Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ideologjitë totalitare nuk vdesin kurrë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ideologjitë totalitare nuk vdesin kurrë

Asgjë nuk vdes tërësisht. Asnjë traumë historike, nuk shërohet plotësisht. Asnjë personazh historik i lig, nuk varroset njëherë e mirë nga pluhuri i harresës, dhe asnjë leksion historik nuk mësohet njëherë e përgjithmonë. Çdo gjë dhe gjithkush mund të ringjallet, dhe çdo gjë e mësuar mund të harrohet- madje edhe në qytetërimet më të zhvilluara. Dhe dëshmitë për këto, janë të gjitha rreth e rrotull nesh.

Pas dy gjeneratave shkëputje, një politikan gjerman i votuar nga populli- Björn Höcke, zëdhënës i grupit parlamentar të partisë së re të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë – kërkon që gjermanët të ndalojnë të kërkuari ndjesë për krimet naziste; ai madje e përshkruan memorialin e Holokaustit në Berlin, si një “monument të turpit”.

Në Kinë, një qeveri e zënë ngushtë nga Maoizmi, është duke krijuar një version më të moderuar të tij. Vitin e kaluar, 17 milionë kinezë kryen pelegrinazh në shtëpinë e ish-kryetarit Mao, për t’i  bërë homazh njeriut, çmenduria e të cilit shfarosi numrin më të madh të kinezëve në histori, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në Rusi, Stalini është rikthyer. Pothuajse gjysma e vendit tashmë e sheh me simpati, respekt apo admirim. Stalini dërgoi miliona rusë – dhe qytetarëve të kombeve të tjera – të vdisnin nëpër kampet e punës, privoi miliona të tjerë nga buka, duke i lënë të vdisnin urie, urdhëroi qindra mijëra ekzekutime, dhe e la vendin e tij të rraskapitur dhe të varfër.

Sa ishte gjallë, rusët qenë të tmerruar prej tij; ndërsa menjëherë pas vdekjes, u denoncua nga pasuesit. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, u duk për pak kohë sikur viktimat e terrorizmit qenë të mjaftueshme për t’i dhënë fund trashëgimisë së tij dhe e degdisur në koshin e plehrave të historisë. Por në vend të kësaj, një rritje e ngadaltë e propagandës imperialiste, e furnizuar me kujdes nga Kremlini, futi me sukses një kujtesë të ndryshme në popull.

Gjithnjë e më shumë, qeveria e Vladimir Putinit i rikujtoi rusëve se nën Stalinin qytetarët sovjetikë mund të ishin vërtetë të varfër dhe të tmerruar, por BRSS-ja sundonte asokohe gjysmën e Evropës. Biografitë himnizuese mbi Stalinin mbushin libraritë e Moskës. Një paradë vjetore, e kompletuar me ushtarë që marshojnë në uniformat sovjetike dhe valëzojnë flamujt sovjetikë, kremton sot fitoren e Stalinit mbi Gjermaninë në vitin 1945.

Për një kohë të gjatë, amerikanët mendonin se qenë të imunizuar ndaj ideologjive totalitare. Por a jenë vërtet? Në SHBA-në e fëmijërisë sime, nuk dukej të kishte ndonjë çështje më të shumëpërfolur sesa Lufta Civile. Në shkollë, më kanë mësuar se skllavëria ishte mposhtur, se Abraham Lincoln qe një hero, dhe se gabimet e pakta u ndreqën më vonë nga lëvizjet për të drejtat e civilëve.

Edhe nostalgjia e vjetër e jugut të SHBA për Filmin “Gone With the Wind”, ishte zbehur dhe  reduktuar në një grup të vogël entuziastësh, gjatë vizitave që kryenin në fushëbetejat e dikurshme. Por ajo nuk u zhduk asnjëherë – dhe sot është rikthyer.  Me një president që i sheh marshuesit e bardhë-supremacistë si “njerëz shumë të mirë”, dhe me një shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë, që e përshkruan udhëheqësin e Jugut gjatë Luftës Civile, Robert E. Lee si një “njeri të nderuar, i cili hoqi dorë nga vendi, për të luftuar për shtetin e tij”, mund të mos jemi aq larg sa mendonim dikur, nga një ringjallje e jashtëzakonshmërisë jugore, dhe madje edhe e tradhtisë në një shkallë më të gjerë.

Roy Moore, kandidati republikan në Alabama për senator, ka thënë në mënyrë të përsëritur se ”ligji i Zotit” është më i lartë se sa ligji i vetë Kushtetutës. Në secilin prej këtyre rasteve, burrat që kultivojnë me kujdes idetë e mposhtura të së shkuarës, mendojnë se mund të kontrollojnë ndikimin mbi opinionin publik. Putin dëshiron që Stalini të mbrojë legjitimitetin e tij; Xi Jinping shpreson që Mao të mund ta “ndihmojë” atë të mposhtë opozitën; Höcke mendon se vlera shokuese e komenteve të tij, do t’i japë atij më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme.

Sa për Trump dhe Moore, ata mendojnë se ata mund të fitojnë pushtetin duke iu drejtuar kryesisht minoritetit të bardhë-supremacist, dhe duke e ofenduar pjesën tjetër të qytetarëve. Por emocionet e dhunshme, raciste, totalitare, sapi çlirohen, mund të zhvendosen në shumë drejtime të paparashikueshme. Në vitin 2014, retorika neo-staliniste ndihmoi në justifikimin e një pushtimi të vërtetë ushtarak rus të Ukrainës, që u shpjegua si një betejë moderne kundër “nazistëve”.

Neo-Maoizmi, mund të përdoret për të justifikuar një grup të ri spastrimesh politike. Dhe Moore mendon se ideologjia e tij i jep atij të drejtën për të anuluar gjyqësorin federal – çka është pikërisht mendësia që çoi në shpërthimin e Luftës Civile më 1861-in. Ideologjitë totalitare nuk vdesin kurrë, dhe as joshja ndaj tyre, prandaj pasojat e tyre duhet t’i ri-shpjegohen me kujdes çdo brezi. Idetë supremaciste dhe imperialiste, i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë; lëvizjet masive ofrojnë siguri dhe vetëbesim. Historia është gjithmonë e disponueshme për t’u rishkruar, dhe luftërat gjithmonë mund të ri-zhvillohen.

Luftërat e Francës me Gjermaninë mbi çështjet kufitare zgjatën me shekuj; lufta moderne e Serbisë me Kosovën në vitet 1998-1999, e kishte origjinën në një betejë që ishte zhvilluar që në vitin 1389. Ne do të ri-zhvillojmë Luftën tonë Civile pas 700 vjetësh nga ky moment, kështu që fare mirë mund të fillojmë të përgatitemi për të.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Anne Applebaumbashkimi sovjetikIdeologjitëkurrestalinitotalitareTrumpvdesin

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Dosja Xibraka/ Ja kur vendoset fati i të pandehurve, ç’kërkoi Ermal Hoxha?

Dosja Xibraka/ Ja kur vendoset fati i të pandehurve, ç'kërkoi Ermal Hoxha?

Nuk përmbahet ish-ministri, ironizon keq kryeministrin: Nusja…

Nuk përmbahet ish-ministri, ironizon keq kryeministrin: Nusja...

Shqipëria vite larg BE-së, e lë pas Maqedonia dhe Serbia

Shqipëria vite larg BE-së, e lë pas Maqedonia dhe Serbia

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Fabio barazon rekordin e Peter Shilton, si lojtari me më shumë ndeshje në histori!…
Sport

Fabio barazon rekordin e Peter Shilton, si lojtari me më shumë ndeshje në histori!…

by mirseda
11:35 | 18/08/2025
0

Rekordi i Peter Shilton tani varet në një fije. Ose më saktë, një ndeshje, që kur portierit...

Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes

Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes

11:27 | 18/08/2025
Kina reagon përpara takimit Trump-Zelensky dhe krerëve të Europës

Kina reagon përpara takimit Trump-Zelensky dhe krerëve të Europës

11:24 | 18/08/2025
Amnesty akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gazë

Amnesty akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gazë

11:21 | 18/08/2025
Cila është kërkesa e Zelenskyt përpara takimit me Trump

Cila është kërkesa e Zelenskyt përpara takimit me Trump

10:39 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com