Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Icardi i prish ‘festën’ Barcelonës, Tottenham mbetet në garë falë Kane

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Icardi i prish ‘festën’ Barcelonës, Tottenham mbetet në garë falë Kane

Inter falë kapitenit Mauro Icardi nuk ka dalë pa pikë nga “San Siro” në një përballje të vështirë me Barcelonën. Ishte Malcom ai që shënoi i pari, por Icardi ka qenë edhe njëherë shpëtimtari i Zikaltërve në barazimin 1-1 në San Siro. Barça ruan kreun e renditjes me 10 pikë, ndërsa Inter në vend të dytë me 7 pikë, tre më shumë se Tottenham.

Ndeshja nisi me një ritëm tepër të lartë. Skuadrat bëjnë presin kur nuk kanë topin dhe mundohen të sulmojnë me shumë forca me topin në zotërim. Barça është më e qartë me topin në këmbë dhe arrin të krijojë disa mundësi të mira shënimi me Suarez apo Coutinho. Inter mbrohet mirë por bën shumë gabime në ndërtimin e aksioneve, ndërkohë që Nainggolan nuk është në ditën e tij më të mirë teksa ka momente që duket sikur nuk është pjesë e lojës.

Barcelona mund të kishte kaluar në avantazh në disa mundësi, por Inter është me fat dhe futet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pandryshuar. Situata në pjesën e dytë nuk ndryshon shumë. Rastet e pastra për gol mbeten të katalanasve por Suarez, Rakitic apo Dembele vazhdojnë të shpërdorojnë ndërkohë që Inter mundohet të bëjë diçka me kundërsulme dhe krose nga fundorja. Por mbrojtja e miqve nuk gabon dhe ruan qetësinë.

Ai që ndryshoi lojën ishte sulmuesi Malcom. Braziliani ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 83’, vetëm dy minuta pasi ishte futur në fushë. Por avantazhi i miqve nuk ka zgjatur shumë pasi Mauro Icardi ka barazuar rezultatin vetëm pesë minuta më pas me një gol tipik për sulmuesit argjentinas.

Tottenham ka përmbysur gjithçka në fund të takimit ndaj PSV duke fituar me rezultatin 2-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët me anë të De Jong që në minutën e dytë. Por golat e Harry Kane në minutën e 78’ dhe 89’ i kanë dhënë tre pikët e para Spurs-ave në Champions League.

Ndërkohë Schalke 04 ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Galatasaray. Gjermanët kanë mposhtur ekipin turk me rezultatin 2-0 në Veltins Arena duke ruajtur vendin e dytë. Edhe Porto ka bërë detyrën ndaj Lokomotiv Moscow, duke e mposhtur 4-1 dhe vazhdon të ruajë kreun e gripit D.

REZULTATET LIVE

Atletiko Madrid-B. Dortmund 2-0
33′ Saul, 80′ Grizman

Porto-Lokomotiv Moskë 4-1
2’ Herrera, 43′ Marega, 67′ Korona, 90’+3′ Otavio / 59′ Farfan

Inter-Barcelona 1-1
87′ Ikardi / 83′ Malkom

Napoli-PSG 1-1
62′ (p) Insinje / 45’+2′ Bernat

Shalke-Gallatasaraj 2-0
4’ Burshtaler, 57′ Uth

Totenhem-PSV 2-1
78′, 89′ Kejn, 2’ De Jong

Tags: BarcelonësfalëfestëngareIcardikanëmbetettottenham

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
Next Post
Bilanc negativ/Atentat i tipit mafioz në Durrës

Bilanc negativ/Atentat i tipit mafioz në Durrës

“I bën fresk qeverisë”/Fevziu i kujton Nokës mesazhet që i çojnë Xhafës (Video)

"I bën fresk qeverisë"/Fevziu i kujton Nokës mesazhet që i çojnë Xhafës (Video)

Fevziu i mbyll mikrofonin Nokës: Mua s’ma mbyll dot gojën, as ti e ndonjë tjetër!

Fevziu i mbyll mikrofonin Nokës: Mua s’ma mbyll dot gojën, as ti e ndonjë tjetër!







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com