeqytetin shqiptar pikërisht nga sheshi” Skënderbej”.

“Një udhëtim në zbulim kryeqytetit shqiptar nuk mund të nisë veçse nga sheshi “Skënderbej”. Ai që fsheh shpirtin e vërtetë të vendit. Një vendi ku 70 % e banorëve është i besimit mysliman. Sheshi më i rëndësishëm i patriotit katolik, Gjergj Kastrioti Skënderbeu që në vitin 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga pushtimi osman. Ai qëndron  aty në një statujë mbi kalë. Në të njëjtin shesh është përballë edhe Muzeu Historik Kombëtar. Më i madhi dhe më i rëndësishmi i vendit me 8 pavijone dhe 18 mijë metra katrorë. Sipërfaqe ku përshkruhet gjithë historia e popullit shqiptar. Kur del nga muzeu, gjithmonë te sheshi, mund të admirosh xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit. Në shesh shfaqen edhe shumë nga dhomat e Plazës, hotelit më elegant të kryeqytetit. Nga ty mund të prenotosh për të shijuar pamjen e mrekullueshme nga 23 katet e tij. Nga sheshi, përshkohet në këmbë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Rruga më e rëndësishme e qytetit ku ndodhen përballë Kryeministria, rezidenca e Kreut të Shteti dhe ministritë kryesore”, citohet në artikull.

Ajo që i ka tërhequr vëmendjen gazetarit është edhe Piramida.  Me xhama dhe çimento të varfëruar (fatiscente) që përfaqëson mauzoleumin dedikuar Enver Hoxhës, por edhe Parku I Madh I Liqenit Artificial.

Pazari i Ri

Në reportazhin e “Il mesaggero-s” nuk mund të mungonte edhe Pazari i Ri.  Një zonë që deri një vit më parë i ngjante më shumë një vendgrumbullimi plehrash.  Sot është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët. Gazetari Italian u rekomandon vizitorëve italianë edhe Malin e Dajtit.

“Për të thithur ajër të pastër dhe për të shijuar edhe një pamje spektakolare mbi luginën e Tiranës, mund të shkohet në Malin e Dajtit.  Atje shkoni përmes teleferikut më të madh në Ballkan për 15 minuta dhe me një kosto rreth 6 euro. Shpirti i vërtetë i qytetit njihet duke takuar njerëzit në jetën e përditshme, si ata që frekuentojnë Pazarin e Ri, tregun kryesor të Tiranës, të restauruar së fundmi ku çdo ditë në tryeza ekspozohen prodhimet më të mira nga i gjithë vendi. Përreth ka dhjetëra restorante e lokale të çdo lloji, ku mund të konsumosh receta lokale, por edhe qofteri, pica apo hamburger. Mes të gjithave, qëndron restoranti italo-shqiptar, Markata e Peshkut që çdo ditë ofron peshk të freskët që vjen nga bregu i Adriatikut vetëm disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit”.

Për të gjithë ata që duan të shijojnë orët e vona të kryeqytetit, vendi I rekomanduar është zona e ish-bllokut, një zonë e mbushur jo vetëm me aktivitete të shumta biznesi, por edhe diskoteka e klube nate të hapura deri në agim. “Il mesaggero “Tashmë gjatë ditës zona është e mbushur me zyra private, call center, ndërsa çdo natë qyteti ndizet nga jeta e natës, me lokale, kazino, klube nate dhe diskoteka të çdo lloji, të hapura deri në agim. Në të ardhmen, zona e Bllokut do të jetë e destinuar të bëhet gjithnjë e më shumë zonë e drejtuar ndaj prestigjit dhe simbolit të Tiranës së ardhshme”, shkruan gazeta e njohur italiane.

TË LIDHURA

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

19:24 | 02/12/2025
Next Post
Shtohen problemet për Panuccin, Balliu nuk i bashkohet kombëtares

Shtohen problemet për Panuccin, Balliu nuk i bashkohet kombëtares

Video/Birra Peja investon në “Eko Park”, inaugurohet projekti

Video/Birra Peja investon në “Eko Park”, inaugurohet projekti

Foto/”U bëra mafishe pas kësaj”, aktori prezanton të dashurën bukuroshe

Foto/"U bëra mafishe pas kësaj", aktori prezanton të dashurën bukuroshe







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

by mirseda
20:57 | 02/12/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe...

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

19:48 | 02/12/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

19:24 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com