Që në orët e para të ditës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë.
Mjaft të revoltuar, banorët shprehen se nuk janë njoftuar për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë.
Aksioni ka ndeshur në rezistencën e banorëve, të cilët ankohen se nuk janë njoftuar për këtë ndërhyrje, dhe për më tepër janë me dokumente te rregullta.
“Për këtë aksion nuk jemi njoftuar më herët. Ne jemi të rregullt me dokumente, dhe për më tepër dhomat i kemi ende të rezervuara me pushues. Duan të na nxjerrin me dhunë nga banesa, pasi kanë bërë mbivendosje mbi pronën”, shprehen banorët për “News 24”, ndërsa sqarojnë se këtë çështje e kanë apeluar edhe më herët në gjykatë.