Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Idrizi: Deputete aksidentale, nuk dini ku janë zyrat. Ja si merr hak Elena Xhina

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Idrizi: Deputete aksidentale, nuk dini ku janë zyrat. Ja si merr hak Elena Xhina

Deputetja e zgjedhur nën siglën e PDIU, Elena Xhina, gjatë një interviste për ‘Shqiptarja.com’, i është përgjigjur akuzave të kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili e ka konsideruar atë deputete aksidentale, dhe se nuk e di se ku janë zyrat e PDIU. Xhina thotë se është përpjekur të ofrojë kontributin maksimal në PDIU, por dera e kësaj partie ka qenë përherë e mbyllur. E pyetur mbi afrimin e Shpëtim Idrizit me PD, Xhina tha se do të rishikojë pozicionin e saj në raport me PDIU.

 -Z. Idrizi ju quajti deputete aksidentale, dhe se nuk dini ku është selia e PDIU-së. Si ju përgjigjeni këtyre akuzave?

Lidhur me artikulimin e Z. Idrizi se ne deputetët e kësaj force jemi aksidentalë dhe nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e PDIU-së, nuk di se çfarë ka dashur të thotë apo të nënkuptojë dhe për këtë mund ta pyesni atë personalisht, por unë dua të theksoj faktin se nëse jam deputete aksidentale, duhet të pyeten votuesit e Elbasanit, të cilët kanë vlerësuar personin tim duke pasur në konsideratë si karrierën time profesionale, ashtu dhe veprimtarinë akademike prej pothuaj 15 vitesh.

Përsa i përket deklarimit të Z. Idrizi se ne deputetët nuk dimë ku janë zyrat e PDIU-së, dua të sqaroj se unë personalisht, në cilësinë e deputetes së PDIU-së vazhdimisht jam përpjekur të ofroj kontributin dhe angazhimin tim maksimal në PDIU, por për çudi, dera e kësaj partie ka qenë përherë e mbyllur. Të paktën Z. Idrizi, kryetari i partisë ka qenë në dijeni të faktit se asnjëherë nuk i jam shmangur detyrimeve të mia që rrjedhin nga funksioni i deputetit kundrejt PDIU-së, por përkundrazi, kam qenë e gatshme dhe e hapur për të qenë sa më pranë kësaj force, por siç e përmenda më sipër, kurrë se kam kuptuar arsyen pse këto përpjekje të miat nuk janë mirëpritur dhe dera e PDIU-së ka qëndruar e mbyllur.

-Ju keni deklaruar se jeni deputete e pavarur. Çfarë kuptoni ju me këtë?

Është e vërtetë se nga ana ime është deklaruar se i përkas grupimit të deputetëve të pavarur në parlament, dhe në atë kohë situatën time politike e kam sqaruar me anë të dy statuseve në rrjetet sociale. Lidhur me këtë deklarim sqaroj përsëri se termi i përdorur nga unë “deputete e pavarur”, i përket terminologjisë parlamentare, pasi duke qenë para faktit se PDIU kishte vetëm tre deputet në parlament nuk mund të formonte grup parlamentar dhe në këto kushte kur unë nuk i përkas asnjë grupimi parlamentar, i përkas grupimit të deputetëve të pavarur. Sqaroj dhe njëherë se deri më sot kam qenë përfaqësuese në parlament e forcës politike PDIU, dhe në momentin që ndodhem para faktit që kryetari PDIU-së ka deklaruar se unë nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë deputete e kësaj Partie, fakt të cilin e mësova nga mediat, do të reflektoj lidhur me pozicionimin tim politik.

-Zonja Xhina, kryetari i partisë që ju jeni zgjedhur deputete iu bashkua në koalicion PD-së. Ç’ndodh me ju në këtë pozicion?

Duke e parë, situatën në dritën e fakteve konkrete, distancimi i PDIU-së nga unë si deputete e kësaj partie, ndryshimi i qëndrimit politik të PDIU-së, sigurisht që më detyrojnë që ta rishikoj pozicionin tim politik dhe të reflektoj, por ajo ç’ka dua të theksoj është fakti se prioritet për mua janë qytetarët e Elbasanit dhe votuesit e mi. Interesi dhe synimi im i vërtetë janë pikërisht këta qytetarë, mirëqenia e tyre dhe ngjyrat politike përballë tyre janë të parëndësishme për mua./Shqiptarja.com

 

Tags: Elena Xhinashpeim idrizi

TË LIDHURA

20 vatra zjarri gjatë ditës së sotme në vend, ja harta e shpërndarjes së tyre
Aktualitet

20 vatra zjarri gjatë ditës së sotme në vend, ja harta e shpërndarjes së tyre

21:24 | 30/06/2025
Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani
Kryesore

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani

18:53 | 30/06/2025
Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat
Aktualitet

Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar në Berat

18:30 | 30/06/2025
Next Post
Foto/Nga shoqe në armike të betuara, ja si lindi sherri mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Foto/Nga shoqe në armike të betuara, ja si lindi sherri mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Video/ Kryeinspektori kërcënon deputetin demokrat:Mbaje mend këtë fytyrë. Unë jam nga Vlora!

Video/ Kryeinspektori kërcënon deputetin demokrat:Mbaje mend këtë fytyrë. Unë jam nga Vlora!

PD kallëzon në Prokurori kreun e IKMT-së, policia mban ende në komisariat personat që i kundërshtuan

PD kallëzon në Prokurori kreun e IKMT-së, policia mban ende në komisariat personat që i kundërshtuan

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Egnatia fton tifozët për ndeshjen historike të Champions në stadiumin e saj
Sport

Egnatia fton tifozët për ndeshjen historike të Champions në stadiumin e saj

by mirseda
21:29 | 30/06/2025
0

Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Do të jetë ndeshje...

Sa ujë duhet të pimë në ditë?

Sa ujë duhet të pimë në ditë?

21:26 | 30/06/2025
20 vatra zjarri gjatë ditës së sotme në vend, ja harta e shpërndarjes së tyre

20 vatra zjarri gjatë ditës së sotme në vend, ja harta e shpërndarjes së tyre

21:24 | 30/06/2025
Sa gradë përballon zemra në vapë ekstreme?

Sa gradë përballon zemra në vapë ekstreme?

21:20 | 30/06/2025
92-vjeçar britanik dënohet pas 58 vitesh për krim të 1967

92-vjeçar britanik dënohet pas 58 vitesh për krim të 1967

20:19 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com